Falënderim pa kufi SHBA-vë dhe NATO-s

Opinione

Falënderim pa kufi SHBA-vë dhe NATO-s

Nga: Milazim Maraj Më: 25 mars 2020 Në ora: 00:15
Milazim Maraj

Këtë ditë u zhvilluan aktivitete të planifikuara më herët dhe të aprovuara në mbledhjen e shtabit të GO3. Në mbrëmje dolëm në Qafë të Tërzhnjeves për të vëzhguar. U futëm në pyll në një kodër nga ku dukej një pjesë e mirë e rrafshit të Dukagjinit. Ishim bashkë: Salih Çekaj(Veterani), (Isuf Haklaj – (Skifteri), Afrim Beka- (Puço), Fadil Hysen Hadergjonaj) dhe Agë Botusha. Ishte errësirë e plotë, qielli ndriçohej vetëm nga shpërthimi i granatave. Nuk mund ta përcaktonim ku po bombardohej. Gjakova ndriçohej nga flaket e shtëpive, të sajë dhe fshatrave rreth Gjakovës, që po kalleshin nga ushtria, policia dhe paramilitaret serb. Ishim të heshtur dhe asnjëherë ë parë, vetja ime nuk më është dukur më i pa vlerë së sa atë natë.

Më vete e kisha transistorin tim ”Grundig” që më shoqëroj gjatë terë luftës; e hapa dhe gjeta “Radio Tiranën”. Lajmi i parë në Radio Tirana doli:” para pak momenteve granatat e para goditën Kazermën Ushtarake të Serbisë në Prishtinë”. Lajmet në një farë mase do të na freskonin shpirtin, po të mos e kishim në shikim, pamjen e tmerrshme të Gjakovës dhe fshatrave të sajë deri afër kufirit Kosovë -Shqipëri, që po digjeshin; jo shumë larg para nesh. As kush nuk fliste, lajmet vazhduan Radio Tirana raportonte sikur kjo luftë të ndodhte diku në Botë. qetësi të tyre e ka siguruar Fatos Nano me marrëveshjen e Kretës më Kriminelin Sllobodan Millosheviq thash më vet. Për neve nuk kishte rrugë tjetër, shpresat tona ishin të zoti dhe SHBA, në fund të lajmeve doli edhe një telefonatë që u transmetua drejtpërdrejt. Ishte një zë burri që po fliste më zë shumë të ulët, kjo tregonte që ai i kishte kriminelet shumë afër:” A kam thirre të Radio Tirana”? po u dëgjua zëri i konferencierit urdhëroni” Ju thërras nga Gjakova ju lutëm bëni diçka për neve, këtu po ndodhë katastrofa njerëzore, ushtria, policia dhe disa fqinjë tonë serb, po hyjnë në shtëpia tona, po i ndajnë burrat prej grave, burrat po i dërgojnë në drejtim të pa njohur, ju lutëm bëni çka mund të bëni për neve; Gjakova po kalon momentet më të vështira, ju lutë....” fjalën e fundit nuk e dëgjuam të përfunduar.

Kjo ishte mbrëmja më e rëndë e jetës time dhe shokëve të mi. Kjo ishte mbrëmja më e tmerrshme për Gjakovën, sigurisht edhe për shumë qytete tjera të Kosovës që nuk po i shihnim. Ishte një konstatim i përbashkët, që jeta jonë pa liri nuk ka kuptim. Kjo që po ndodhë mund të shërohet vetëm më Kosovën e lirë. e meritojmë. Por gjerat nuk mjafton të i meritojmë për këto duhet të luftojmë dhe fitojmë. Pas lufte duhet të punojmë shumë që ta ndërtojmë Kosovën dhe shërojmë shpirtin tonë. Grupi fliste rrallë ndonjë fjalë secili bluante në kokën e tij gjërat e tmerrshme, sonte të gjithë ishim nga Gjakova, të gjithë i kishim familjet në Gjakovë, të gjithë përjetonim telefonatën nga Gjakova dhe lutjen:“ ju lutëm bëni diçka për neve” ai kishte shpresë në shtetin Shqiptarë sikur i mbante shpresa të gjithë shqiptaret e Kosovës. Kjo natë ishte e gjatë, më kontraversa më ekstreme në mes të shpresës dhe të vdekjes. Askush nga ne, në këtë natë nuk e ndjeu të ftohtit e natës.

Vdekja tani kishte më shumë kuptim së jeta. Kuptimin e vdekjes, e mbante qëllimi i saj për jetën e lirë të një populli të vuajtur por shumë fisnik. Afër neve kaloj një njësit i cili po kthej nga detyra. Bombardimet vazhduan, por vazhduan edhe masakrat serbe në çdo fshat të Kosovës. Tani më kujtohet thënia e një gjenerali Amerikan më të cilin isha takuar në Tiranë dhe me fliste për pas luftën në Kosovë, e cila ende dukej larg ” Vietnami gati e pat humbur pavrsinë pas lufte, sepse i beri drejtor të fabrikave komandantet e luftës”. Askush nga shokët tonë nuk e kishte menduar një pas lufte të tillë. Tani e kemi të çartë. Pas lufta duhet të ndërtohet më përkushtim, mençuri, guxim dhe vendosmëri dhe më qellim të jetës së lumtur për të gjithë. Falënderim pa fund dhe përjetësisht për SHBA dhe NATO.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat