Komploti i mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti

Opinione

Komploti i mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti

Nga: Ymret Reshiti Më: 28 mars 2020 Në ora: 10:06
Ymret Reshiti

Pregaditja e mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti nuk ka qenë as i rastësishëm dhe as me autorësi të vetme vendore. Ky mocion ka qenë i orkestruar dhe ndihmuar nga faktor të brendshëm në koordinim me faktor të jashtëm politik, të cilët kundërshtar të përbashkët e patën ish kyeministrin Kurti. U përmendën shumë arsye dhe  kundër arsye se, përse po bëhej mocionin i votbesimit të qeverisë Kurti.Shumë nga ato ishin të vërteta por jo edhe shumë relevante . Disa nga arsyet ishin kryesore e shumë nga ato ishin sekondare dhe jo aq relevante.

Por arsyet e vërteta  dhe kryesore për rrëzimin e qeverisë Kurti janë dy:Udhëheqja e dialogut me Serbin dhe lufta kundër korrupsionit,krimit dhe ‘kapjes së shtetit.

Anti amerikanizmi si akuzë për kundërshtarët politik.

Që nga fillimi i mbledhjes së Kuvendit të Kosovës e deri  në përfundim të saj,  termi që më së shumti u përdor nga deputetët, ka qenë anti amerikanizmi.Kjo akuzë jo rastësisht është “fabrikuar” nga disa deputetë, tëcilët e përdorën gjatë tërëseancës.Pala që ka zgjedhur ta përdor si armë politike këtë akuze,  ka menduar që ta fitoj sigurt dhe shpejtë, betejën politike me kundërshtarin politik. Pastaj, fitorja politike nga kjo betej,do t’iu duhej si trofe para popullit për t’i manipuluar se “ne luftuam anti amerikanizmin  dhe e shpëtuam Kosovën”! Edhe pse nuk kishte anti amerikanizëm brenda asaj salle, aty u shpikë armiku imagjinar “anti amerikanizmi” tamam si në kohërat moniste.Edhe pse deputet me edukim dhe të kaluar komuniste ishin më të zëshmit në akuzmin e të tjetërëve për anti amerikanizëm!Skena të tilla me anti amerikanizëm i ngjanin si dikur mbledhjeve të  komiteteve të partive komuniste,  ku me patjetër  shpikej armiku imperialist e borgjez, sa për ta  justifikur sundimin dhe mjerimin social në shtetet moniste. Duke shpikur akuza dhe  kundërshtar politik, ata ruanin  qetësin publike dhe rendit shtetëror monistë.

Protagonizmi në udhëheqjen e dialogut.

Arsyeja  e parë që ka të bëjë me mocionin e rrëzimit të ish qeverisë Kurti, ka të bëjë me dialogun Kosovë-Serbi respektivishtë me protagonistin e udhëheqjes së këtij dialogu nga ana e palës Kosovare. Meqenëse jam i pari opinionist, që në gusht të vitit 2018 ( me artikuj të publikuar në gazeta) kam kundërshtuar iden për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi dhe kam shfaqur dyshimet se ka pasur bisedime sekrete mes Thaçit dhe Vuqiqit, dhe ka pasur dakordim  verbal ( por edhe të shkruar) për ndarje të Kosovës, por edhe unëpo  “pajtohem”dhe po i “besoj”administratës amerikane se,kinse nuk ka asnjë draft marrëveshje sekrete të dëmshme për Kosovën, të ndërmjetësuar nga amerikanët.

Thuhej se, taksa po e pengonte mbajtjen e dialogut Kosove – Serbi, të cilën amerikanët në krye me ambasadorin Grenell, kërkonin me heq tërësisht dhe menjëherë. Për këtë është thënë se, taksa e ka rrëzuar qeverin Haradinaj, me  të cilin arsyetim nuk jam pajtuar kurrë. Taksa nuk e ka rrëzuar ish kryeministrin Haradinaj por udhëheqja e dialogutme Serbin. I kemi të freskëta përpjekjet e ish kryeministrit Haradinaj  për ta ndaluar Thaçin nga vjedhja e kompetencës së tij kushtetuese, për udhëheqjen e dialogut.  Në fillim Thaçi, më vonë evropianët dhe së fundmi  amerikanët në krye me Grenellin, e kanë parë të pa përshtatshëm ish kryemistrin Haradinaj për udhëheqjen e dialogut me Serbin,dhe akcilin personalitet tjetër politik të Kosovës, përveç Hashim Thaçit. E njëjta gjë ndodhi edhe me ish kryeministrin Kurti, kur i kërkohejnga Grenelli, heqja e taksës menjëherë, plotësisht dhe pa kushte,ndërkohë që e vërteta ishte, se nga Kurti kërkohej që të abstenonte nga udhëheqja e  dialogut me Serbin dhe lejimin e Thaçit për ta udhëhequr dialogun. Ja përse nuk ishte taksa, shkaku  për rrëzimin e ish qeverisë Haradinaj dhe ish qeverisë Kurti.

Taksa ishte vetëm preteksë për zhvleftësim të fuqisë dhe autoritetit të ish kryeministrave Haradinaj e Kurti, para Vuqiqit dhe Grenellit. Heqja e taksës ishte edhe kërkesë tekjanoze e Vuqiqit për konsum të brendshëm politik në Serbi. Shtrohet pyetja, përse nuk i pengonte Amerikës, më konkretisht Grenellit, heqja e taksës ndaj Serbisë kur ndërkohë organizonte takimet dhe bisedimet në mes presidentit Thaçi dhe presidentit Vuqiq, në Munih dhe në Shtëpin e Bardh? Pse asnjëherë Grenelli nuk e ftoi në takim të përbashkët ish kryeminstrin Kurti dhe presidentin Vuqiq, sa për një fotografi, që në fjalorin diplomatik do të përkthehej si krijim i klimës së mirëbesimit para fillimit të dialogut  Kosovë –Serbi, por ai  e ftonte Thaçin.E di se, ambasadori Grenell nuk ka pasur kohë për ta lexuar Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që autorizon qeverine Kosovës për krijimin dhe zbatimin e politikës së jashtme, dhe konkretisht kryeministrin për udheheqjen e dialogut  të Kosovës me Serbin por jam i bindur se këtë ia ka mësuar Thaçi. Siç po shihet, presidenti Thaçi paska qenë më i përshtatshëm ndërsa ish kryeminstri Kurti nuk paska qenë i përshtatshëm për Genellin.Pse?

Nëse ish kryeministri Kurti ka qenë i papërshtatshme, shtrohet pyetja; ish kryeministri Kurti a ka qenë i pa përshtatshëm për Grenellin, për Vuqiqin apo për substancën e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi? Ambasadori Grenell është dashur  me kohë të sqaroj para opinionit, arsyen pse?Ambasadori Grenelli është dashur  të respektoj hierarkinë e organeve të Kosovës,jo për Albin Kurtin si individ por  për hirë të  ish presidentëve  të shtetit të tij -SHBA-s,  të cilët e çliruan dhe e bënë shtet Kosovën. Nëse nuk e respekton kryeministrin e Kosovës,atëherë nuk e ke respektuar as popullin e Kosovës,  i cili popull me  vot e ka zgjedhur Kurtin për kryeminstër!

Vetëm një njeri naiv nuk do të kuptonte veprimin përjashtues dhe nënqmues të Grenellit ndaj ish kryeministrit Kurti, sa i përket dialogut! Nga kush duhet ta mbaj fshehtë ato që di për dialogun, ambasadori Grenell? Ndaj ish kryeministrit Kurti apo ndaj popullit të Kosovës! Në këtë rrafshë, këtë fakt na ka dëshmuar në të kaluarën por edhe tani, lufta për protagonizëm e Thaçit, që me çdo kusht, me patjetër dhe askush përveç tij, dëshiron që të udhëheqë dialogun me Serbinë.Bile duke marrë pjesë edhe në komplotin e mocionit  për shkarkimin e  ish kryeministrin Kurti dhe më herët ish kryeministrit Haradinaj. Kam parashtruar disa herë pyetjen publike, pse me kaq  arrogancë, këmbëngultësi dhe ngutësi, Hashim Thaçi dëshiron që ai vet, të udhëheqë dialogun me Serbin? Qoftë edhe duke uzurupuar kompetencat kushtetuese të qeverisë respektivishtë të kryeministrave si dhe duke shkelur kushtetutën e Kosovës. Për mua është e frikshme vetëm përpjekjet e tija, e lëre më përfundimi!

Por siç duket, bashkimi i forcave të Grenellit dhe Thaçit, nuk u mjaftuan për të realizuar planin e tyre, sepse çdo marrëveshje finale e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë kërkon mbështetjen e 80 deputeteve të Kosovës për miratim. Sidomos, nevojitet  pëlqimi i partive parlamentare të krahut të luftës, të cilët mund të bëjnë mjaftë probleme për miratim,prandaj Grenelli dhe Thaçi arritën së pari ta joshin, dhe pastaj ta mashtrojnë udhëheqjen e LDK-s dhe ta bëjnë aleat të tyre. Aranzhuesi i takimeve në mes zyrtarëve të LDK-s dhe Grenellit, është padyshim Thaçi. Shkuarja në Amerikë e Skender Hysenit, një zyrtar partie politike, për ta takuar një diplomat amerikan si Grenelli, fakton mjaftueshëm tërë prapaskenat e bashkëpunimit në mes faktorit të jashtëm dhe atij të brendshm, të orkestrimit të mocionit të votbesimit të qeverisë Kurti. Takim zyrtar me përmbajtje sekrete,nuk mund të quhet ndryshe takimi  në me Skender Hysenit dhe Grenellit. Për shkak se, thelbi i takimi ishte sekret, asgjë nuk u tha për opinionin nga e vërteta sekrete,pos  refrenit të njohur dhe monoton “ biseduam për heqjen e taksës ndaj Serbisë”. Shtrohet pyetja në rangun diplomatik, athua taksën e paska vendosur LDK-ja dhe jo qeveria e Kosovës,  dhe për ta hequr taksën duhet biseduar me zyrtarët e LDK-s, siç ishte Skender Hyseni?! Përgjigja është JO . Gjithashtu, Grenelli duke joshur dhe mashtruar udhëheqjen e LDK-s, ka arritur që brenda qeverisë Kurti, të krijoj qeveri paralele nga LDK-ja, që urdhërat për veprime i jepeshin në koordinim me kryesin e LDK-s. Ndoshta udhëheqja e LDK-s, pa dashje ka ra pre e mashtrimit të Grenellit, i cili në mjedisin politik amerikan nuk shquhet aspak për sinqeritet dhe nuk njifet për karrier të pastër publike! Takimi i Grenellit në Berlin me Avdullah Hotin, Skender Hysenin dhe Agim Veliun,e jo me kandidatin potecial për  kryeministrin, zt.Kurti, në gjuhën diplomatike nënkuptonte injorim. Shpesh herë nga deputetët dhe politikanët e Kosovës, i është thënë ish kryeministrit Kurti; pse nuk po e udhëheq dialogun me Serbin? Përgjigjja është se, sponzoruesi i këtij dialogu ambasadori Grenel nuk e ka ftuar asnjëherë ish kryeministrin Kurti,në cilësin e udhëheqësit të dialogut në emër të  Kosovës dhe vazhdimisht e ka linquar. Do të duhej që politikanët e Kosovës  t’ia kishin bërë Grenellit pyetjen se, përse  nuk po e ftoni kryeministrin Kurti në cilësin e udhëheqësit të dialogut por po e ftoni Hashim Thaçin? Ia keni pasur borgj Kosovës dhe votuesve tuaj,ju deputet dhe politikana.Po iu zgjodhet ta mbështesni Thaçin dhe Grenellin, në vend se të mbështesnit kryeministrin tuaj  legjitim zt.Kurti. Ju zgjodhet të mbështetni njeriun që e shkeli disa herë kushtetutën dhe jo njeriun i cili deshi që ta jetësoj në praktik kushtetutën edhe sa i përketë politikës së jashtme. Ju zgjodhët ta përkrahni megafonin e Serbisë për iden serbe për korrigjimin e kufijve-ndarjen e Kosovës, dhe jo njeriun që iu përkrahu juve për ta ndalur këtë njeri.Prandaj,ju zgjodhet ta mbështesnit Thaçin dhe Grenellin për ta dobësuar dhe vetmuar kryeministrin tuaj, sa i përket udhëheqjes së dialogut me Serbin.Ky fakt dëshmon qartë se Grenell dhe Thaçi kanë marr pjesë në komplotimin  e mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti, duke shkuar aq larg, sa për ta thyer, dobësuar dhe nënshtruar Kurtin. Prandaj, taksa dheshkarkimi i Agim Veliut, kanë qenë arsye sekundare dhe periferike për mocionin e votimit të qeverisë. Këtë fakt e dëshmon edhe shkurtimi i afatit të dhënë nga z.Mustafa, për plotësimin e kërkesave të LDK-s, drejtuar kryemistrit Kurti.Qëllimi i vërtet ka qenë eleminimi politik i kryeminstrit Kurti nga udhëheqja e dialogut me Serbin, duke zgjedhur si mjetë politik shkarkimin e tij, mbase Kurti nuk po dorëzohej, as para presionit të Grenellit dhe as para obstrukcioneve të Thaçit me argatët e tij. Plani i tyre siç po vërehet,parasheh  formimin e një qeveri të re, e cila do të drejtohet  nga LDK-ja, ku në përbërjen e saj do të përfshihen partit parlamentare të krahut të luftës, AAK dhe Nisma si dhe pakicat. Partitë e krahut të luftës, AAK dhe Nismën duhet patjetër t’i përfshijnë në qeverin e re, sa  për t’i joshur me pak pushtet dhe për të mos i lejuar që të kundërshtojnë marreveshjen  finale, të arritur në mes Kosovës dhe Serbisë. E kaluarajonë ka treguar se këto parti politike mund të bëjnë mjaftë probleme politike.Kjo qeveri e re, do të ketë si detyrë kryesorepërfundimin e  dialogut me Serbin( për të cilin edhe do të krijohet)dhe një kapje të re të shtetit,e pastaj do të vetrrëzohet për t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakoshme. Pas zgjedhjeve të parakoshme, pritet të ketë bashkëqeverisje në mes LDK-s dhe PDK-s, shkaku i mbrojtjes nga ardhja përsëri në pushtet e LVV-s, e cila  ka synim luftimin e krimit, korrupsionit dhe ç’kapjen e shtetit, që siç duket këto dy parti ka kohë që po lëngojnë.  Partia tjetër politike e krahut të luftës PDK, e cila është lojale ndaj ish kryetarit të saj, tani president i Kosovës, ka zgjedhur si taktik, të qëndroj jashtë përfshirjes në qeverin e re, së pari për t’i lënë AAK-s dhe Nismës më shumë hise në pushtet, në mënyrë që ato ta miratojnë në Kuvendin e Kosovës  marrëveshjen finale që do të arrihet Kosovë-Serbi. Gjithashtu, edhe për të mos nxitur paknaqësi tek elektorati i LDK-s, ku dihet se zyrtarët e kësaj partie i kanë fituar zgjedhjet e fundit me moton“vija të kuqe me PDK për bashkëqeverisje”. Këtë më së miri e ka treguar heshtja e kësaj partie në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës ku me unanimitet votuan për rrëzimin qeverisë Kurti.

Nëse kemi fat dhe në Shtëpinë e Bardh vjen president,miku i vërtet i Kosovës zt.Baiden, atëherë ai do të na njoftoj për të vërtetat sekrete të bisedave në mes Skender Hysenit dhe Grenellit në SHBA,të takimit në Munih të Grenellit me Hotin,Hysenin dhe Veliun.Të takimeve në mes Grenellit-Thaçit-Vuqiqit. Po ashtu nëse ka pasur ndonjë marrëveshje të gatshme sekrete Thaçi –Vuqiq si dhe shumë e shumë sekrete tjera, që sot mohohen me finesë të lartë të perfiditetit diplomatik.

Nëse plani Grenellit me kompani do të shkon mirë, përgjigjet më së miri për çdo dyshim të ngritur, do të na jep substanca e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, e cila do të sillet për miratim në Kuvendin e Kosovës. A do të guxoj ndokush nga deputetët ( përveq LVV-s) që të kundërshtoj Amerikën dhe Grenellin, që mos ta miratoj marrëveshjen edhe nëse është e dëmshme për Kosovën? Apo, do ta arsyetojnë dhe kamuflojnë dëmshmërin e saj, nën petkun e fitoreve tona të kahershme sikurse që bënë në të kaluarën me marrëveshjen për fusnoten, marrveshjen sekrete me KFOR-in për FSK, marrëveshjen për faljen e 8200 hektarëveMalit të Zi, Zajednicës etj etj.

Lufta kundër korrupsionit,krimit dhe ç’kapjes së shtetit.Arsyeja e dytë  për mocionin e votbesimit të qeverisë Kurti, është edhe lufta kundër korrupsionit,krimit dhe ç’kapjes së shtetit, të përfshirë në Planin e punës së ish qeverisë Kurti. Siç duket, dikush e ka frikësuar kryesin e LDK-s, që të mos e mbështesë këtë luftë. Në disa hulumtime të bëra nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare janë përmendur edhe njerëz të LDK-s,  të  përfshirë në afera korrupsioni, kriminalitet dhe  kapjen e shtetit, nisur nga fakti se për një kohë të gjatë LDK-ja ka qenë në pushtet. Ndoshta njerezit e fuqishëm brenda kësaj partie kanë bërë trysni tek udhëheqja e LDK-s, që të heq dorë nga  kjo luftë sepse do t’i dëmtonte ata, prandaj kanë ardhur në përfundim se kjo qeveri duhet të shkarkohet sepse punon kundër interesave të tyre! Dikush ndoshta edhe këtë do ta quante si teori konspirative, sikurse korrupsionin që e quajnë përceptim ndërsa raportet e organizatave ndërkombëtare na tregojnë se korrupsioni, krimi i organizuar dhe kapja e shtetit nuk është përceptim por është fakt dhe realitet në Kosovë, ashtu siç e faktojnë edhe raportet e parreshtura të Departamentit Amerikan të Shtetit. Po përse ne nuk i dëgjojmë miqtë tanë amerikan dhe evropian kur kërkojnë nga ne luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit? A do të thotë kjo se, ne jemi anti amerikan dhe anti evropian ?! Përgjigja është PO.

Edhe vetë deklarimi i ish kryeministrit Kurti, se shteti është i kapur nga njerëzit e PDK, LDK, AAK dhe partive tjera, kjo dëshmon dhe arsyeton frikën brenda LDK-s nga Plani i qeverisë për ç’kapjen e shtetit, pjesë e së cilës qeveri ishte edhe LDK-ja. Dikush nga LDK-ja ndoshta ka menduar se mund të mbesin pa punë shumë militantë partiak, të cilët kanë hy në punë pa procedurë ligjore, dhe do të krijonin masën e elektoratit të paknaqur të LDK-s, ndaj  udhëheqjes së LDK-s. Në Kosovë sidomos që nga pavarësia, të gjitha votat e fituara nga partit politike ( përjashtuar LVV ), janë fituar  në emër të kushtëzimit të votës së votuesve me favore të punësimit dhe shpërblimeve tjera.

Duhet të presim kohën që të vërtetoj këtë “teori timen konspirative” ( siç mund ta quaj dikush), për të zbardhur prapaskenat e turpshme, të organizimit të një komplotit për mocionin e rrëzimit të qeverisë Kurti nga faktor vendor dhe ndërkombëtar,  të cilët  në kohë të pandemisë botërore të virusit covid-19, vlerësuan interesat e tyre të ngushta para shëndetit të qytetarëve.

Mbledhja e Kuvendit të Kosovës e datës 25 mars 2020 për rrëzimin e qeverisë Kurti, do të mbetët njoll e zezë në historin e shtetit të Kosovës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat