Përfillja e kompetencave kushtetuese e liderëve - obligim , siç u deklarua sot, më në fund pas 20 viteve edhe presidenti Thaçi, se askush nuk guxon të jetë mbi te?!

Opinione

Përfillja e kompetencave kushtetuese e liderëve - obligim , siç u deklarua sot, më në fund pas 20 viteve edhe presidenti Thaçi, se askush nuk guxon të jetë mbi te?!

Nga: Ali Kelmendi Më: 24 mars 2020 Në ora: 17:00
Ali Kelmendi

Le të dihët se populli shqiptar, kurrsesi nuk pranon më të shtrojë pyetjen se a jemi për çfarëdo arritje të sovranitetit dhe të integritetit territorial të shtetit tonë të pranuar më me shumë se 100 e ca shtete, duke u mbështetur në Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe më në fund të Shpalljes së Pavarësisë  të 17 Shkurtit 2008.

 Le ta dinë të gjithë këta bishtalecat dhe tradhtarët e kombit të cilët janë të shumtë, që tani janë vetëzbuluar me qëndrimet e tyre dhe i janë bërë të njohur popullit dhe Bashkësisë ndërkombëtare, për punët e tyre te flliqta qe po kërkojnë ndryshimin e kufijvë apo tjetërsimin e sërishëm të territorit tonë me Coptimin e Mitrovicës Veriore, siç u zbulua më në fund Merrëveshja sekrete e Hashim Thaçit i cili tinëz Gjykatës sonë Kushtetuese dhe prapa shpine veproj dhe nënshkroj Marrëveshjen më Vuçiqin për copëtimin e Mitrovicës Veriore dhe dorëzuar gratis Sërbisë në emër të një kompromisi për popullin si e panjohur. !!!

 Sido që të shkojë puna, dhe cila Qeveri do t’i udhëheqë bisedimet në dialogun me Sërbinë, si armë të fundit duhet të mbështetët Referendumin gjithëpopullor dhe në Verdiktin e popullit.

Pra. Hashimi, le ta kuptojë dhe t’i përmbahet saktësisht Kushtetueses dhe ligjeve të saj, se në të kundërtën e hënger djalli  së pari vetë atë dhe shtetit do t’i sjellë dëme të pariparueshme, siç i solli deri me sot.

Në momentet kritike për liderin, kur humb autoritetin funksional të udhëdhëheqjes se shtetit, atëherë thirrët dhe mbështetët në ndihmën e Kushtetutës duke apeluar në te për ndihmë, siç kishte kërkuar më parë për largimin e Sejdiut dhe Pacollit, Ritifikimit të Demarkacionit dhe Asosiacionit dhe që atëherë as që kishte pyetur dhe respektuar Kushtetutën dhe apriori pa e pyetur Kuvendin, por me Isa Mustafën kishin nënshkruar Marrëveshjet më të dëmshme ndërkombëtare në Vienë.

Gjithnjë për interesa të tij personale siç u deklarua sot në Konferencën për shtyp lidhur me masat që kishte ndërmarrë Kryeministri Albin Kurtit dhe urdhëruar PK për mirëmbajtjen e rendit  me orarët e caktuara për dalje në momentet e duhura kohore, përshkak të Coronvirusit Covid 19.

Kryetari ia kërkon Kryeministrit që ta tërheqë Vendimin gjër në vendimin e Gjykatës kushtetuese, pasi që të njëjtin e paska dërguar në shqyrtim?! Me tej thotë së Kryeministri e paska shkelur Kushtetutën?!

          Po ia kujtojë Kryetarit Hashim Thaçit, se ai vetë kurrë nuk iu  kishte përmbajtur Kushtetutës, por gjithjë e kishte  nënvlerësuar, anashkaluar atë dhe fare pa e respektuar duke manipuluar, mashtruar, gënjyer ate dhe popullin e kishte tradhtuar dhe vepruar si despot apo monark dhe ndërmarrë Vendime kapitale në dëm shumë të madh për shtetin, në kokën e vet pa e pyetur askend; jo vetëm Kushtetutën, por apriori as Kuvendin e Republikës së Kosovës.!!!

          Ditë më parë provoi ta vendosë Gjendjen e jashtëzakonëshme, në këto kohet e vështira të Coronavorusit por mirë të menagjuar, që e ka kapluar Kosovën dhe mbarë botën e që në emër të kësaj gjëndje bëri turbullira të panevojshme për të arritur marrëveshie me partitë opozitare e sidomos me 10-15 pleqët e lodhur e stërlodhur të gatshëm për pensionim urgjent, (pasi që edhe ashtu këta do të marrin pensionet si rrogat e sotme në Parlament), të LDK-së në aleancë me deputetët e saj antirugosistë për grabitjen e serishme të pushtetit dhe rivënjen e diktaturës së tij alla hashimqe. Qellimi kishte rrëzuarjen e Kryeministrit z. Albin Kurtit gjoja se është bërë nami pse e ka larguar Agim Velun nga ministri i PK-së. Me opozitën i kanë mbledhur nënshkrimet për iniciimin e Mocionit për shkarkim të Kryeministrit.

 Mirëpo nuk besoj qe do të ndodhë  e sidomos prej deputevëve rugovistë në të cilet kam besim shumë të fortë.  Nëse edhe këte Mocion e votojnë si Ratifikimin e Demarkacioni me Malin e Zi, atëherë mos ta quajnë më vetën rugovistë dhe kurrën e kurrës mos të thirrën në rugovizëm dhe në Dr. Ibrahim Rugovëm, Presidentin historit të Kosovës dhe të LDK-së se tij sa ishte ai vetë gjallë. Ndjesë paste. Tani le të shofim se kënd e paska lenë pas veti si trashëgimtar të idesë dhe partisë së tij rugoviste.

Mirëpo, ky djalë, Albini, vazhdon dhe shikon punën, dëtyrat dhe obligimet e marra nga qeveria  dhe populli i cili e votojë dhe krahas kësaj lufton me zell e mund në mposhtjën Coronavirusit. Njëkohësisht angazhohet me përkushtime për çështjet ndërkombëtare, siç bëri mbremë me Zonjën Merkel nga e cila mori mbështetje për heqjen e taxës dhe ndihmën e ofruar për përballimit të pandemisë Covid 19.

Poashtu ajo e nderuara i ofroi ndihmë edhe me ekspërtë dhe ndihma materiale për hulimtimin e krimit të organizuar për t’i kapur të te gjithë akterët e krimit dhe burgosjen e tyre.

Në këtë moment kur jam duke e përfunduar së shkruari këtë shkrim mora lajmnin nga  TV-ja së miqtë tanë gjermanë dhe françezë përmes amvbasadorëve të tyrë të akredituar në Kosovë kërkojnë tërhqjen e Mocionit për rrëzimin e Albin Kurtit. Uaaa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat