Koronavirusi dhe infektimi i politikës , barrë e madhe për Kosovën?!

Opinione

Koronavirusi dhe infektimi i politikës , barrë e madhe për Kosovën?!

Nga: Skënder MULLIQI Më: 26 mars 2020 Në ora: 23:28
Skënder MULLIQI

Shume mirë, po i vjen fundi koha që politikës së mbrapsht, të  infektimit  në staza të gjata,  i rrezikshem  si Koronavirusi .Po mos të ishte kjo gjendje  emergjente, që na kthyen në gjendje të jashtëzakonshme  politikanet pa fije turpi, do ti kishim punët më  mirë në Kosovë . Sigurisht edhe pyetni si ndodhën këto gjera më kaq  shpejtësi  ?Infektimi psikologjik njeriun mund të dërgon në spitalin psikiatrikë, ndoshta shpëton pa vdekur.Apo pyetja  tjetër, si u bë që  kjo klasë politike na  doli me kaq shumë të këqija ?Njeriu i ynë  sikur është mësuar më barra të rënda  që nuk i ban as kali! Se mos të flasim për luftën dhe viktimat e mëdha që na I solli pushtuesi  i eger serbë ?! I harruan gjithë ata njerëz që ranë për lirinë tonë ?! Dhe, ne daqi mos më mbani për fjale.Por kur gjithëqka një ditë kur të pushon dhe të mendohet  esëll, për dikënd që i ka bërë dëme të mëdha shtetit dhe kombit do të jetë   shumë vonë pendesa.Do të jetë vonë për viktimat që ranë nga epidemia , e këta mbajtën  tubim për rrëzimin e qeverisë ?! Ndoshta edhe dikujtë ka mundësi ti kthjellët truni pas karantinës , por që dëmin që ia  shkaktuan popullit nuk ju hiqet për jetë e mot.Kush veq pak ka ndjenja njerëzore , do të ishte mirë që të kthjellët, të dalë nga ërrësira  ku është katandisur . Së si do të veprojnë na mbetet të shohim. Hajde të gjithë të shikojmë së çka po punohet dhe si po veprohet, në këtë gjendje lufte në dy frontesh , me koranavirusin  në njërën anë dhe më frontin  e luftës politike  për pushtet në anën tjetër. Sigurisht së e para është duke funksionuar mirë,  por që shumë e prishën këta të dytët më prurjën e vendimit më të quditshem dhe më të habitshëm  për mocion , kur e gjithë bota po lufton më pandeminë. Na errësuan tokën dhe qiellin, na bën përrallën e Zotit para botës demokartike , që as adoleshentët nuk e kishin bërë  një gjë të tillë . Kushdo që të ishte në pushtet në këtë rast, po të kishte pak moral, dashuri ,njerëzillëk  ishte dashur të përkrahët. Është apsurditet më i ndejtë gaditur  Grenelit  pse ashtu  ju ka tekur?!Ai nuk është Amerika?! Është  njehere koha e mobilizimit të përgjithshem . Kjo puna e Serbisë  tek e fundit nuk është asgjë more burra.Ne kemi shtetin tonë ata kan shtetin e tyre.Kjo logjikë duhet të mbretëron. Jo more jo, kësaj I thonë diletantizëm në politikë. Po,  nuk është punë e  ngutshme  bisedimet më Serbinë.  Ne e kemi primare për  të dalë faqebardhë nga situata e krijuar nga kjo fatkeqësi e madhe  natyrore si e gjithë bota. Të gjitha këto të liga një ditë do tu përplasën fortë për fytyrë atyre  që i përgatitën . Sado që dikush edhe të punon mirë për shtet të vet, nuk i falën dot gabimet e mëdha, sikur nuk ju kan falur shumë burrshtetaseve të mëdhenjë të botës edhe pse I kan fituar luftërat. Dihet së problemet e shtetit janë të lidhura më liderë  shtetëror.Kur këta nuk janë të dijshem , apo bijne ndesh me ligjin , duhet kërkuar përgjegjësi morale e ligjore, para së të shkojnë   në shtëpi. Mjaftë kemi luftuar për të drejtat tona deri sa e fituam lirinë. Kjo tash që po na ndodhë , të luftojmë për të drejtat tona në shtetin tonë ,   i kalon suazat e normalës ! Kjo për shqiptarët është dënimi më i madh…?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat