Letër e hapur Ministres së Arsimit, Hykmete Bajrami

Opinione

Letër e hapur Ministres së Arsimit, Hykmete Bajrami

Dr. sc. Astrit Sahitaj  Nga Dr. sc. Astrit Sahitaj Më 25 mars 2020 Në ora: 13:24
Hykmete Bajrami

Ministre e Arsimit, Hykmete Bajrami ke merita për organizmin e mësimit në distancë nga klasa 1 deri 5 që do të jetë fillimisht në gjuhën shqipe dhe matematikë, të cilat do të transmetohen në RTK1 dhe RTK4.

Shumë intelektualë por edhe unë vazhdojmë t’i shpalosim problemet e arsimit në shoqërinë tone. Që nga koha e tranzicionit 2000-2020, çdo fillim të vitit të ri shkollor dalin në sipërfaqe problemet e shumta që ekzistojnë në arsimi.

Problemet e grumbulluara me vite në arsim nga korrupcioni vetëm sa vijnë e shtohen. Për shkak të kushteve të këqija, një numër i konsiderueshëm i shkollave edhe sot e kësaj dite akoma nuk kanë filluar me zhvillimin e procesit mësimor sipas standardeve dhe reformave.

Nga ana tjetër, lirisht mund të konstatojmë se për gjendjen e krijuar në arsimin në Kosovë, fajtor kryesor janë partitë politike.
“Konfrontimet që bëhen mes partnerëve të koalicionit e çuan sistemin arsimor në shkallën më të ulët të mundshme, nga e cila më së shumti pësojnë fëmijët që mësojnë ose edukohen – kjo është e papranueshme. Këto dukuri të problemeve të shumta në arsim zanafillën e kanë që nga viti 1999.

Të jesh prind, është një privilegj i madh në Kosovë, por edhe një përgjegjësi akoma më e madhe në këtë situate të krijuar nga Covid 19, por vështirësia më e madhe është edukimi i tyre në këtë gjemdje nëpër shtëpi.

Ministria e Arsimit, është autoriteti më i lartë ekzekutiv i menaxhimit të arsimit parauniversitar, e cili ka për mision zbatimin e politikave kombëtare arsimore në Kosovë. Ministria filloi së zbatuari procesin mësimor online për klasën 1 deri 5, ndërsa shumë shpejt pritet të fillojë prodhimi i materialit për klasën 6 deri 9, dhe më vonë edhe për gjimnaze dhe shkolla profesionale.

Mëshimdhënësi është person i autorizuar për edukimin e një apo më shumë personave. Në jetën e përditshme më së shpeshti mësimdhënësit janë ata persona të autorizuar që të edukojnë fëmijët e moshave të ndryshme. Jemi në përcjellje të praktikave të mësimdhenjes në RTK1,2. Ne bazë te studimit organizmin e mesimit online duhet të behet nga Google. Duhet pergaditur te gjitha klasët online ne programin Google Classroom. Ky aplikacion duhet te aplikohet nga të gjitha shkollat e Kosovës. Me kët mesim online në Google Classroom do të jet hapi i pare i reformimit te arsimit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat