Ora e rënjes

Opinione

Ora e rënjes

Nga: Engjëll I. Berisha Më: 24 mars 2020 Në ora: 16:13
Engjëll I. Berisha

Jeta të cilën njerëzit bëjnë, nuk është identike me mendimin të cilin njerëzit e kanë. Për këtë dikujt i kërkohe kompromis i dyfisht, dhe në fund e bindin se kjo nuk është bota që të takon ty.
Prej fundit të barkut popullata po e nxjerrë një afsh mallkimi. Dëshpërimi, - do të thoshte dikush tjetër, por une e shohë diçka përtej. Kërkojnë bukë, e mos o Zot t’ua përmend kush njërin nga politikanët derisa ata presin në radhë. Riski i bukës, epidemia, e farmacia janë pasojë e së kaluarës e cila po bëhet gjithnjë e më e tmerrshme. Në radhë për një risk sociali, që përfundojnë në farmacinë më të afërt dhe në furrën e bukës për të shlyer borgjin ata e kanë doktrinë që s’ka dekret që ua ndalon të dalin jashtë. As distanvën sociale, as masat, as dekretet nuk janë ideale që prodhojnë vegim qetësues për t’ua mbuluar anën e errët të fatit të tyre. Dallimi social i popullatës gati 80 % është krejt i vogël, bile sikur po thuhet gjithandej botës, njerëzimi po i nënshtrohet kohës e momentit duke mos u hetuar kufijt e të pasurve e të varfërve, pastaj as titujt as moshat. Po na merr në qafë dallimi psikologjik pasi që ka formua strukturë psikike duke imponuar që ta shohim vetëm pamjen e jashtme, e që në fakt është krejt e pa dobishme për sot. Merrni me mend, krejt çka është e dobishme për të përgjithsmen është në mos marrëveshje. 
“Barku i thatë, nuk do uratë”, thotë goja e tyre. Nuk do uratë, as nuk do politikë. Kjo shtresë po e forcon strukturën e tyre shpirtërore, dhe krejt aftësinë e tyre e përqëndrojnë në një qëllim të vetëm, për bukën e gojës, e për pakëz barna. Rrjetet pandemike sociale, po kritikojnë, - ata thonë shikoni se si vërshuan para socialit? Shkoni aty, thuani aty ku ata të dëgjojnë dhe e merrni përgjigjen. Këtu nuk vjen më në shprehje as besimi në pushtet, as kërcënimi i vdekjes, as idealet e reja. Mirë, tani dikush thotë, se me këso shprehje po kërkohet anarki?! Jo. Kemi nevojë për shtet e për dekrete në të mirë të rendit, por asnjë çast për “ferman kundër fermanit”. 
Deri më tani, kemi një Institut të Shëndetit Publik shumë të menaxhueshëm, dhe të besueshëm. Nga ajo çka po shohim nëpër botë, asgjë nuk është i qëndrueshëm në pandemi, madje as Amerika me potencial superfuqi botërore. Tani po bie edhe qëndrueshmeria e mendimit politik, ku të gjithë gabojnë. Mjeshtria e politikës është si ta bëjmë një gropë, që të bie ai tjetri. 
Ndjenjat e përbashkëta, për të njejtat interesa, forcohen kur besimi mbështetet në një shpirt më kolektiv se sa është ky tek ne. Të gjitha janë me bollëk në këtë botë, pos humanistëve.  Për ate janë të rrallë ata që mbesin deri në fund vetëm human, përderisa të tjerë ka sa të duash.
Nuk është thënë kot, se as perënditë nuk ia japin pushtetin e vet as besimtarëve të tyre. Bastardimi vjen nga këtu. Që të gjithë shkëmbejnë argumente lavdëruese dhe mohuese për të mos u lënë vend ideve. 
Po bie ora duke treguar çastet e fundit se po lëkundet autoriteti i besnikërisë ndaj shtetit për tu lënë vend dogmave. 
Ky është vetëm fillimi. Nëse shtohet numri i të prekurve me virus, atëherë pasiguria prodhon ankth dhe vetëm sa e shumëfishon krizën edhe të atyre vlerave që i kemi. Ata që na duna të mirën, po kërkojnë unitet. Si kurrë më parë, po kërkojmë edhe shtet funskional. Nëse nuk e krijojmë këtë dispozitë duke qenë edhe ligjore, dhe mbijetojmë, duhet të mbahen në mend fajtorët. Nuk është çfarëdo faji ky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat