Mos na shitni dushk për gogla

Opinione

Mos na shitni dushk për gogla

Nga: Zymer Mehani Më: 26 mars 2020 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Në këtë kohë të pandemisë përmasash globale, vetë fakti se dikujt i ra ndërmend kinse për respektim të kushtetutës për të thirrë seancë në Kuvendin e Kosovës, të bën të kuptosh se parësore e pati kolltukun, ndërsa për popull as që i intereson.

Kur bota e civilizuar po mobilizohet për ta luftuar koronavirusin vdekjeprurës Covid 19, klasa mafiozo-politike e Kosovës nuk gjen mjete për ta luftuar atë grusht njerëzish të virtutshëm në krye me kryeministrin Albin Kurti, vetëm e vetëm se janë antihumanë, antikombëtarë dhe idiotë të llojit të veçantë.

Nëse ti nuk e do vetveten,  nuk ka për të deshtë askush. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë antiamerikanizmi të VV-së.Kjo është gënjeshtër me bisht. Këtu bëhet fjalë për antihumanizëm, por edhe për antikombëtarizëm të  pseudipolitikanëve të pacipë, sepse kurqysh s' mundën të pajtohen me humbje të zgjedhjeve të 6 tetorit. Mos prit të të dojë i huaji përderisa ti tenton t'ia nxirrësh sytë vëllait tënd.

Qe 20 vjet nën maskën e atdhetarizmit s' rendën së vjedhuri, së zhvaturi e së abuzuari thuajase të gjitha partitë politike të Kosovës. Çfarë u erdhi për shtati e gllabëruan....
Kosova është atdheu ynë për të cilën luftuan dhe sakrifikuan breza të tërë etërish e bijsh, prandaj është e papranueshme dhe jonjerëzore që sot e dy dekada ajo vidhet, keqqeveriset, tkurret e rrudhet duke i ndarë pjesë territorit të saj për t'ua falë fqinjëve. Këto matrapazllëqe i bënë edhe Hashimi, edhe Isa, edhe Fatmir Limaj, edhe dreqi e i biri....prandaj këto shushunja s'meritojnë kurrë respektin qytetar.S' ka arsyetim se dje bëtë luftën. Askush s'po jua mohon atë.Por, ju sot po kontribuoni vetëm për interesat tuaja personale, por jo edhe për popull e për shtet. Me një fjalë, ju po gënjeni që të gjithë.

Çfarë të keqeje patë ju te mobilizimi i Qeverisë Kurti në raport me Situatën e pandemisë? Heronj të vërtetë janë Arben Vitia, Lumir Abdixhiku dhe të gjithë ministrat tjerë që qysh në çastet fillestare u përballën me andrallat që solli Covid 19. Juve vetëm urrejtja dhe mëria që pësuat humbje të thellë në zgjedhje jua ka verbuar sytë, prandaj dhe nuk shihni, prandaj edhe s'dini sepse mendja ju ka bërë dhallë.

Turp ju qoftë edhe juve pseudoakademikë e pseudointelektualë që i hytë valles isa-hashim-ramushiane.....Pse u shkolluat ju, o të gjorë? Mos vallë vetëm për t' ju tërhequr për hunde pionieri titoist dhe çobanët e pagëdhendur e injorantë?!...
Ju nuk meritoni respekt as kujdes, ngase do të duhej sot o kurrë, në këtë situatë epidemike të ishit fanarë shprese dhe ndërgjegje e zgjuar e kombit.
Qofshi të mallkuar!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat