Thaçi dhe Mustafa, fatkeqësia e Kosovës dhe e kombit shqiptar

Opinione

Thaçi dhe Mustafa, fatkeqësia e Kosovës dhe e kombit shqiptar

Hajro Limaj Nga Hajro Limaj Më 26 mars 2020 Në ora: 17:33
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Ashtu si gjatë luftës çlirimtare të viteve 1998-1999, shumë shqiptarë nga krahinat e Shqipërisë u bënë pjesë direkte e kësaj lufte, duke u angazhuar dhe luftuar njësoj sikur të ishte në tokat e Shqipërisë. Çlirimi i Kosovës nga  gjakatari i Beogragit,Milosheviçi, ministër informacioni i të cilit ishte presidenti i tanishëm i Serbisë, miku i Hashim Thaçit, u përjetua me  gëzim dhe lumturi nga i gjithë popullit shqiptar, në të gjitha trevat e tij. Kjo luftë ,ku u derdh aq shumë gjak dhe  sakrifica, solli   krijimin e shtetit të pavarur, sovran, me terësinë territoriale të njohur nga 115 shtete. Mbështetja Amerikane dhe e Bashkimit Europian,me në krye Gjermaninë, sollën këtë të drejtë të ligjeshme të Kosovës tonë martire.Por, fatkeqesisht, Kosova “u pushtua” nga të ashtuquajturit “clirimtarë”, veçanërisht nga Hashim Thaçi, i cili  edhe gjatë luftës nuk ka patur vlerat dhe sakrificat e atyre që luftuan realisht në front dhe dhanë jeten e tyre dhe të familjeve, të cilët Thaçi, shumicën i ka braktisur nga idealet e tyre dhe i ka harruar gjatë viteve të qenies në kolltukët e lartë qeveritarë dhe shtetërorë..                                                                                       

Një analist i paanshëm kombëtar, që ndjek me vëmendje dramat politike dhe shtetërore qe po i sjell Kosoves  Hashim Thaçi,  i mbështetur nga Isa Mustafa, aq i përkushtuar për destabilitetin e Kosovës e ka  shumë të qartë misionin e tyre të ndyrë karshi lirisë, pavarësisë, sovranitetit, prosperitetit të Kosovës. Ndryshe nga sa përrallis në fjalime, Kosovën Hashim Thaçi e burgosi ndërkombëtarisht nga politikat e tij, fakt që  shprehet qartësisht që vetëm Kosovës nuk i është miratuar lëvizja e lirë Shengen, kur Serbisë se Vuçiçit i janë hapur  diskutimet për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian. Ai, në kundërshtim me kushtetutën doli në krye të të gjitha bisedimeve  me Serbinë, proces që  monitorohej nga perfaqësuesit e politikës së jashtëme te BE-së, duke  mos informuar sipas ligjeve asnjë pushtet apo intitucion tjetër,  si  e kerkojne ligjet kushtetuese. Nuk raportonte fare në kuvend, nuk informonte fare kryeministrat dhe nuk i trajtonte skenaret e tij në gjykatën kushtuetuse. Detyrimisht. Ai e nxorri fytyrën e tij me deklarimet e shkëmbimit të territoreve, demarkacionin e qendrime te tjera, të cilat nga shumica e politikës kosovare dhe kombëtare e vlerësuan tradhëti kombëtare. Një vëzhgues i natyrshëm me kohë shikonte se me kë takohej në këtë skenar Thaçi dhe thjeshtësisht nxirrte përfundimin, që ai e meritonte plotësisht, emërtimin e sotëm, si misionar i interesave jo shqiptare.Takohej perzemërsisht edhe me ish këshilltarin e sigurisë kombëtare të Trumpit, Xhon Bolton,i cili, kur ishte ambasador në OKB kundërshtonte hapur pavarësinë e Kosovës.

Takonte  Makronin, që e vendoste në krah të Putinit në takimet e Francës, dy shtetet më mbeshtetëse të Serbisë, njera prej te cilave,Rusia nuk e njeh pavarësine e Kosovës dhe po e armatos dendësisht ushtrinë agresive të Serbisë. Kohët e fundit shumë analistë dhe komentatorë të njohur të SHBA-së, Gjermanisë, e tj.  e kanë  akuzuar Thaçin për takimet e fshehta  që ka bërë me Granell, ish ambasadorin më të dështuar amerikan në Gjermani dhe si mbështetës i Trumpit lufton të realizojë me shpejtësi  një marrëveshje Kosovë-Serbi vetëm për interesat politike të fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA, në fillim nëntor 2020.

Leximi i analizave të këtyre intelektualëve, ishdiplomatëve dhe komentuesve, një pjesë botuar edhe nga gazeta “Bota Sot”, zgjerojnë njohuritë për rreziqet akute që po i vijnë Kosoves nga bashkimi i Thaçit me armiqtë më të egër të Kosovës sovrane.

Duke qenë se qeveria Kurti po vazhdonte ligjerimet në Kuvend për t’i ndërprerë  rrugët e Thaçit, që kanë për objektiv kryesor shkëmbimin e territoreve, duke favorizuar dukshëm për  perfitime kapitale të Serbise, me mikun e tij dhe shokun e qellimeve Isa Mustafa, realizuan rrezimin e Kurtit në kohën më të vështirë që po kalon Kosova dhe e gjithë bota nga  coronavirusi .Të provokosh kriza politike dhe qeveritare, të bësh politikë antiqeveritare dhe antishtetërore  në këtë periudhë ,kur popujt dhe qeveritë e tyre po luftojnë me ketë të keqe biologjike, që nuk ka kursyer popullii e Kosoves,  ka vetëm një emër: Tradhëti.

I bënë thirrje të gjitha shtetet madhore të BE-së, fare freskët edhe një ditë para mocionit,  Gjermania dhe Franca,  Thaçit dhe shokut të idealeve të pista, Isa Mustafës, që të tërhiqeshin nga ky skenar ogurzi, por Thaçi me “trimëritë” e tij  iu kundërvu “mos ndërhyni në punët e brendëshme , kur Grenell “po ia shkelte me të dyja këmbët“. A ka më turp, mosmirënjohje dhe djallëzi t’i përgjigjesh kështu kancelares gjermane, Angela Merkel, kësaj drejtueseje te hekurt te Bashkimit Europian, qe vazhdimisht per Kosoven dhe Kombin shqipatr eshte teper  dashamirëse dhe e angazhuar.

Edhe deklaratat e Thaçit e të Mustafës  se ishin të detyruar të dëgjonin  kërcënimet dhe presionin amerikan për “pezullimin e programeve nga sfida e mijevjeçarit të qeverisë së SHBA-se “ apo kërcënimin e terheqjes së forcave te armatosura amerikane  nga Kosova, sidomos kjo e dyta ishin presione intrigruese ndaj Kurtit, për të hequr  vendimet taksore të qeverisë se Haradinajt dhe për të vazhduar revanshin për marrëveshjen tradhëtare të shkëmbimit të territoreve në favor të Serbise. Natyrisht Kosova dhe kombi shqiptar u janë shumë  mirnjohes Amerikës, por  kjo nuk do të thotë se është e padiskutueshme se presidenti aktual, ka  dashurinë, vlerat, kontributet që kishin paraardhesit e tij për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Kuptohet lehtë se Trump,  marrëveshjen Kosovë-Serbi e kërkon vetëm e vetëm për ta perdorur në fushaten zgjedhore  presidenciale, që ka filluar, për të përfityuar shumicën e votive të lobeve serbe, ruse, greke.... 

 Rrëzimi i qeverise së Kurtit,  aktualisht e ka futur Kosovën në qorrsokak ,sepse Thaçi me kompetencat qe i jep kushtetuta, apo në bashkepunimin e dy partive motra LDK dhe PDK do të përpiqet egërsisht të realizojë  skenarët,  që i urdhërojnë nga Beogradi dhe mbështetësit e tjerë , deri në disa qarqe politike në  SHBA.

Kur në kuvend, aty nga shtatori 1991, e pyeten Milosheviçi n se “ku kane shkuar 20 milionë dollarët “ e planifkikuar për agjenturën në Shqipëri ai pa ndrojtje u pergjigj:Po te mos kishin shkuar në vendin e duhur nuk do të ishte Shqipëria kjo që është. Shtetet e fuqishme, vecanërisht Serbia, Franca dhe Rusia, të cilat historikisht kanë patur dhe kanë një bashkëpunim të thellë në fushën e zbulimit dhe agjenturës punojnë sot për 50 apo 100 vjet. Prandaj unë në televizorin shqiptar kam deklaruar se agjentura serbe “heth valle në Prishtinë dhe në Tiranë “.

Por në Tiranë ,edhe pse ka patur gjallërime në politike, nga kundërshtimet e fuqishme është në heshtje. Hashim Thaçi dhe Mustafa nuk rrëzuan Kurtin, por goditën dhe sulmuan në zemër popullin shqiptar të Kosovës, per të cilin ka ardhur koha qe i gjithë kombi shqiptar të ringrihet në këmbë për mbrojtjen e tij. Thaçi dhe Mustafa,këta skenaristë  të shkatërrimit të shtetit të ri dhe të angazhuar  ti japin territoret më të leverdishme Serbisë, do të jenë njollë zeze në historinë që do të shkruhet.

Hajro Limaj, Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat