A mund të parashikohen pasoja nga e drejta ekskluzive e NATO-s në veriun e Kosovës?

Opinione

A mund të parashikohen pasoja nga e drejta ekskluzive e NATO-s në veriun e Kosovës?

Nga: Jakup Azemi Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 10:15
Jakup Azemi

Publikimi i kryeministrit Kurti i marrëveshjes (apo koncesioneve të palës kosovare) - të ish-kryeminstrit Thaqi me shefin a atëherëshëm të NATO-s mbi kontrollin ekskluziv të NATO-s mbi veriun e Kosovës, u cilësua nga shumë analistë, me shumë nguti, si një uvertyrë apo akt populist i kryeminstrit Kurti. Disa sish madje e quajtën vendimin e Kurtit për ta referuar qështjen tek gjykata kushtetuese dhe tek kryetarja e parlamentit për të inicuar shkarkimin e presidentit Thaqi, si pozicionim të Albin Kurtit “kundër SHBA-s dhe NATO-s”. Duke shtuar që në fillim se kryeminstri Kurti nuk është as kundër Amerikës e as kundër NATO-s, duhet theksuar se shumica e këtyre analizave nuk kanë adresuar një problem shumë më të thellë, të cilin dëshiroj ta shtjelloj më poshtë.

Sot, mediat në Kosovë (gazeta express, 27/02/20202) publikuan edhe një lajm i cili lexonte:  “Albin Kurti i kthen përgjigje SHBA-së: Nuk e heqim taksën – priten pasoja të mëdha!”

Nëse kjo deklaratë rezulton e saktë, atëhere kjo do të i shtoj validitetin hipotezës time, në të cilën shprehë shqetësimin se e drejta ekskluzive e NATO-s mbi veriun e Kosovës mundë të jetë një tregues mbi atë se çka mundë të parashihet nga rezultatet e bisedimeve (në dukje të afërta) midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa kryemistrit Kurti (me të drejtë) nuk i ngutet futja në këto bisedime pa e solidizuar pozicionin e tij qoftë në qeverisje apo edhe lidhur me politikat e tij të paraljamëruara për reciprocitet me Serbinë, presidenti Thaqi në heshtje (duket) se nuk ndalon së flirtuari me ide e projekte të cilat i sigurojnë atij një trashigimi historike apo edhe siguri personale.

Urgjenca me të cilën zyrtari amerikan Richard Grenel po i nxitë proceset e bisedimeve Kosovë – Serbi përveç anëve pozitive, mundë të bartë edhe disa rreziqe. Cili do të mundë të ishte rreziku më i madh? Natyrisht, ai do të ishte epilogue i bisedimeve Kosovë – Serbi me ndonjë rezultat i cili nuk do të i shkonte për shtati palës kosovare. Shpesh-herë është aluduar që asociacioni i komunave të minoritetit Serb me elemente të një autonomie si një nga alternativat me mundësi reale. Pyetja shtrohet: A mundë të ju shitet kjo shqiptarëve si një alternative më e pranueshme se sa dhënja e një pjese të territorit, paraparë me marrëveshjen Thaqi –Vuqiq? Mbase jo! Por, është shumë e mundëshme që kjo alternative të mundë të i ofrohet palës kosovare si një çmim për njohje nga Serbia! Në rast se kjo ide është duke u përgaditur, të cilën Kurti mundë ta ketë nuhatur, atëhere kjo i jep kuptimin e plotë publikimit të tij mbi koncesionet e Thaqit ndaj Aleancës së NATO-s. Pse?

Sepse, në rast se Kosova e Serbia nuk do të mirreshin vesh në bisedimet e ardhëshme, atyre mundë të ju  imponohet një opcion i tillë – autonomi për Serbët në Kosovë dhe njohje e Kosovës nga Serbia, dhe të vihen para aktit të kryer. Duke pasë parasyshë që forcat e sigurisë (ushtrisë) së Kosovës nuk do të kishin autorizim dhe leje për të ndërhyrë në veri për të parandaluar një akt të kryer, kjo do ta gjente qeverinë e Kosovës të pa-aftë për të reaguar!

Prandaj, duke referuar qështjen tek gjykata kushtetuese dhe në Parlament, kryemisntri Kurti, ka realizuar dy objektiva: me objektivin e parë ai dëshiron të bëj një akt parandalues (a pre-emptive act) duke e ngritur qështjen në nivelin më të lartë politik e rrjedhimisht edhe duke de-legjitimuar presidentin Thaqi si të pabesueshëm; kurse objektivi i dytë është ai se tani z. Kurti i ka hedhë një patate të nxehtë LDK-s respektivisht  kryeparlamentares Osmani, e cila do të vihet në dilemë nëse duhet apo jo ta shtroj në parlament qështjen e shkarkimkit të presidentit. Kjo pa dyshim do ta vinte atë në një pozitë shumë delikate me partinë e saj – LDK-n, e cila vështirë se do ti jepte votat për shkarkimin e Thaqit. Në të dyja rastet  kryeminstri Kurti do të ketë realizuar një pastrim të vetes në rast se do të ndodheshim në një situate sipas kësaj hipoteze.

Kryeparalamentarja Osmani mundë të vendosë të cilësoj këtë qështje thjeshtë të shkeljes apo jot ë kushtetutës nga ish-kryeminstri Thaqi, në të cilin rast gjykata kushtetuese mundë të vendoste për një gjë të tillë. Apo në rastin e dytë, të nisë procedurën e shkarkimit të presidentit. Duke qenë se mazhoranca nuk ka besim tek presidenti Thaqi, akti i shkarkimit të tij, i përcjell me një vendim nga parlamenti, i cili do ti anulonte koncesionet e marrëveshjes në fjalë që e parandalojnë forcën e sigurisë së Kosovës hyrjen në pjesë të caktuara të zëvendësohej me ndonjë marrëveshje tjetër, subjekt i pranimit nga autoritetet e NATO-s natysisht, do të ishte një vendim strategjik më i qëlluar i Zonjës Osmani se bërja asgjë! Qeverisja e mazhorancës ka plotësisht të drejtë të eliminoj frikën se presidenti i vendit ka objektiva tjera nga ajo e qeverisë, prandaj procedura për shkarkimin i tij është plotësisht legjitime thuajse në të dy rastet. Edhe ashtu ai nuk i ka sjellë kurrëfarë të mirash Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat