Albin Kurti dhe Vjosa Osmani përballë komplotit të së keqes

Opinione

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani përballë komplotit të së keqes

Skënder S. Kapiti Nga Skënder S. Kapiti Më 24 mars 2020 Në ora: 20:02
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

LVV, Kurti dhe Osmani  përballë kualicionit të së keqes LDK, PAN  dhe Presidentit.

Mocion kundër qeverisë në kohën e krizës globale të koronavirusit është kulmi i poshtërsisë politike të LDK-së.Të bësh propagandë në fushatë elektorale  kundër PAN dhe sidomos kundër PDK-së e Presidentit  sa për të shfrytëzuar pakënaqësinë popullore që ishte akumuluar kundër tyre; të bësh propagandë  sa për mashtrim publik e sa  për të marrë vota, dhe më pastaj të bashkëpunosh me ta kundër verdiktit popullor dhe kundër  kualicionit qeverisës LVV-LDK, ku LDK është pjesë e tij, ky është kulmi i tradhëtisë publike, kulmi poshtërsisë dhe i amoralitetit politik që po tregon e vepron LDK-ja.

LDK -ja rezulton kështu se ajo qënka e paparashikueshme, e papërgjegjshme, dhe ajo gjithcka e bën vetëm për interesa personale, inatesh, por mbi të gjitha LDK-ja po vertetohet se paska qenë organizatë e kalbur politike, organizatë  interesash e grupacionesh servilësh e të korruptuarish të cilët e kanë kapur dhe privatizuar atë.

LDK rezulton se funksionon vetëm  si  një organizatë e padisiplinuar politikisht, organikisht, demokratikisht dhe e papërgjegjshme edhe kombetarisht. Ashtu sikurse është kalbur brënda vetes nga autokracia,korrupsioni dhe nga jodemokraciteti e papërgjegjshmëria brënda vetes, po atë stil pune e sjellje e tregojnë  si deputetet  ashtu edhe ministrat e saj në qeverisjen LVV-LDK të drejtuar nga Albin Kurti.

Këtë derexhe të LDK-së e kishte konstatuar me të drejtë me kohë edhe populli e votuesit në Kosovë, dhe prandaj LDK gjithnjë e më shumë vetëm sa erdhi dhe ra e humbi besimin popullor thellë e më thellë vazhdimisht që nga koha e pas Rugovës. Lidershipi i LDK-së  vetëm sa paska spekulluar për interesa personale, klanore, korrupsioni e pushteti.

Ashtu sikurse edhe më parë edhe tani LDK po tregon se ajo si moral i paska mbetur gadishmëria për çdo aventurë e akrobaci politike ku elementët kryesorë të  lidershipit të  saj  u shndërruan  në vegla e në paterica politike të ish pushtetit dhe të presidentit Thaçi, thjesht vetëm për të mbrojtur interesat politike e korruptive të një klani të ngushtë që ka kapur  LDK-në.

Pra nuk është e keqja e Kosovës vetëm Thaçi por është binomi Thaçi-Mustafa.Tani nuk ka as më të voglin dyshim se dyshja  e zezë, Mustafa -Thaci, e paskan mbajtur peng Kosovën , demokracinë, drejtësinë dhe integrimin. Ata janë autorët e marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën përderisa shikoni që edhe sot kur ata të dy, por edhe të tjerët bashkë me ta,  po shfrytëzojnë krizën e pandemisë së  koronavirusit për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Kurti dhe destabilizimin e Kosovës.

Rezultatin që arriti LDK në zgjedhjet e 6 Tetorit ishte falë asaj të cilën unë e kam deklaruar qysh gjatë fushatës elektorale, është fakti se LDK pati caktuar si kandidate për kryeministre znj. Vjosa Osmani, gjë e cila ngjalli besim dhe shpresë të antarësia, te simpatizanët e LDK-së dhe te votuesit në Kosovë se gjërat po ndryshojnë për nga më e mira dhe nga përmirësimi i LDK-së.Votuesit në Kosovë e votuan LDK-në sepse shpresuan te vizioni  i Vjosa Omanit dhe te brezi i ri i politikanëve të LDK-së dhe  jo te Mustafa, Veliu e te dy e tre të tjerë të cilët së shpejti edhe do shkojnë fiasco dhe do të mbeten në kujtesë si relike e rrangalla politike së bashku me të tjerët si ata.Nëse votohet mocioni ky do të  ishte kundralegjitimitet parlamentar, pra grusht shteti për rrëzimin e qeverisë legjitime..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat