Kur hienat fajsojnë viktimën

Opinione

Kur hienat fajsojnë viktimën

Nga: Skender Musliu Më: 26 mars 2020 Në ora: 16:49
Skender Musliu

Me kërkesën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës, mbrëme vonë Kuvendi i Kosovës me 2/3 të votave rrëxoi Qeverinë Kurti.

Pas leximit të kërkesës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, shefi i grupit parlamentar të LDK-ës, Arben Gashi dha arsyetimin. Në debat për arsyetimin e mocionit u përshfinë disa deputet të LDK-ës. Emruesi i përbashkët i arsyetimeve të tyre ishte jokoherenca dhe fjalimet kontradiktore. Dikush thoshte se mocioni është bërë për shkak të shkarkimit të Ministrit Agim Veliut, dikush thoshte shkaku ishte mosheqja e tarifës ndaj Serbisë, kurse tjerët thonin edhe njerën edhe tjetrën duke shtuar se si shkak ishte edhe prishja e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por edhe sikur të kishin patur arsye për mocionin, në momentin kur bota po ballafaqohet me pandeminë më të madhe që nga viti 1920, kur ditëve të fundit në Spanjë vdesin nga 500 deri në 600 persona në ditë, kur pjesa më e zhvilluar e Italisë, Lombardia është në kolaps sanitar dhe viktimat transportohen me kamiona të ushtrisë, kur edhe shtetet tjera më të zhvilluara dhe më të avancuara me sistemin shëndetësor hasin në vështirësi të mëdha në menagjimin e kësaj situate, kur edhe Kosova është prekur nga ky virus vdekjeprues që mund të sjellë pasoja të paparapa për shënden publik, Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me PAN-in, në mënyrë të papërgjegjshme dhe kriminale, gjetën guximin t’a rrëxojnë Qeverinë Kurti, pjesë e cilës ishte edhe ajo vet, por LDK-ës dhe opozitës, si po duket, nuk po ju intereson shëndeti publik i qytetarëve, që shifet nga fakti shëndetësinë e Kosovëse kanëlënë në gjendje të mjerueshme.

Edhe përkundër thirrjeve të Ambasadorëve të kuintit në Kosovë, 6 deputetëve të Parlamentit zvicëran, mikeshës së shqiptarëve, Zonjës Doris Pak, Bashkimit Europian, disa deputetëve të Bundestagut Gjerman, Berlinit dhe Parisit, të shumë faktorëve tjerë relevant të politikës ndërkombëtare dhe kërkesave të brendshme, për tërheqjen e Mocionit, prap se prap hienat dëmtuan viktimën.

Rrëximi i një Qeverie në pakohë,në gjendje emergjente dhe pa arsye të bazuara, nuk është thjeshtë rrëxim i Qeverisë, por bëhet fjalë për përmbysje të pushtetit që është shumë e afërt me grush-shtetin.

Ky veprim sigurisht se është organizuar dhe orkestruar paraprakisht prapa skenave për pazare dhe interesa personale dhe për t’iu ikur përgjegjësive para organeve të drejtësisë, që i presin.

Ata që votuan për përbmysjen e Qeverisë, kanë votuar për profiterat e luftës, kriminin e organizuar dhe korupcion, kurse ata që ishin kundër, kanë votuar për një qeverisje ndryshe, për luftë kundër korupcionit, nepotizmit, servilizmit, klientelizmit dhe kundër së keqes.

Mjerisht dhe fatkeqësisht edhe në këtë rast, ashtu si edhe më parë, disa portale, disa të ashtuquajtur gazetarë, analist dhe opinionist, në mënyrë të paskrupult, pa kurfar turpi dhe me shumë nervozizëm, dalin publikisht dhe mbrojnë përmbysjen e Qeverisë, duke ia mbajtur anën krimit të organizuar dhe nëntokës së inkriminuar, nga të cilët ata paguhen. Këta nuk janë gjë tjetër përveç se gazetar mercenar. Me komentet, analizat dhe shkrimet e tyre ata kanë për detyrë t’a shtrembërojnë të vërtetën dhe t’a dezinformojnë opinionin duke mbrojtur patronët e tyre. Madje një analist mbrëmë shkoi aq larg sa që fjalën e mbrëmshme, që ishte shumë konstruktive, të Zonjës Osmani e quajti fjalim puro komunist.

Nëse krahasohet puna e qeverive të 20 viteve të fundit dhe puna sapo e filluar e Qeverisë Kurti, sipas shumë mendimeve të analistëve të huaj dhe shumë qeverive europiane, konsiderohet si qeveria më serioze dhe më e përkushtuar në luftën kundër korupcionit dhe zbatimit të ligjit, që shihet edhe nga shkarkimi i disa Bordeve partiake, ku kishte paga deri në 12 mijë euro, anulimin e disa tenderëve koruptiv, shkurtimin e pagave të funksionarëve e tjera.

Puna e kësaj Qeverie i ka penguar dhe friksuar personat e krimit të organizuar,nëntokës së inkriminuar kosovare, të koruptuarit , ata që janë marrë me nepotizëm, klientelizim, servilizëm, ata që shkatërruan lumenjt, pyjet, tokat bujqësore, natyrën, ata që gjunjëzuan ekonominë, që shpërngulën popullatën dhe ata që i frikohen Vetingut.

Mbrëmë vonë, pas mbledhjes së Kuvendit, zoti Kurti shkarkoi zëvendës kryeministrin e tij, Avdullah Hotin. Sot në pyetjen e një gazetari drejtuar Isa Mustafës, se a do t’i tërheq ministrat dhe zevendës ministrat e LDK.-se nga Qeveria në detyrë, ai përgjigjet se për shkak të emergjencës sanitare nuk do t’a bëjë këtë, që sigurisht se është një veprim pozitiv. Mirëpo parashtrohet pyetja, pse Isa Mustafa paraqiti kërkesën e Mocionit apo nuk e tërheqi ate pikërisht në gjendjen e kësaj emergjence sanitare ?! Këtu edhe shifet demagogjija, paradoksi, manipulimi dhe mashtrimi i tij me votat e qytetarëve, në profit të tij.
 

Duhet theksuar se LDK-ja e sotme nuk ka asgjë të përbashkët me Lëvizjen gjithëpopullore të viteve të 90’ që u materializua me themelimin e LDK-ës. Sot LDK-ja është produkt i Kuvendit të karikave, Kuvendit për pushtet, që devijoi vizionin dhe konceptin e LDK-ës të Ibrahim Rugovës.

Derisa në LDK ende qëndrojnë njerëzit e kriminalizuar, të zhytur në korupcion, nepotizëm, ata që uzurpuan dhe keqpërdorën interesat e popullit për pasurim personal, familiar dhe partiak, kjo parti nuk do të mund të çlirohet dhe të demokratizohet.

Mirëpo çdo e keqe e sjell një të mirë. E keqja është përmbysja e Qeverisë, kurse e mira mund të vijë. Kjo e mirë mund të ndodhe atëherë dhe vetëm atëherë kur Zonja më e votuar e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me intelektualët e rinjë të LDK-ës ekzistuese, formojnë një parti të re po ashtu me fjalët LDK, por me një parashtresë apo prapashtesë, ndoshta si LDKD – Lidhja Demokratike e Kosovës Dardane, që do të ishte një parti e përbërë nga të rinjtë dhe të rejat, të pakuruptuar, të pashantazhuar, të pakapur nga sistemi dhe shteti, njerëz të pastër dhe të denjë t’a përfaqësojnë, jo vetëm partinë, por edhe shtetin.

Kur të krijohen kushtet, kjo parti e re e skenës politike së Kosovës, në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme, do të mund të bëjë një koalicion parazgjedhor me Lëvizjen vetvendosje, që ndoshta do të mundësonte formimin e një shumicë e re në Parlamentin e Kosovës duke formuar një Qeveri të pa koruptuar, pa koalicion me parti tjetër.

Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për momentin, kështu njerëzit e inkriminuar që shkatërruan shtetin e Kosovës, një herë e përgjithmonë do të largoheshin nga skena politike duke sjellë ndryshime edhe në partitë tjera të Kosovës. Vetëm kështu do të demokratizohej dhe t’a merrte të mbarën Kosova.

Në këto momente të vështira po ashtu duhet përmendur, inkurajuar dhe falemnderuar sistemin shëndetësor të Kosovës, policinë dhe institucionet e Kosovës të cilët me shumë pak mundësi materiale po bëjnë maksimumin e tyre për shëndetin publik.

Rrini në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat