Kuvendi i turpit dhe 'mbeturinat' e politikës! - Bota Sot
Kuvendi i turpit dhe 'mbeturinat' e politikës!

Opinione

Kuvendi i turpit dhe 'mbeturinat' e politikës!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 26 mars 2020 Në ora: 12:17
Ismail Muqiqi

Mbeturinat e së kaluarës të cilat jan strehue nëpër të ashtuquajtura parti politike për ta rrëmbye pushtetinë në mënyrën më përfide, tregon se Shoqëria Kosovare është në krizë dhe ka probleme të shumta në zhvillimin e moralit,humanizmit dhe të avancimit të demokracisë. Këto klane dhe grupe të strehura nëpër partit politike, të cilët karakter dhe moralë e kanë vetëm servilitetin ndaj liderit apo kryeklanit, i kanë uzurpuar pozitat në organet e partisë dhe vështirë mundë të deprotojnë idet e figurave të reja reformatore të cilat shumë i duhën politikës Kosovare. Kjo më së miri u pa në mbledhjen e Parlamentit të Kosovës. Të ashtuquajturit Deputetë të cilët e gënjejn elektoratinë dhe flasin në emër të popullit, janë të njëjtat figura të cilat që nga paslufta bëhen Deputetë me listat e preferuara të liderit të partisë apo të këtyre klaneve, duke shantazhue dhe kontrabanduar elektoratinë i cili asnjëhere nuk do ti kishte votuar kurrë.

Se me të vërtet politika kosovare ka degraduar deri në atë shkallë, u pa dje para opinionit të gjërë dhe nga agjencitë e ndryshme dhe mediumet Botërore.

Se kjo politikë dhe kta liderë nuk kanë dinjitet dhe janë të zhveshur nga ndjenja dhe nga karakteri i arsyes, u pa kur Ambasadorët e vendeve mike të Kosovës apeluan që të ruhën instuticionet Demokratike të Shtetit të Kosovës në këto ditë të vështira, kur Koronavirusi po atakonë gjithë planetin dhe e nesërmja është e paparashikushme.

Këta uzurpatorë nuk e dëgjuan as mesazhin (apelinë) e vajzës së Nekibe Kelmendit e cila humbi po thuajse gjithë familjën nga kriminelët serbë.

Këtyre matrapazëve nuk u bëri përshtypje as apeli i deputetës Saranda Bogujevci, e cila gjatë luftës humbi gjithë familjën dhe sot shëndeti i sajë ende është me trauma të luftës.

Këta dhe këto klane mafioze nuk u bëri përshtypje as fjalimi i Kryetarës së Parlamentit zonja Vjosa Osamani në të cilën duhet të krenohet Kosova.

Këtyre nuk u bëri përshtypje as apeli i heroit të gjallë të luftës së Kosharës,burr i vërtetë Deputetit Anton Quni.

Por këta deputetë të partive të organizuar dhe të mobilizuar kishin vetëm një kauzë e ajo ishte rrëzimi i Qeverisë Kurti.

Një mendimtarë thotë: "Mos të habitën pse disa nuk i vran ndërgjegjja, sepse ata e kan vra me kohë ndërgjegjjen e tyre".

Ky Parlament i sponsorizuar nga grupet e partive politike të organizuar me maska e pa maska me listën serbe dhe me minoritete pa kurrizë, arritën ta rrëzojnë Qeverinë e cila doli nga vota e elektoratit dhe në bazë të sondazheve, anketave dhe analizave që u bënë gjatë punës së sajë 3 mujore ishte shpresë e madhe se më në fundë shteti i Kosovës do të marrë rrugën e duhurë për ta luftuar të keqën dhe për të bërë ndryshime në ndërtimin e Shtetit normalë.

S'don mendë së këtë mocionë kundër Qeverisë e bënë dhe u organizuan ata të cilët pas luftës përmes politikës dhe pozitave të cilat i shfrytëzuan kan krijuar pasuri e disa nga ta nuk i dinë edhe të gjitha pronat ku i kanë.

Ky është motivi, ky ishte sikleti, ky ishte veprimi që me ç'do kushtë të rrëzohet Qeveria Kurti e cila ishte në rrugë të drejtë për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar i cili nuk don komentë.

Për rrëzimin e Qeverisë përposë klaneve mafioze të cilat e zhvatën dhe e shkatërruan ekonominë dhe pasurinë e Kosovës, më së shumti u gëzua Serbia përkatësishtë Qeveria në Beograd ku mbramë top lajmë kishte se u rrëzua Qeveria e Albin Kurtit në Kosovë.

Kauzat për ruajtjen e raporteve me miqët tanë përkatësishtë me Amerikën janë kauza që më askushë nuk ju besonë.

Nuk ju besonë sepse Amerika me kohë ka kërkuar partneritet me Kosovën duke kërkuar luftën kundër kurupsionit dhe krimit të organizuar sundimin e ligjit ,shtetin ligjorë, zhvillimin e ekonomisë dhe të vlerave demokratike.

Këto kanë qenë dhe janë kërkesa të Qeverisë Amerikane dhe këto figurojnë në raportet zyrtare të Shtëpisë së Bardhë dhe Qeverisë Amerikane,

Në fundë gjendja ekzistuese në politikën dhe Shoqërinë Kosovare për ta ndërtue shtetin është shqetësuese dhe shumë brengosëse.

Eshtë shqetësuese se antivlerat, të korruptuarit të pa dishmit, të konsumuarit akoma po sillën dhe po veprojnë dhe po i sjellin dëmë Shtetit të Kosovës.

Shqetësimi edhe më i madhë është qëndrimi dhe pasivizimi i pjesës intelektuale të Kosovës.

Kjo pjesë e shoqërisë e cila është shkolluar ngritë dhe ndërtuar me ndihmën e familjës të shoqërisë apo edhe me përkrahjen e gjërë të instuticioneve ka kohë që ka ra në gjumë.

Populli shpresat gjithmonë i ka mbajturë tek pjesa e intelegjencës, intelegjencë kjo që ka për obligim dhe borgjë të thotë mendimin e vetë dhe të veprojë në momentet kur shteti apo shoqëria është një udhëkryqë, në vështirësi apo në krizë,morale,politike apo shtetërore.

Andaj në fundë po theksojmë se është imparativë i kohës që në Kosovë të ndërtohet një frymë e re politike e cila program dhe platformë duhet ta kishte qytetarin dhe shtetin si rrugë të vetme për ti larguar këto parti apo grupe, klane të cilat për ditë e më shumë po i shkakëtojn gërrdi popullit.

Edhe diqka: Ta rrënosh Qeverinë dhe mekanizmat tjerë, në këtë moment të pandemis botërore nuk don komentë.

Këta janë patriotët që thirren në luftën e UÇK-së, në ruajtjen dhe zhvillimin e shtetit të cilët po e mbysin shpresën, vizionin e gjeneratave të rinjëve dhe të rejave të Kosovës martire.

Vetëm mendja e shëndosh dhe ndihma e Zotit mundë ta ndryshoj gjendjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat