Sa lehtë bihet në diktaturë

Opinione

Sa lehtë bihet në diktaturë

Nga: Ilir Vata Më: 21 mars 2020 Në ora: 09:25
Ilir Vata

Virusi tregoi se gangrena e vjetër triumfon edhe 30 vite pas rënies së diktaturës dhe është e gjallë aktive si vetë virusi vdekjeprurës, madje edhe më e rrezikshme, sepse virusi është kalimtarë, zgjatja e vazhdimësisë së regjimit e përjetshme nëse ne nuk e kurojmë

Virusit do ia hedhim por gangrenës së regjimit komunist si do ia bëjmë?

Masat kundër COVID-19 ishin e vetmja mundësi, dhe shpresojmë të japin atë që presim të gjithë më pak njerëz të infektuar, zero jetë të humbura dhe në fund një betejë të fituar.

Por ky virus, tregoi se gangrena e vjetër e së shkuarës së regjimit komunist është ende aktive jo vetëm për faktin se mosha mbi 45 vjeç, jetuan kohën e regjimit diktatorial dhe regjimin si psikozë e kanë brenda në përditshmërinë e tyre.

Por për faktin se në 30 vite post-diktaturë nuk u kurua e shkuara, nuk u bë transparenca më regjimin komunist, nuk u demomunistizua vendi dhe në këtë marrëdhënie, rikthimi i diktaturës mbete një rrezik real për shqiptarë, po ashtu dhe demokracia gjithsesi në zgrip.

Ndonëse të nevojshme dhe jetike, për pak ditë njerëzit iu nënshtruan rregullave të vendosura pa mëdyshje, dhe mirë bëmë, por kjo situatë ngjall frikë sepse një ditë si kjo në një shkak tjetër mundet që ne t’i nënshtrohemi një “regjimi”, si ai apo të ngjashëm me atë që lamë pas.

Prandaj është e nevojshme dekomunistizimi i plotë, të kurohet e shkuara, të nis procesi real i transparencës duke nisur me zbardhjen e dosjeve të sigurimit të shteti dhe spastrimi i të gjithë institucioneve të shteti nga mëkatarët e diktaturës, sepse ata në një mënyrë apo në një tjetër, ose kanë përndjekur, ose kanë ngritur akuza false ose kanë burgosur, internuar apo vrarë njerëz të pafajshëm.

Asnjë luftë, asnjë virua nuk ka vrarë më shumë njerëz se diktatura komunistë në Shqipëri, dhe nuk ka për të ndodhur kurrë, veçse nëse ne do të lejomë që të kemi një diktaturë tjetër të ngjashme si ajo që lamë pas.

Kjo tregon se edhe lëvizja studentorë në 90 nuk ishte lëvizje e shqiptarëve por e vetë regjimit që nxori në protestë fëmijët e komunistëve për të gjetur pretekstin për të rrëzuar gjoja diktaturën, e më pas të vinte skenari ogurzi të caktimi të partive politike dhe i caktimit të liderëve të tyre për të patur një vijimësi të regjimit komunist në një formë tjetër, siç edhe ndodhi.

Tri dekada një shtet hibrid, gjysmë komunist që vendosi vinë e ndarjes mes atyre dhe klasë së përmbysur të diktaturës.

Po ata njerëz që drejtuan në kohë të regjimit komunist, drejtuan dhe vazhdojnë të drejtojnë ose vetë ase fëmijët e tyre dhe ja ku jemi në një situatë ku diktatura mund të vendoset pa asnjë problem, shqiptarët ulen në atë masë sa pranojnë gjithçka.

Nuk janë ata që ishin të luftës, sepse koha nuk u premtoi por janë trashëgimtarët e tyre ata që janë të kudogjendur, në parti politike, në institucione shtetërore dhe në drejtim, ndonëse familjarët e tyre kanë vrarë dhe persekutuar mira jetë njerëzish.

Ata nuk kanë dasi se ku ndodhen në spektrin e majtë apo të djathtë, janë kudo madje dhe tek e djathta ka mëkatarë të së shkuarës.

Ky virus mbetët një rrezik për jetë, krejt i panjohur, i fshehtë, tinëzar trembi një botë të tërë dhe ata që morën mase ekstreme shpëtuan jetë njerëzish, por mbi të gjitha zbulojë atë që pritej, ky popull i mbajtur nën diktaturë mund të bie sërish preh e saj, madje edhe vetë brezi i ri sepse ende nuk është bërë transparenca, dhe u pa qartë se gangrena e vjetër e regjimit komunist është ende në potencë dhe rreziku real i shqiptarëve, më keq se virusi që ende se kemi kalua.

Pra, virusi është kalimtarë, regjimi vazhdon trashëgimin e së shkuarës dhe ngjall me të vërtetë frikë se një ditë do ndodhemi pikërisht në fatalitetin shoqërorë kthimi në regjim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat