1. Nuk shkonte.
LDK e ktyneherit, për rininë e LVV-së m'u lidh me ta ishte si m'u lidh me pshollak.
2. Albini sot tha: ka qenë rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme.
Pra, krejt Kuvendi janë çu dje n'kam për me ngrit nesër LVV-në ?.
Kurse, ato shtete evropiane që ishin kundër rënies së qeverisë, ishin kundër ngritjes së nevojshme të LVV-së.
Nuk më bind.
Këto fjalë për mua janë si ena e praruar në ar, që shërben për zbukurim, e jo për t'u ushqyer ne të.
3. Asnjëri nuk është i sinqert.
Isa Mustafa menjëherë pas rrëzimit të qeverisë Kurri tha se do ribashkim me LVV, se këtyre psikopatëve kush s'u bie n'fije, këtyre që s'kanë ndjenja, u pëlqen loja e llampave dhe sidomos 'ribashkimi traumatik' që ndodh pas një përvoje dramatike në çift.
Por ama Isa tha që do të jenë përsëri ne LVV për të mbijetuar nga fundi i pusit ku e ka çu LDK-në.
Se, LDK ose mbijeton duke e sha Kadri Veselin, ose duke u përbishtu me LVV. Nuk ka ardhmëri të veten.
Isa Mustafa qe sa vjet e huazon ardhmërinë e tij.
4. Albin Kurti e kishte shansin të bëhej i keq me t'keqin, të bëhej intrigues që do t'ia ndyshonte Hashimit edhe ADN-në, por jo, Albin Kurti i ndershën, dje pa apo me vetëdije e mbrojti Hashim Thaçin.
Qysh e mbrojti?
E mbrojti (para amerikanëve) kur tha 'më ka thënë Presidenti, eja shkojmë e bëjmë marrëveshjen me Serbinë në Washington, dhe e heqim qafe Serbinë'.
Pra, e paraqiti Hashimin si besnik i zjarrtë i Shtëpisë së Bardhë, që e jep edhe Kosovën për Amerikën. Grenelli kështu ka qejf.
.
Duke e pas mundësinë ideale me paraqit dallavergji, intersgji dhe dyftyrësh, siç është Hashim Thaçi.
Një 'tata-mata' thotë: Tri orë më ka mbajt në takim. Nuk e kisha besuar që e shoh në atë gjendje pa rrugëdalje.
Në një moment ka qajt si fmija, më ka ra në dy gjujtë e më ka thënë, 'Ti je i zgjedhuri i popullit', prej teje varet shpëtimi i Kosovës nga copëtimi. Po duan me na marrë Trepçën, me nda me serbët; po duan amerikanët me na detyru me nda Ujmanin me Serbinë, po na i japin do katunde të Preshevës për ta dhënë Mitrovicën në shfrytëzim të Serbisëbpëe 99 vjet....Po e kthejnë Serbinë në Kosovë, o Kryeministri më i mirë.... eja e gjejmë mënyrën m'i refuzu këtë psikopat deri në nëntor, se na u kajt nana'.
E jo me fol n'hava për një marrëveshje që krejt e kemi lexuar por nuk e komentojmë...Jo me fol për gjakun para shampanjës, jo m'u bë i ndershëm me t'pamoralshmin dhe me bë veten Endriti me ta 'pre' kryt me sharrën e babës së vet, si një degë e tepërt.
Nuk fiton asgjë që je i mirë me t'keqin. Sepse e ke obligim me mujt t'keqin.
Merr shembull nga njerëzit që s'ta mbushin syrin por ta lënë kopilin te dera.
E jo që këshillohesh me ata që i ka rrëzu Hashimi, para se me t'ardh rendi ty.
5. Pesë minuta para se të binte qeveria, Albin Kurti e quajti Isa Mustafën, profesor.
Profesor j kujt? I çkafit? Ngjitja vlla një 'bisht'.
Le kulturën.
Është koha e guhaçëve, është koha me thy eshtra me gjuhë, si Trumpi, Borisi e Edi Rama.
Sa më arrogantë me rivalët, aq më të dashur për popullin.
Tregoje të vërtetën, mos e kurse.
Pse e ruani njëri tjetrin dhe pse u rrëzuat duke u mbajtur fort për njëri-tjetrin, që të gjithë me dal prej dramës pa therr n'këmbë.
6. Mos trego çka mendon për Grenellin. Mendo ndryshe, e fol ndryshe. Blej kohë.
Kurrë mos thuaj 'Jo' me gojë. S'ke nevojë. A i ke pa njerëzit e suksesshëm, as nuk thonë Jo, as nuk të kryejnë punë. Kështu, s'ke u kapesh se 'heshtja nuk mund të lexohet e as të keqinterpretohet'. Heshtja është mjeti më i egër i ndëshkimit. Më e rëndë se secila fjalë.
7. Kur po e shoh fytyrën e Isa Mustafës sot, ato vetullat e tij si thyese, me ata sy pa lot, po më duket sikur ky është ai qafiri (që pa lejen e Zotit) e ka thy murin e ngujumit dhe i ka liru nga izolimi Xhuxh Maxhuxhët që m'u kthy përsëri me ba zullum mbi ne.
Për metaforë, supozohet se xhuxh maxhuxhët (gog magogu) janë bllokuar në murin e Dhulkarneinit, që sipas shoklarëve të fesë, supozohet se ndodhet q'atje te muri i madh kinez ose te ato fortifikatat e Derbentit në Rusi.
P.S.
U çova me një gropë në zemër. Që të shpëtoj të mos bie në gropën e zemrës sime, nxitova e dola në ballkon.
Natyra ka çel edhe pa ne, zogjtë fluturonin pa asnjë pengesë, askush nuk na kërkonte, qielli dukej i bukur anipse nuk e shikon askush. Të gjithë sot jemi ngujuar, nga frika se padashur do ta vrasim njeri-tjetrin, deri në një. E mendova kush do të ishte aq i pafat që të mbijetonte i fundit në këtë botë!
Ndjeva sikur natyra ka çel të pame për njerëzimin, të pame pa lot e pa vajtim, për njerëz të gjallë, që presin në rend të dalin nga varri. Se 'shtëpi' i thonë edhe varrit, shtëpi i thonë edhe burgut. E vdekje i thonë edhe gjumin.