Parlamenti i Kosovës po zhvillon sot një seancë për të shqyrtuar mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti, pa i mbushur ende as pesë javë jetë

Opinione

Parlamenti i Kosovës po zhvillon sot një seancë për të shqyrtuar mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti, pa i mbushur ende as pesë javë jetë

Nga: Frank Shkreli Më: 25 mars 2020 Në ora: 17:10
Frank Shkreli

Shpresa ime, sic mund te shihni me poshte, pas zgjedhjeve Tetorin e kaluar ne Kosove, ishte se me ne fund kemi te bejme me nje model te ri qeverisjeje nder shqiptaret, si rezultat i koalicionit midis Vetvendosjes dhe LDK-se. Fatkeqsisht, politikat dhe interesat e vjetra, te mbrendshme dhe te jashtme, paskan pasur plane te tjera. Ku tjeter ne bote ndodhe qe ne kulmin e nje krize shendetesore si kjo e virusit korona, te rrexohet qeveria, duke i shkaktuar vendit edhe nje traume tjeter, pervec asaj shendetesore?

 Klases politike shqiptare ne Kosove, por edhe ne Shqiperi, i ka dale boja. Per dekada tashti po e provojne se nje shumice e tyre nuk eshte e denje as te kujdeset per nje kotec pulash, e jo me tu besohet pergjegjesia e qeverisjes se nje vendi.

Me maska ose pa maska, madje edhe me thes mbi koke, shqiptaret dhe bota u njeh tashti si te pa afte per te bashkpunuar me njeri tjetri, madje edhe perball nje krize kombetare dhe nderkombetare, sic eshte perhapja e virusit korona. Midhni mendet, tregoni pak atdhedashuri dhe vullnet te mire politik per tu marre me sfidat serioze me te cilat perballet Kombi shqiptar dhe lini menjane grindjet politike, per nje kohe me te pershtatshme.

 Asnjeri prej jush, sado te zotin ta konsideroni veten, nuk i zgjidh dot problemet politike dhe ekonime, vetem, as si individ as si parti. Por me marrveshje politike, te bashkuar me nje mendim e me nje qellim, mund te beni mrekullira.

 Deshtimet dhe zhgenjimet e njepasnjeshme te kesaj klase politike, si rezultat i grindjeve te tyre politike, nuk nderojne sakrificat sublime te qindra mijera shqiptareve qe gjate shekujve ka dhene jeten per liri dhe per nje te ardhme me te mire per te gjithe shqiptaret, ane mbane trojeve te tyre ne Ballkan.

 Reflektoni! Delni mbi interesat personale politike, ekonomike dhe partiake. Mbroni interesat e perbashketa kombetare! Kjo eshte pergjegjesia kryesore qe votuesit u kane besuar ju. Rreximi i qeverise se koalicionit nuk eshte ne interesin e Kosoves, ne kete moment, nderkohe qe vendi dhe bota gjendem perballe nje sfide shendetesore qe po tunde themelet, jo vetem te shendetit ne bote, por edhe bazat ekonomike, duke rrezikuar exhe mireqenjen materiale te njerezve ane mbane botes. Teflektoni, seriozisht!

Ende nuk eshte vone!

Frank Shkreli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat