Viti 2020, viti i Adem Jasharit dhe Familjes Jasharaj

Opinione

 Viti 2020, viti i Adem Jasharit dhe Familjes Jasharaj

Nga: Ragip Guraziu Më: 4 mars 2020 Në ora: 16:10
Ragip Guraziu

Sulmin e gjerë e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe atë e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, i cili rrethim, për fat të mirë, alarmoi tërë botën.

Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore. Kështu, në natën e 4 e 5 marsit' 98, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo lë të kuptohet se atje do të ketë rrethim të hekurt. Tashmë gjithçka ishte e qartë. Armiku e kishe vënë pjesën e konsiderueshme të Drenicës në rrethim të hekurt. Pushka e Adem Jasharit, sa herë po qetë, po vret...

Pikërisht më 5 mars u bënë 22 vjet të rënies së Komandantit tonë Legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë. Mirëpo, çdo përvjetor Adem Jasharin e bën më të lavdishëm në historinë e kombit tonë. Trimëria dhe guximi i tij i pakufishëm dhe kontributi i pakontestueshëm i Lëvizjes Popullore bënë që të organizohet një forcë po ashtu e guximshme, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila u ndesh me shumë vështirësi jo vetëm nga armiku serb, por edhe nga shumë politikanë tanë. Habit fakti se edhe dalja në skenë e Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare ua prishi qetësinë dhe kënaqësinë disa udhëheqësve tanë të asaj kohe dhe disa të tashmëve, siç pati ndodhur me demonstratat e vitit 1981,që ua prishën rahatinë e kënaqësinë spektrit të atëhershëm politik, të cilët çonin jetë luksoze.

Qysh para ofensivave të para serbe, para korrikut të vitit 1998, fotografia e më të madhit ndër ne, Adem Jashari, filloi të zërë vendet më meritore nëpër odat dhe sallonet e shtëpive tona, pavarësisht nga rreziku që kanosej nga policia serbe. Krahas autoritetit të kësaj legjende kombëtare, për çdo ditë rritej autoriteti i udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shumëkush dëshiron të thotë; Ushtria jonë kishte eprorët më të mirë se çdo ushtri tjetër që ka ekzistuar në botë! Si në aspektin luftarak, ashtu edhe në atë human, djemtë dhe vajzat tona me vullnetin e vet u bënë më të aftë sesa ata që kanë kryer akademi të ndryshme ushtarake. Vitet e '90-ta ishin të vështira dhe të pashpresa se do të dalë ndonjë ditë me rreze dielli për ne shqiptarët e Kosovës.

Për çdo vit e më tepër ashpërsohej gjendja e represioni serb mbi ne rritej, pavarësisht se kur urohej viti i ri popullit të Kosovës i premtohej se viti i ardhshëm do të sjellë lirinë e pavarësinë. Ajo vitin tjetër vuante edhe më shumë se vitin e kaluar, as një vit nuk kalonte pa shumë tortura dhe vrasje të shqiptarëve. Adem Jashari me disa shokë ishte i vetmi që filloi krijimin e një force madhështore, e cila do të dalë armikut përpara. Nëse njëherë turpërohesh, mbetesh i turpëruar përgjithmonë Për Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës shumëkush është duke shkruar, por unë dua të them se Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpejt arriti simpatinë e popullit liridashës, sepse e meritonte respektin e popullit. Adem Jashari shumë herë kishte thënë, në biseda me ushtarët e tij të UÇK-së se ''në jetë nuk ka herë kështu, herë ashtu, nëse njëherë turpërohesh, mbetesh i turpëruar përgjithmonë''.

Edhe në këtë përvjetor të Epopesë së Jasharëve dhe të Epopesë së UÇK-së, ka vendin respekti; Lavdi veprës dhe rënies së Komandantit Legjendar Adem Jasharit, familjes së tij, Jasharëve të tjerë dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar të luftës së UÇK-së. Kjo histori e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, do të mbetet HISTORI në vete për brezat e ardhshëm dhe gjeneratat e reja të kombit shqiptar(ne lutemi që të mos ketë më luftëra), por në nëse ndodhin, siç kanë ndodhur, kurrë pa vullnetin tonë, por gjithnjë të imponuara, rënia e Jasharëve do të jetë mësimi se si duhet të flijohesh për lirinë e vendit dhe për lirinë e popullit të tij.

Kosova mundi frikën dhe i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë

 Sulmin e gjerë që e kishte ndërmarrë Serbia në Drenicë për të zhdukur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e koncentroi në Prekaz, në zemrën dhe kokën e UÇK-së, duke i bërë asaj një rrethim të hekurt, për fat të mirë, alarmoi tërë botën. Ajo që do të ndodhë në fillimet e marsit të vitit 1998 do të jetë një dëshmi e gjallë për botën e qytetëruar dhe përgjegjësit e saj politikë e diplomatikë. Në të vërtetë, kjo ngjarje kaq e drejtpërdrejtë dhe kaq e fuqishme për nga përmasat e saj të flijimit unikat, të qëndresës e të masakrimit do ta ngrejë çështjen e Kosovës në krye të agjendës botërore.

Pushka e Adem Jasharit, sa herë po qetë, po vret…

Habit fakti se edhe dalja në skenë e Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare ua prishi qetësinë dhe kënaqësinë disa udhëheqësve tanë të asaj kohe dhe disa të tashmit, siç pati ndodhur me demonstratat e vitit 1981, që ua prishi rahatinë e kënaqësinë spektrit të atëhershëm politik, të cilët çonin jetën luksoze. Qysh para ofensivave të para serbe, para korrikut të vitit 1998, fotografia e më të madhit ndër ne, Adem Jashari, filloi të zërë vendet më meritore nëpër odat dhe sallonet e shtëpive tona, pavarësisht nga rreziku që kanosej nga policia serbe. Krahas autoritetit të kësaj legjende kombëtare, për çdo ditë rritej autoriteti i udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shumëkush dëshiron të thotë: Ushtria jonë kishte eprorët më të mirë se çdo ushtri tjetër që ka ekzistuar në botë! Si në aspektin luftarak, ashtu edhe në atë human, djemtë dhe vajzat tona me vullnetin e vet u bënë më të aftë se sa ata që kanë kryer akademi të ndryshme ushtarake. Vitet e 90-ta ishin të vështira dhe të pashpresa se do të dalë ndonjë ditë me rreze dielli për ne shqiptarët e Kosovës. Për çdo vit e më tepër ashpërsohej gjendja e represioni serb mbi ne rritej, pavarësisht se kur urohej viti i ri popullit të Kosovës i premtohej se viti i ardhshëm do të sjellë lirinë e pavarësinë. Ajo vitin tjetër vuante edhe më shumë se vitin e kaluar, as një vit nuk kalon pa shumë tortura dhe vrasje të shqiptarëve.

Adem Jashari me disa shokë ishte i vetmi që filloi krijimin e një force madhështore, e cila do të dalë armikut përpara. Për Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës shumëkush është duke shkruar, por unë dua të them se Ushtria Çlirimtare e Kosovës shpejt arriti simpatinë e popullit liridashës, sepse e meritonte respektin e popullit. Adem Jashari shumë herë kishte thënë, në biseda me ushtarët e tij të UÇK-së, se ‘’në jetë nuk ka herë kështu herë ashtu, nëse njëherë turpërohesh mbetesh i turpëruar përgjithmonë’’.

Prekazi është Mekë dhe Jerusalem modern i kombit shqiptar

Kështu kishte thënë në librin e tij ‘Kthesa e madhe, Ushtria Çlirimtare e Kosovës’’ Jakup Krasniqi. Me aktin e rënies së komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë, Kosova mundi frikën, me çka i hapi shtigjet e lirisë dhe të ardhmërisë. Dhe jo rastësisht, në Prekaz, në Lagjen e Jasharëve është ngritur monumenti më i madh i luftës për liri, për pavarësi e demokraci, për çdo vit vëmendja e të gjithë kombit shqiptar kthehet nga Prekazi Legjendar, që shekuj e vite i dha Kosovës shumë. Siç dihet, familja Jashari, pos komandantit legjendar Adem Jasharit, rëndë për të mos vdekur kurrë.

Lufta e Prekazit zgjoi kureshtje jo vetëm të popullit liridashës shqiptar, por edhe tek shtetet e tjera botërore që bëri bujë, sepse ngriti lart mentalitetin luftarak të UÇK-së se si po luftonte për çlirimin e vendit dhe lirinë e këtij populli shqiptar i vuajtur dhe i përvuajtur me shekuj nga një shtet që quhej Serbi dhe kjo histori e Jasharëve u vulos me germa të arta në historinë e kombit shqiptar.

Dhe nuk ishte kollaj kur përballë Jasharët në krye me komandantin e tyre dhe e gjithë Kosovës, Adem Jasharin 4 ditë hiç pa u ndalur luftuan ballë për ballë me ushtrinë, kriminelët dhe çetnikët serbo-sllavë, që në këtë luftë, heroizmin që kishin Jasharët e Prekazit legjendar për vendin e tyre bëri që të flijohen edhe gra, fëmijë e në mesin e tyre edhe pleq e plaka.

Edhe pse Serbia po mundohet me lojrat e saja te rrezikshme të privojë nga liria komandantet e UÇK-së,nuk do t’ia dal sepse loja e saj me Kosovën dhe popullin shqiptar ka mbaruar njëhere përgjithmonë me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008. E4dehe rasti i fundit,le për tu habit me Francën se sa me Serbinë,por edhe kësaj do i vije fundi Ramushi do lirohet dhe do të kthehet në familjen e tij se shpejti. A di pse?! Sepse shqiptarët tani nuk do më luftojnë veq e veq te gjithë për një e një për gjithë,këtë e ka kuptuar Serbija shumë mërë. Ne rastse shqiptarëve iu imponohet lufta nuk do rrin duarkryq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat