Albin Kurti nuk ka lidhje me antiamerikanizëm

Opinione

Albin Kurti nuk ka lidhje me antiamerikanizëm

Nga: Ismet Rashiti Më: 27 mars 2020 Në ora: 10:49
Albin Kurti

1. Albin Kurti nuk ka lidhje me antiamerikanizëm. Një politikan i një kalibri të lartë intelektual e kombëtar, kurrë dhe me asnjë çmim nuk mundet me qenë antiamerikan. Të gjitha këto insinuata janë shpifje të atyre tinzarëve të nëntokave që lobojnë nga të katër anët për interesa meskine. Të njejtit bëjnë edhe pazare, e ndajnë pozita në mesnatë.

2. Një politikan i nivelit të Albin Kurtit që i dhimbset çdo milimetër e teritorit të përcaktuar me Kushtetutë dhe që kërkon transparencë për çdo marrëveshje për fatin e Kosovës, pa e lidhur me asgjë për interesin personal, është politikani më besnik dhe afatgjatë i aleatëve strategjik, në radhë të parë i SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian.

3. Po të ishte « antiamerikan », Albin Kurti nuk do të ishte njeriu më i votuar nga qytetarët më proamerikan në botë. 

4. Unë jam i bindur se e gjithë kjo propagandë e gjoja « antiamerikanizmit » është vetëm propagandë e orkestrar mashtruesve e « antialbinistëve » nga ata që e kanë humbur besimin tek qytetarët e Kosovës. Kjo është mënyra e vetme me të cilën antialbinistët po përpiqen të mbijetojnë në skenën politike.

5. Ata politikanë që e gënjejnë në çdo fushatë elektorale qytetarin shqiptar sa për ti marrë votat dhe pastaj, e devijojnë atë vullnet për interesa thjesht personale, nuk mund të jenë aleatë të askujt.  

6. Shprehja e një mendimi apo dyshimi të bazuar për ndonjë rrezik që po i kanoset Kosovës nga marrëveshje të shpejta dhe aspak transparente, nuk ka lidhje me aniamerikanizëm. Pikërisht këtu qëndron vlera e një politikani me strategji afatgjate për vendin e vet dhe aleatët. Politikanët e pastër dhe me legjitimitet të plotë politik e demokratik që nuk përpiqen të mbijetojnë në politikë përmes « intrigave », nuk mund të jenë në asnjë mënyrë « antiamerikan », përveqëse politikan parimor dhe përgjegjës para fjalës publike, para qytetarëve të Kosovës para SHBA-së dhe Bashkimit Evropian. Kjo sigurisht do të shihet shumë shpejtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat