Mos linçoni, mos shani, mos kërcënoni, mos hapni fronte të reja brenda nesh

Opinione

Mos linçoni, mos shani, mos kërcënoni, mos hapni fronte të reja brenda nesh

Nga: Halil Gashi Më: 27 mars 2020 Në ora: 18:04
Halil Gashi

Në këto dy ditët e fundit janë bërë dhe po bëhën aq shumë linçime, aq shumë sharje, fyerje e ofendime në adresë të shumë përsonaliteteve të skenës politike Kosovare .

Është e tmerrshme të lexosh gjithë ato sharje, linçime e kercnime edhe më jetë të gjithë atyre që më votën tonë i sollëm aty ku janë, po u shajnë edhe anëtaret e familjës se ngusht siq thotë populli nga një herë edhe minjët në vrimë po ua shajnë. Kjo është e pafalshme për një popull që pretendon të jetë populli më traditë dhe kulturë dhe më i vjetër në Ballkan. Është e turpshme dhe e pa falshme për gjithë ata që kanë zgjedhë rrugën e linçmit të kundërshtave politik, rrugën e denigrimit përmes sharjeve dhe degradimeve rrugën e kërcnimit, rrugën e krastitjeve të pipave ……

Apo mendoni ju “eshaloni “i parë i linqimeve dhe sharjeve, se ata njerz që po i shani dhe linçoni, janë bijët dhe bijat e dikujt , se ata kanë nëna dhe baballlarë , kanë motra dhe vllëzër , kanë burra dhe gra, janë baballarë dhe nëna të dikujt, Pra, ju nuk po i shani dhe linçoni vetëm ata , por ketë po e bëni më një gamë të gjerë të qytetarve tanë , ndoshta në kte gamë keni edhe ju dikënd të afërt më ta . Pra , a po kuptoni , se më ketë po e shani edhe vehtën e juaj, po i shani bashkëkomabasit e juaj , ata mund të jenë miq të baballarve , vllëzërve apo motrave të juajaj, fëmijet e juaj mund të jenë shokë shkolle më fëmijt e atyre që po I shani . Ku po mbetët dinjiteti ( nese keni fare dinjitet) i ju Linçuesve dhe sharësve , para fëmijve të juaj ,para nënave dhe baballarve të Juaj , vllëzerve dhe motrave të juaja, para të afërmve të juaj, kur në media lexojnë sharjet, Linçimet dhe fyerjet e juve .Çka do të mëndojnë për ju femijet e juaj dhe të atyre qe poi shani kur lexojnë sharjet e juaja më primitive , për ata që nuk mëndojnë si JU.

Jeni të mjerë ,jeni për keqarrdhje ,më vie keq për juve që sot po shani e po gjuani gur e dru në ata që deri dje na I benit idhuj . Neveritëm kur kujtoi sharjet dhe Linçimet e shumta që ju bëhëshin para shumë viteve shumë burrave të dijitetshëm të Kosovës deri të Presidenti Ibrahim Rugova , të cilit sot disa nga ta po I shkojnë ta varri për kinse ta nderuar,( ndoshta edhe për ta sharë edhe për se vdekuri), ngase nuk ju dihet juve…..

JU që po shani e po linçoni sot, kush Albinin e kush Vjosën , apo e kuptoni se po shani dhe I linçoni ata 400 mijë votues që ua besuan votën e tyre,po e shani nënën e dy vajzave të mitura , babain e nje vajze tjetër të mitur, po shani gruan e dikujt , vjazën dhe motren e dikujt , po e shani babin , djalin apo vllajn e dikujt . JU që poe shani Isën përpos që po e shani babain dhe gjyshin e dikujt ,po e shani edhe nje numër të madh mbeshtetësish te tijë edhe të anëtarsinë e gjerë të LDK-së të cilës Ai I prinë .Duke sharë Luftetarët e lIrisë po e shani dhe mallkoni lirinë tonë. Thirrini mëndjën se çfarë po bëni, mos kërcnoni dhe mos hapni fronte Brenda nesh, jeni të mjërë dhe për keqarrdhje …..

Ndaluni se bollë më na bërët horë në syt e botës , më shumë bënët tradhtar se sa patriot në Kosovë , më shumë gjetet brenda nesh armiq se miq të lirisë dhe pavarësisë. Kush jeni Ju , Ku më ju rradhit ju linçuesve dhe sharësve ordiner , në patriot apo tradhtarë. Sa unë dijë ata që shajnë sojin e vetë historia nuk ju ka lenë hapsirë në mesin e patriotve …..

Andaj ,mos shani,e as kercnoni, mos linçoni, po kritikoni dhe mos u pajtoni me te keqen , nese duani edhe protestoni ,por mos shani dhe mos linçoni , ngase po i shani nënat, gratë dhe morat e juaja shqiptare. Ato nuk i meritojnë sharjet e juaja, ato nuk i meritojnë ato fyrje nga Ju. Ato kanë vuajt mjaftë pa i sharë edhe Ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat