Sot 31 vjetori i Zi!!!

Opinione

Sot 31 vjetori i Zi!!!

Nga: Milazim Maraj Më: 21 mars 2020 Në ora: 08:11
Milazim Maraj

• Përkujtim për nxënësit e helmuar në vitin shkollor 1989/90 nga shteti Jugosllav.

 • Mirënjohje për përcaktimin humanitarë dhe guximin qytetarë të z.Dr. Bernard Kushner.

• Përkujtim më respekt dhe konsideratë të toksikologëve që konstatuan helmimin masivë në Kosovë.

 •Thirrje mjekëve shqiptarë anëtarë të konzorciumit konstatues të helmimeve masive të nxënësve 1989/90.

Më 21 Mars të vitit 1989 në Gjimnazin ”Luigj Gurakuqi” në Klinë u provua helmimi i nxënësve dhe mësimdhënësve shqiptarë. Bazuar në konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut helmimi i nxënësve  sistemohet në aktet barbare, sadiste dhe gjenocide që mund të kenë ndodhur në Evropë në pesë dekadat e fundit.

Helmimi u bë pas ndarjes së nxënësve serb nga ata shqiptarë dhe të tjerë. U helmuan 7421 të rijnë kryesisht shqiptarë të konstatuar numri mund të jetë edhe më i madh. Ky ishte një akt krimi, dhune dhe terrori shtetëror mbi 2 milion qytetarë, aq sa kishte atëherë Kosova. Nënshkruese e këtyre Konventave ishte edhe Jugosllavia që disa republika të sajë edhe pse nuk pajtoheshin, heshtën këtë këtë krim. Në Nenin 1. Thuhet si akt krimi gjenocidi është në kundërshtim të plotë me frymën dhe qëllimin e OKB.

Shqiptaret në këtë kohë nuk arritën ta njoftojnë opinionin demokratik ndërkombëtar. Toksikologu më famë botërore Aubin Hendriks kërkoj që helmimi i nxënësve të shqyrtohet në Tribunalin e Hagës. Helmimi i nxënësve u bë nën kontrollin e plotë të shtetit. Policia pengonte dërgimin e nxënësve të helmuar në spital.Pati arrestime , burgosje të personave që u vinin ndihmë nxënësve të helmuar. Në fillim të helmimit edhe mjeket serb konstatuan helmimin më vonë ata u kërcënuan dhe u tërhoqën.

Bernard Benedeti deklaroj së pas hulumtimeve të bëra kishte krijuar bindjen  së në Kosovë janë përdorur substanca kimike. Këto rezultate kishin dalë nga Laboratori Toksikologjik të Ministrisë së Drejtësisë në Francë dhe ishin konfirmuar dhe nënshkruar nga shefi i këtij laboratori z. Hydler.

Këto shënime për shkaqe të pa studiuara ende u ndalen nga Ministri i Jashtëm i Francës në atë kohë z. Rolan Dyma. Në shenjë proteste dhe pakënaqësie të vendimit të  z. Dyma  Ministri shëndetësisë dhe çështjeve humanitare të Francës  Z. Bernard Kushner paraqiti  dorëheqje nga qeveria franceze. Ai në atë kohë ishte ballafaquar më kundërshtime të mëdha për ta proceduar më tutje këtë dosje të krimit masiv mbi nxënësit shqiptarë të Kosovës.

Kjo ditë do të duhej të jetë ditë e shënuar në kalendarin e MASHT si e premtja e zezë. Ky krim duhet të ndiqet në gjykata ndërkombëtare që Serbia të dënohet për këto krime. Në Kosovë organet dhe institucionet që udhëhiqen nga njerëz jo adekuat nuk kanë filluar të përgatitin procedura për drejtësi për të gjithë ata nxënës, prindër e mësimdhënës shqiptarë  që përjetuan helmimet. Për ata që edhe sot e kësaj dita vuajnë pasojat e helmimit. Institucionet tona duhej të kishin një statistikë shkencore për viktimat e kësaj lufte kimike mbi popullin e pa fajshëm shqiptarë.

Të bëhej studim sa janë nga ata që vuajnë, cilat janë dëmtimet që kanë krijuar helmet luftarake kimike që ushtroj shteti Jugosllav. Këta njerëz duhet të i marrë në mbrojtje drejtësia ndërkombëtare. Për këtë kërkohet veprim konkret dhe profesionalisht cilësor që në botën e civilizuar të del e vërteta për Masakrën Masive më Arme për Shkatërrim në Masë mbi nxënës të shkollave dhe fëmijë të çerdheve. MASHT duhet ta përkujtoj këtë ditë të fillimit të helmimeve të vitit shkollor 1989/90.

Ky ishte një nga vitet më të zeza për fëmijët dhe popullin shqiptarë. Kjo ndodhi para syve të Botës, kjo po heshtët që dy dekada nga institucionet tona. Sot ende janë gjallë mjekë që më 22.03.1990 kishin formuar konzorciumin e mjekëve dhe  kishin konstatuar helmimin  masiv te nxënësve në vitin shkollor 1989/90. Pse heshtin? , pse nuk fillojnë ndonjë projekt dhe ta paraqesin në Qeverinë e Kosovës ata sot nuk janë të rrezikuar nga pushteti serb?

Organet e hulumtimit dhe zbulimit në Kosovë pse nuk e fusin në programin e tyre? Çka është kjo përkulje e pa shpjegueshme?. Politikanet tonë nuk kanë aftësi që të merren më këto lëndë të rëndësishme. Ne nuk kishim  kujdes kur i zgjedhim të tillët. Duhet të i vejmë në punë kështu si janë duke shtruar detyre para tyre. Kjo ditë duhet të kujtohet si e premte e zezë për shqiptaret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat