Nuk mundem t'ju quaj ndryshe, vetëm mjeran!

Opinione

Nuk mundem t'ju quaj ndryshe, vetëm mjeran!

Nga: Petrit Dibrani Më: 25 mars 2020 Në ora: 14:39
Kuvendi i Kosovës

Jeni mjeran, të mjer, të pasur në xhepa dhe të varfër në mendje, në kokë.

Në kohën kur i mbarë globi përballet me COVID 19, dhe  secili shtetë merr masa të rrepta për mbrojtjen e qytetarëve të vet, ju mjeran me maska si palaqo, tentoni madje edhe të rrëzoni qeverinë.

Marre për ju!

Besoni, në zgjedhjet e ardhshme kur do që të mbahen, qytetari, sovrani do t'ju ndëshkoj me votën e tyre.

Jo rastësishtë, të rinjët ikin q'do ditë nga atdheu i tyre Kosova, ju jeni fajtor, ju mjeran!

Njëzet vjet pas lufte, asnjë veprim konkret për hapjen e vendeve të punës.

Oh ju mjeran, merruni me qytetarët e ngujuar, të cilët nuk kanë as ushqim të mjaftueshëm dhe mos të flasim artikuj higjienik.

Mjeran thirrni mendjes, qytetarët janë të izoluar, dhe presin ndihma nga ju, që përplaseni në këtë kohë të pandemis, për pozita!

Me votën e qytetarëve jeni ulur në ato karrige dhe merrni paga të majme, marre për ju.

Tani po shihet fytyra e juaj e vërtet, po shihet shumë qartë se sa jeni të interesua për qytetarët, po shihet shumë qartë sa ju e doni atdheun tonë të përbashkët, veprimet e iuaja tregojnë, jo fjalimet më shumë se boshe, duke u sharë dhe duke u fyer me njëri tjetrin!

Edhe njëher thirrni mendjes, keni qytetarë që po luftojnë me jetën nga pandemia, madje edhe një të vdekur.

Marre për ju mjeran!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat