A duhet Vjosa Osmani të jetë në LDK, të kalojë në Vetëvendosje apo të krijojë parti të re? - Bota Sot
A duhet Vjosa Osmani të jetë në LDK, të kalojë në Vetëvendosje apo të krijojë parti të re?

Opinione

A duhet Vjosa Osmani të jetë në LDK, të kalojë në Vetëvendosje apo të krijojë parti të re?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 26 mars 2020 Në ora: 14:34
Vjosa Osmani

Divergjencat në mes të disa nga figurat kryesore në LDK tanimë nuk janë të panjohura. Në njërën anë Vjosa Osmani me disa deputetë të tjerë të LDK-së, dhe në anën tjetër Agim Veliu më pjesnë tjetër. Këto dallime mes tyre u thelluan qysh nga shkarkimi Ii Agim veliut, që pasojë me dërgimin e mocionit në Kuvend nga ana e LDK-së. Po në këtë mbledhje të LDK-së, Vjosa Osmani u shpreh kudnër këtijmocioni. Këtë e deklaroi zonja Osmani e cila konfirmojë se “Unë e Lumir Abdixhiku, nuk kemi votuar për mocion ndaj qeverisë Kurti”,, megjithatë mocionu u dërgua me shumicë votave brenda strukturave vendimarrëse të LDK-së.

Pas këtij vendimi të LDK, Vjosa Osmani u bëri thirrje deputetëve të votojnë kundër mocionit, duke ngjallur kështu reagimet e ashpëra nda krerët kresor të LDK-së. Ishte fillimisht Isa Mustafa, i cili nëpërmjet një shkrese iu është drejtuar strukturave të LDK-së, por gjithashtu edhe një mesazh drejtuar Vetëvendosjes.Përveç tjerave z.Mustafa i ka dërguar mesazhe edhe nënkryetares së partisë dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani duke thënë se nuk është e natyrshme që dikush që është pjesë e LDK-së të jetë kundër vendimeve të LDK-së. Më i ashpërnë qëndrimet ndaj zonjës Osmani ka qenë ish-ministri i MPB-së, Agim Veliu i cila ka thënë se Vjosa Osmani dhe deputetët e tjerë që dolën kundër votimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti nuk kanë vend në LDK. Një formë e tillë kërcënimi ndaj dikujt që mendon dnryshe nukë shtë fromë demokratike, aq më tepër në një parti më traditë në tolerancë.

Sulmet  ndaj Vjosa Osmanit vazhduan edhe nga deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, duke thënë ka se LDK-ja e ka bërë Osmanin kryeparlamentare, e cila sot sipas tij, po vepron kundër partisë së saj. Të tilla sulme vetëm sa ndikojnë negativisht në LDK, e cila më tepër se të tjerat duhet të dëshmojë se ka frymë demorkatike ku lejohet mendimi ndryshe, por në fund fiton shumica. Këto qëndrime vetëm sa mund të largojën Vjosa Osmanin nga LDK, pasojat e të cilës do të duken të pakapërdishmë për vet LDK-në. Vjosa nukë shtë vetëm një anëtare e thjeshtë e LDK-së . Fal saj LDK ka arritur të merr mbi 200.000 vota, andaj LDK duhet ta ketë këtë parasysh.

Për të gjithë ata që kërkuan largimin e saj nga LDK Vjosa Osmani u shpreh “ Mendjeshkurtrit më akuzojnë se unë po e tradhtoj LDK-në.”Për të deklaruar se janë parimet për të cilat “duhet ta paguash çmimin e parimit”. Osmani shtoi se do qëndroi mbi parimet e partisë për sa kohë që partia e saj do bëj më të mirën për qytetarin, por do vihet në pikëpytje nëse vazhdohet me këtë qasje.Prandaj LDK bën mirë të reflektoj, se nëse i mbyll të gjitha mudnësitë zonjës Osmani, do e detyrojnë të largohet, pasojat për LDK do të jenë të pariparueshme. LDK duhet të merr parasysh pakqënaqësitë e njeriut që i solli të gjitha ato vota, dhe këtë nuk duhet të injoroj askush. Tek e fundit ështe elektorati i LDK-së ai që ka mbështet Vjosën, edhe kur disa i kanë treguar asaj derën. Askushnuk ka të drejtë të i tregoj Vjosës derën kur është me e votuar se të tjerët, Vjosa nuk është në LDk me ëmerim por me mbështetje të qytetarëve, të cilët ndajnë po ashtu shqetësimet e saja me atë që po ndodh në LDK.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat