21 vjetori i bombardimit të NATO-s dhe rrugëtimi për shtetin e Kosovës

Opinione

21 vjetori i bombardimit të NATO-s dhe rrugëtimi për shtetin e Kosovës

Nga: Ismail Muqiqi Më: 24 mars 2020 Në ora: 12:27
Ismail Muqiqi

21 Marsi është data më e pa harrushëm në të cilën u bë kthesa më e madhe për shpëtimin e popullit të Kosovës nga forcat fashiste të serbisë. Në historin e njerëzimit qe nga lufta e dytë Botërore, për herë të parë Aleanca Ushtarake e NATOS-së që nga themelimi saj bëri ndërhyrje Ushtarake kundër ushtrisë dhe policisë sërbe e cila ishte e instaluar në Kosovë për të bërë spastrimin etnikë dhe gjenocidin kundër Shqipëtarve me qëllimë të okupimit klasikë të Tojeve Shqipëtare.Kjo mrekulli e shekullit për Shqipëtarë e cila ishte e pa imagjinushme, me ndihmën e aleatve jo vetëm që e solli lirinë por Kosovës ja solli edhe Pavarsinë.

Mjerishtë në këtë ditë të këti Përvjetori të madhë Kosova ende po përballet me sfida të ndryshme që nga rrumbullaksimi i Shtetësisë dhe i Sovranitetit e deri tek lufta e pa konpromis për pushtet të liderve politikë.

Në këtë përvjetorë të Qlirimit të Kosovës nga NATO Kosova po pëballet edhe me 'Epidimin e Koronavirusit' i cili e ka kapluar gjithë planetën. Në vendë të unitetit të popullit për ta përballue këtë sëmundje Partitë Politike dhe Liderët e tyre jan mobilizue për ta grabitur pushtetin duke nënshkruar mocione për rrëzimin e Qeverisë.

Komunikatat e njëpasnjëshme të cilat po dalin nga kabinetet e instuticioneve pa asnjë kordinim rreth bashkpunimit mes veti tregojnë më së miri situatën nivelin dhe mjerimin e kësaj klase (të ashtu quajtur politike?) A/q më shumë në këto momente të vshtira kur qytetarët janë të proukupuar dhe të atakuar nga paniku për fatin e tyre dhe të familjarve gjithandej Botës. Këta politikaj po bëjnë luftë të ndytë duke mos zgjedhurë arsye as mjete për ta luftuar njëri tjetrin.

Këta përpos që po përqajnë popullin për interesat e tyre karjeriste për pushtet, po shkakëtojnë mjegull dhe huti edhe në këto ditë të vshtira duke marur vendime të ndryshme dhe kontraverze

edhe rreth Lëvizjës dhe Sigurisë së qytetarve, se kur kan të drejtë të lëvizinë apo të furnizohën me artikujë të nevojshëm ushqimorë për jetën e tyre.

Edhe në këto momente po mbizotronë mendësia primitive,klanore,rajonale e mjerimit (se kush është më i fortë). Kjo mendësi dhe ky botëkuptim i klasës politike kudo nëpër familjet Shqipëtare po shkakëton neveri dhe është i gërrditëshëm dhe i pa pranushëm në shpritin dhe mendjën e njerzve të pa fajshëm.

Se deri ku ka arriturë e keqja në politikën e shoqërisë Kosovare

mbramë u gëzue edhe (i ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovën) Marko Gjuriqi. Ai para medjave të Beogradit duke folur për situatën e Koronavirusit në Kosovë deklarojë se asnjë pjesëtarë i komunitetit sërbë nuk është në listën e të infektuarve në Kosovë dhe ky është lajmë i mirë tha Gjuriqi pasi që liderët Shqipëtarë të Kosovës. Këto ditë po bëjnë luftë për pushtet e jo për ta luftuar Koronavirusin.

Ja ku ka zbrit morali dhe autoriteti i këtyre njerzve të cilët po i shkatërrojnë edhe ato vlera minimale të cilat jan kultivue me shekujë nga gjeneratat e kaluara.

Edhe një here po dëshmohet se Kosova nuk ka strukturë-intelegjencë të mirfilltë a/skush nuk do të besonte se intelegjenca e Kosovës në se ka mbetë fare do të qëndronte pasive dhe indiferente ndaj proceseve të cilat po ndodhin që nga paslufta e sidomosë nga shpallja e Pavarsisë të Republikës së Kosovës.

Ky është Sindromi më i keqë i Shqipëtarve gjithandej të cilët në momentet më të rëndësishme të historisë deshtuan përshkak të tekeve inateve dhe përqarjeve të cilat u shkakëtuan ku motivë dhe interes kryesorë kishin luftën për pushtet, për bajraktarizëm për ego etj.

Mjerishtë edhe pas një shekulli këta liderë politikë të kohës së tanishme me sjelljet dhe veprimet e tyre po e inprovizojnë një gjendje të periudhës së kaluar .Këta po harrojnë se proceset dhe rrethanat në Botë kan ndryshue dhe po ndryshojnë për ditë e më shumë. Evropa (shterrë) sot është e proukupuar më interesat e ngushta Shtetëror,brenda kufive të sajë.

në luftë kundër Koronavirusit. Bashkimi Evropian sot është i ndarë dhe nuk është në gjendje të marë vendime të mëdha në q/farëdo situatash apo rrethana që ndodhin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këto ditë i mbyllën kufitë edhe me aleatët e Evropës.

Amerika po ballafaqohët me Koronavirusin nga brenda shtetit i cili po e rrezikonë edhe ekonominë e vendit. Përposë kësaj politika Amerikane është e fokusuar në zgjedhjet presidenciale të cilat do të mabhen në Nëntorë të këti viti.

Andaj gjdo dështim i instuticioneve të Shtetit të Kosovës dhe të faktorve tjerë në mos unitet për ta udhëhequr vendin paraqet rrëzikë përmanentë edhe për sigurinë e kufive dhe Shtetit të Kosovës.

Ushtria dhe policia serbe është e mobilizuar në bazë të vendimit të shpalljës së gjendjës së jashtzakonshme të cilën e ndërmori Qeveria e serbisë.

Skenarët e ndryshëm të politikës sërbe janë aktualë për destabilizimin e veriut të Kosovës me pretendime të shkëputjes së kësaj pjese nga Kosova.

Këto argumente duhet të ishin proukupimë i politikajve, partive politike të liderve dhe të instuticioneve të Republikës së Kosovës e jo lufta për pushtet.

Mjerishtë po të kishte fare moralë dhe ndërgjegjje, disa figura të cilat qe nga paslufta kan Qeverisur (keq Qeverisurë) në emër të qytetarve të Kosovës ata duhet ta pyesin ndërgjegjjën e tyre, dhe të largohën sa më parë nga politika e Kosovës, do ti kontribonin shumë më mirë gjendjës së tanishme dhe të ardhmës së këti shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat