Rojat e unitetit të LDK  dhe Vendimet e pararojave të VV

Opinione

Rojat e unitetit të LDK  dhe Vendimet e pararojave të VV

Nga: Prof. Milazim Maraj Më: 24 mars 2020 Në ora: 10:10
Milazim Maraj

Kështu e quajtën veten ata që nuk lejuan zhvillimin normal të procesit demokratik në kuvendin e LDK. Pasojat e konfuzionit të këtyre të vetë quajturave ”unifikues” dolën tani. Nga këto pasoja vuan sot LDK dhe Kosova më këtë LDK të dëmtuar, që mbahet peng nga “UNIFIKUESIT”. Prishja e koalicionit ka pasoja ekonomike, politike, diplomatike dhe njerëzore. Mbajtja e koalicionit do të përcillet më kriza shumë të rrezikshme që do ta sjellin shtetin tonë situatë për bankrot. Ka pasoja për ardhmërinë e këtij shteti të rij të ndërtuar me shumë sakrifica me shumë gjak e lot. Prishja e koalicionit në kohën kur bota po përballet me pandemi  tregon qartë së këta njerëz nuk shohin gjë përtej interesave të ulëta personale dhe grupore.  Ky akt tregon kryeneçësinë e politikanëve shqiptarë në Kosovë. Tregon së subjekti i parë që u kap nga LKJ është LDK-ja. Kjo ndodhi menjëherë pas vdekjes së Presidentit Rugova. Nga ajo ditë kjo parti më shumë vlera mbahet peng e një konglomerati të pa shpirt dhe pa identitet kombëtar, mbahet në rrolin e një dërrase për kërcim për të ashtuquajtura  parti tjera në pushtet. Për këtë “Rojat e Unitetit të LDK” përfitojnë mbetjen në sipërfaqe të kënetës si algat. Të tjerët vuajnë nga pakënaqësia dhe smira, ndërsa populli vuan nga skamja dhe humbja e shpresës. Subjektet tjera nuk arrijnë të konsolidohen si subjekte politike. Ato kanë mbetur në nivelin e grupeve të bashkuara të interesit, rob të kriminalitetit dhe krimit të organizuar. Kanë ngulfate gjeneratën e re dhe pamëshirshëm e shpërngulin nga Kosova. Pasojat dolën të pa parashikueshme. Këtë parti më përvojë politike, demokratike  dhe kulturë shtet-formuese e dëmtuan kriminelet më vrasje të pas luftës që nuk u zbuluan kurrë dhe viruset politik më ADN  të LKJ të vendosur në kryesinë e kësaj partie, tash e sa vite, për të krijuar konfuzione vend e pa vend dhe kohë e pa kohë. Synimi i krijimit të ndonjë qeverie të “shpëtimit kombëtarë” është me rrezik për të kthyer në pushtet ata që Kosovën e sollën në këtë gjendje të mjerë. Ata që po dëmtojnë simpatinë dhe miqësinë tonë. Ata që nuk janë në gjendje të i mbrojnë vlerat e vendit, që nuk janë në gjendje të ballafaqohen më Serbinë dhe që Serbia i pengon në anëtarësim në Interpol, UNESKO, etj. Ata që u përkulen para Serbisë kur po u tërheq njohjet dhe gënjenin qytetarët e vet gjëja nuk ka tërheqje dhe se nuk kanë njoftime për tërheqje. Njerëz që nuk kanë guxim dhe aftësi të tubojnë të rinjtë e Kosovës  të ngritur dhe të ditur rreth vetes. Që nuk kanë vizion politik për veprime të mëtutjeshme për të dalë nga kriza e prodhuar nga vet këta njerëz, që mburren dhe krekosen kur menaxhojnë ndonjë krizë të prodhuar nga vet ata. Që gënjyen se do ta kthejnë trurin e ikur na Kosova. Që kërkojnë t’i japin Serbisë pjesë nga trojet tona dhe këtë ta quajnë patriotizëm. Ata që janë kap për një taksë si të ishte vlera më e madhe kombëtare për Kosovën sikur njerëzit nuk e dinë  që Serbinë e dëmton vetëm 04%, ndërsa Kosovën në planin ekonomik, politik dhe diplomatik. Që kjo taksë stimuloj grupet kriminale në dy anët e kufirit dhe bëri të lulëzojë ekonomia jo formale. Kosova nuk ka nevojë për ndërrim të koalicionit. Por mbajtja e këtij koalicioni me kryeneçësinë dhe krekosjen staliniste rrezikon partneritetin tonë  pa të cilin nuk mund të ekzistojmë. Kjo tani është një grep peshku ku është futë Kosova më këta politikan. Pikërisht është pengimi i procedurave demokratike në Kuvendin e LDK, mungesa e vullnetit të krijimit të një lideri të ri që LDK-në dhe Kosovën e solli në këtë gjendje. Formimi i Koalicionit është pasojë e gabimit të parë në kuvendin e LDK. Tani do të kishim një situatë krejt tjetër që do të u jepte udhë problemeve të grumbulluara dhe do të përfundonte me sukses dialogun e filluar gabimisht.  Ata që dëmtuan vendin, ekonomikisht, politikisht tani duan të kthehen si shpëtimtarë dhe ju i përkrahni, a nuk është ky gabim? Të gjitha subjektet politike në Kosovë kanë nevojë për kuvende zgjedhore duke respektuar procesin demokratik të votës së lirë. Pa kaluar në kuvende demokratike këto subjekte nuk janë të afta për të qenë pjesë e strukturave shtetërore të Kosovës. Pa një demokraci të mirëfilltë nuk ngritët shteti mbi themele demokratike të krijuara nga LDK dhe Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova. Këto themele nuk durojnë totalitarizëm, korrupsion dhe krim të organizuar. Tradhtia është veprim i dëmshëm që i krijohet shtetit e kombit tënd, qoftë më vetëdije qoftë pa vetëdije dëmi është  i njëjtë dhe nuk ka amnisti.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat