Me Kryeministrin, Albin Kurtin

Opinione

Me Kryeministrin, Albin Kurtin

Maxhun Smajli Nga Maxhun Smajli Më 28 mars 2020 Në ora: 08:39
Albin Kurti

Dikur, jo shumë moti, edhe pse lufta mori fund, por populli nuk u thirrë për jetë. Ata që e morën drejtimin e shtetit, për interesat e tyre; pushtetit politik, famës, pasurimit e interesave tjera vetiake, e braktisën dëshirën dhe interesimin për popullin; sakrifikuan interesat e vendit dhe krenarinë kombëtare. Dëshira e tyre për përfitime kolosale rrënoj shtetin, shkatërroj familjët dhe u dha punë trafikantëve të drogës, prostitucionit dhe të këqijave tjera.

Kështu, shteti i Kosovës pati të bëj me njerëz, të angazhuar në politikë, që nuk e njohen vetën. Nuk i njohin paaftësitë e tyre. Të infektuar nga çmenduria dhe me fuqi ushtruan ndikim shkatrrimtar mbi shtetin e Kosovës dhe popullin e saj. Ata vepruan hapur si rrebel të pa cipë, të cilët përmes vrasjeve dhe kërcnimeve erdhën në pushtet. Pra, shteti u drejtua nga kriminel, politikanë analfabet dhe të pa ditur. Drejtuesit e shtetit, që nga pas lufta, u bënë të përkdhelurit e qeverive të ndryshme të botës, të cilët antishqiptarizmën e kthyen në profesion. Një prirje e mbrapsht kundër kombit e atdheut të vet, duke bërë kështu që Kosova dhe shqiptarët të bëhen prapanicë e botës. Këta djaj, që bërtasin e qirren si çlirimtarë: “Kosova është e jona e nën këmbët e tona”, ia shiten shpirtin armikut.

Më në fund, pas 20-t vitesh, popullit i lindi dëshira e fortë për ta ndrequr situatën në Kosovë. Ishte shumë e logjikshme që mendoi se, Albin Kurti është një njeri i përsosur që imiton me përsosmëri cilësitë e një njeriu hyjnorë për shpëtimin e Kosovës dhe popullit shqiptarë. Se, ai, përqendrohet te diçka më me peshë, ku përfshihen parime të shëndosha që i drejton. Poashtu, ka një qellim që i kapercen interesat vetiake dhe u sjellë kuptim veprimeve të tija. Ka një qellim fisnik për shtetin dhe popullin. Andaj, edhe iu dha besimi i popullit në zgjedhjet e 06 tetorit 2019.

Albin Kurti mori përsipër një përgjegjësi serioze ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës. Vendimet e të cilit për popullin ishin jetë. Ishte rasti i fundit për t'i dhënë fund shfrytëzimit të shtetit nga kriminelët dhe nënvlerësimit të identitetit kombëtar deri në zhvlerësim vlerash.

Kryeministri, Albin Kurti, veproi sipas ligjeve që japin jetë popullit dhe shtetit. Të gjitha udhët e tij ishin drejtësi. Ky njeri i drejtë po e torturonte shpirtin e tij të drejtë për shkak të veprave të paligjshme të kapsëve të shtetit. Me 26 mars 2020, ndodhi tragjedia komtare. Fati i Kosovës u mbështoll në shtatë rrathë kriminelësh e uzurpatorësh. Qeveria e Kurtit u ballafaqua dhe u shkatërrua nga njerëzit e këqinjë dhe mashtrues.

Dhe, për fund; -Albin, mos u dorzo duke bërë atë që është e shkelqyer. Popullin janë me ty Kryeminister!

Maxhun Smajli, ish-reporter i luftës, njëherësh zëdhënës i Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat