Bac, tokën që t’i e ujite me gjak me familjen dhe shokët e tu, sot në emër të asaj lufte po na detyrojnë me braktis...

Opinione

Bac, tokën që t’i e ujite me gjak me familjen dhe shokët e tu, sot në emër të asaj lufte po na detyrojnë me braktis...

Nga: Egzona Muharremi Më: 6 mars 2020 Në ora: 21:46
Egzona Muharremi

Bac, shpirti nuk më dhëmb pse TI nuk je në mesin tonë fizikisht, se TI Bac, je ne zemrat tona përjetësisht;

Bac, mua më dhëmb zemra, kur shoh njerëzit e pandërshëm tek përulën para varrit tënd, derisa janë përgjegjës secili në pjesën e vet, për të këqijat që po na ndodhin në vend;

Bac, tokën që t'i e ujite më gjak më familjen dhe shokët e tu, sot në emër të asaj lufte po na detyrojnë më braktis, derisa JU jepët jetën që ne ta trashëgojmë;

Bac, aq shumë mungon prania jote fizike për këto data, qe vet lufta juaj i ka shëndrruar në data historike;

Bac, Ti dhe shokët e tu jeni të gjallë historikisht, por do doja të ngjallëshe vetëm pak minuta në një ditë si kjo, që shumë të pandërshëm të mos përkulën vetëm sa për media mbi nderin tënd, sepse ata nuk e mëritojnë;

"Ata" Bac, po e vjedhin shtetin tonë;
"Ata" Bac, po e sundojnë si mbretëri tyre;
Të gjithë po ikim, Bac...;

E di që po të ishe gjallë s'do mundje ta duroje padrejtësinë;
Ndoshta, ashtu siç të mbaj mend në mendjen time, Ti nuk do pajtoheshe, por ne nuk mund të bëjmë atë që do të bëje Ti;
Ne nuk jemi frikacak, por Bac nuk mundëmi më të durojmë Tradhtarin të quhet Patriot;
Të pabesin si të Zot;
Ne nuk po mundëmi më i duru të padijshmit të na sundojnë;
Na fal Bac, por edhe ne i falëm Kosovës vite, duke pritur ta gëzojmë Lirinë;
Por, neve Shpresa na u vra në Liri;

Secili Bac, që e do Kosovën veç sa gjysma e dashnisë tande, mund të ketë gjithqka në Kosovë, por jo Jetën dhe Lirinë:
Sepse, Ne Bac, kur kundërvihemi ndëshkohemi, dhe na cenohet Liria;
Mbi të gjitha o Bac, neve po mundohen edhe shkrimet të na i ndalojnë, duke na ndëshkuar, kur shkruajmë për të këqijat në vendin tonë;

Bac, shpresojmë që dikush do qoj në vend amanetin tënd;

Sepse, ne Bac mund të kemi gjithqka këtu, por jo Jetë e të Ardhme;

Ndoshta, me vonë disa nga ne do të kthehen sërish, por shpresoj të mos i shohim edhe gjatë duke aktruar se po e vazhdojnë rrugën tuaj, e duke u përulur pranë varrit tënd, njerëzit e piste!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat