Uniteti bëhet pa kushte, pazaret bëhen me kushte!

Opinione

Uniteti bëhet pa kushte, pazaret bëhen me kushte!

Nga: Petrit Dibrani Më: 25 mars 2020 Në ora: 22:02
Petrit Dibrani

Ju mjeran, deputet të parlamentit të Republikës, mendoni për qytetarët, mendoni dhe keni parasysh gjendjen e rëndë, ekonomiko sociale, dhe tani me gjendjen e rënduar emocionale, të izoluar për arsye që tani më dihen.

S'ka unitet me kushte, pazaret bëhen me kushte, madje tani ne si qytetarë ndëgjojmë dhe lexojmë, se si një deputet në njërën anë thotë do "gjunjëzohem"   ndërsa Kryetari, i subjektit politik që i takon ky deputet shkruan!

Citoj: Nuk e kam deleguar askënd të flas në emër të subjektit politik, dhe as deputetin në fjalë!

Oh ju mjeran deputet të Republikës, për fatin tonë të keq, nga ju po ndëgjojmë vetēm përralla dhe hipokrizi!

Ju mjeran deputet, mos harroni ju pagat e majme i merrni nga taksapaguesit, nga buxheti ynë i përbashkët!

O ju deputet pa dinjëtet, përrallat e juaja të mbrapshta, qytetarët do i hudhin në shportat e mbeturinave!

Qytetarë të dashur!

Të jemi më vigjilent si asnjëher më parë, të bashkuar, duke ndihmuar njëri tjetrin, dhe mos t'ju besojmë përrallave të deputetëve mjeran, e aq më pakë, thirrjes së Presidentit të Republikës që mos ta respektojmë, vendimin për kufizim të lirë të lëvizjes.

Presidenti i Republikës më shumë se i mjerë!

Në vend se të jet unifikues, të paktën ti mbështes qytetarët moralisht. Presidenti i mjerë bënë thirrje për mosrespektim të vendimit të qeverisë, që mos të respektohet, koha e caktuar e kufizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve.

Ky President, disa ditë më parë kërkoi që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme!

Ç'farë hipokrizie!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat