Pse paniku mund të jetë më vështirë i kalueshëm se pandemia?

Opinione

Pse paniku mund të jetë më vështirë i kalueshëm se pandemia?

Azize Daku Nga Azize Daku Më 18 mars 2020 Në ora: 19:47
Ilustrim

“Lani duart”- sa absurde mund të tingllojë kjo, mirpo duket që do të shpëtojë ty dhe botën. Kush do të kishte menduar se në këtë shekull kur teknologjia është drejtuar dhe ka marrë aq hov dhe  zhvillimi ka arritur deri në këtë nivel dhe ne sikurse njerëzim e kemi shumë të paqartë raportin me të do të na kërkohej kjo të lajmë duart, të shpëtojmë veten.  Pandemitë dhe gjithçka e panjohur, shfaqin edhe një anë njerëzore sikurse: frika, paniku, rreziku, ankthi e ri-përjetim të traumës për subjektet që kanë mundur të përjetojnë situata më herët të traumës.

Përjetimi i një pandemie globale, e cila e ka prek edhe Kosovën na vendos para sfidave që domosdoshmërisht e prekin edhe shëndetin mendor, dhe mekanizmat që kanë individët për të përballur këto sfida janë të detektuar prej shumë faktorëve. Është shumë i rëndësishëm, komunikimi, poashtu edhe informimi nga një burim të cilin ju e konsideroni shumë të rëndësishëm.

Emëruesi i përbashkët i gjithë viruseve dhe sëmundjeve ngjithëse është se frika dhe paniku përhapen më shpejt sesa vetë sëmundja.  Andaj përhapja e frikës dhe panikut qon në ulje të imunitetit, si dhe nga kjo gjendje mund të përfudojmë duke mos i parë gjërat qartë. Rrjedhimisht, mos kontrolli mbi situatën sjell një gjendje kaotike. Cenueshmëria ose dobësia qoftë e lindur ose e fituar si rezultat i një kërcënimi ose ngjarje traumatike, është gjendje e brenshme e një individi ose grupi që shkakton dëm për shkak të një procesi dinamik kur bashkëveprojnë faktorë të ndryshëm, edhe atë shpesh shumë shpesh faktor të panjohur.

Andaj sa i përket shëndetit mendor, një pandemi nënkupton një shqetësim psiko-social që në shumë raste mund të tejkalojë aftësinë e popullatës së prekur për të trajtuar situatën. Andaj mund të thuhet se e gjithë popullata përjeton stres dhe ankth në një farë mase. Dhe vlerësohet nga psikologët që ekspozimi ndaj situatve të tilla mund të qoj edhe në vështirësi psiko-sociale. Terapitë kognitive-biheviorale kanë rezultuar sikurse të rëndësishme në rastet e panikut dhe përmes kësaj terapie, subjektiti i ofrohet ndihma për të kuptuar sjelljet dhe mënyrat e të menduarit që kontribojnë në zhvillimin e një sulmi dhe zhvillimin e mekanizmave në parandalimin e sulmeve tjera.

Shpërndarja e përgjegjësisë duke e ditur që të gjithë mund të kemi rol jetik në tejkalimin e kësaj, vetëm duke dëgjuar ekspertët situata bëhet më lehtë e tejkalueshme. Ma thjesht se kaq nuk thuhet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat