Askush nuk do ua fali, edhe Koronavirusi nuk i ndali!

Opinione

Askush nuk do ua fali, edhe Koronavirusi nuk i ndali!

Nga: Dedë Preqi Më: 28 mars 2020 Në ora: 16:23
Dedë Preqi

E shikoi gjithë bota teatrin e absurdit në Parlamentin e Kosovës, dy parti në pushtet LVV dhe LDK, e rrëzuan njëra-tjetren, jo përshkak të keqmenagjimit në qeverisje, ndoshta treguan edhe shembullin më të mirë deri me tani, por përshkak të krimbave të qelbur, që kanë pasion rrëmimin e trungut vet.

Për anash në Parlament, qëndronin me maska e pa maska bandat e tërbuara dhe korbat e PAN-it, që i krijuan kurthat kësaj qeverie dhe silleshin e përqeshnin, duke ia plotësuar mocionin LDK-së, për t’a rrëzuar qeverinë Kurti, e cila do ishte deri më tani shembulli më i mirë i një qeverisje në Kosovë.

Këtë herë partitë opozitare të PAN-it, por edhe LDK, treguan shembullin më të keq në demokraci, me përshtypjen e një shoqërie primitive, për të dyshuar edhe bota demokratike në qëllimet tyre anti-vetëvetës, duke anuar në anën e kundërt të ndryshimeve dhe sukseseve demokratike në këtë vend.

Pse të na çortojnë të tjerët, ne duhet ta turpërojmë dhe çortojmë vetëvetën, pse ti fajësojmë SHBA-të, apo Evropën, që nuk po na i kryejnë punët tona deri në fund, njëra dhe tjetra e kanë dhënë kontributin e tyre dhe na kanë vendosë në binarët e duhur, dhe ky trajtim nuk ishte i rastit, por me shumë sakrifica, duke na dhënë edhe porosinë e qartë ; lirinë dhe demokracinë ua mundësuam, por ndryshimet, progresin dhe të tjerat ia adresoni vetëvetës.

Kur gjithë bota në këtë kohë brengosët dhe bënë luftë të pa parë kundër një armiku të padukshëm « koronavirusit covid19 », që po kërconon jetën e mijëra njerëzve në tërë globin, qeveria e Kosovës, përkundër përpjekjeve dhe rrethanave në të cilat gjindet edhe vetë populli i këtij vendi, e inicuar nga LDK, thërrasin seancë të veqantë parlamentare, për të shprehur mosbesimin ndaj qeverisë Kurti.

Mund të thëmi ditë e natë, se populli shqiptarë nuk u dorëzue dhe nuk u gjunjëzue para armiqëve të vet, dhe askush nuk do ia marrë dinjitetin me dhunë, apo t’ia shlyej kujtesën historike, por sikur ti përsërisim këto fjalë disa herë, do tingëllonte ndryshe, sepse po e ngatërrojmë rrugëtimin tonë në hapat e sotëm, përmes të cilëve po çalojmë vetë pa na u kërcënuar dikush përmbrapa.

Nëse deri dje kemi fol dhe kemi luftuar për të drejtat tona dhe kemi arritë deri te shteti i lirë dhe demokratik, falë SHBA-ve, dhe aleatëve të saj, duke arritë deri te Parlamenti dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe sot nuk kemi nevojë të flitët në kuptimin e djeshëm, atëherë cili dreq ka hyrë në mesin e kësaj shoqërie, që po na trazon me trendin e vetë degradimit, rrënimit dhe shembjes së gjitha atyre sakrificave dhe gjakut të dëshmorëve të këtij vendi.

Kaluan më se njëzet vjet mbas çlirimit të vendi, populli i Kosovës, akoma përballet me kushtet më elementare të jetës dhe të mirëqenjes së vet, të cilëve nuk u heqët barra e vuajtjeve nga pushtetët e dobëta dhe të korruptuara, që shkakëtuan një kaos politik dhe ekonomik të vendit, ku do shfryhen apetitet dhe arroganca e grupeve dhe partive të caktuara, duke vepruar në emër të komandantave të luftës, që ia caktuan edhe pozitat e pa merituara vetëvetës në pushtet, ku e ardhmja e këtij vendi do varej në disponimin e tyre abuzues deri në ditët e sotme.

Pikërisht, nga një situatë e tillë dhe gjendje e pa lakmueshme, sikur shkakëtoj më shumë se një kancer të rrezikshëm politik dhe ekonomik në Kosovë, me ç’rast populli i këtij vendi do duhej ta gjente diagnozën e vetë të shërimit, të cilën e mendoj dhe e studioj mirë, vetëm përmes LDK-së, së traditës të IBRAHIMIT dhe LVV-së, të Lëvizjes të ALBINIT.

Por, kush e besoj se brenda 50 ditëve, të qeverisjes në mes dy partive, LVV, dhe LDK, do mbarojnë qef në mes vete për një kohë të shkurtër dhe shprehin mocionin e mosbesimit, me ç’rast LDK, me ndihmën e satelitëve të PAN-it, e shkarkojnë qeverinë Kurti, në kohën më të rëndë të pandemisë, ku po luftohet për jetën kudo, por dhe në Kosovë, kundër një armiku të përbashkët, që po kërcënon gjithë globin njerëzor, të cilën gjë nuk do ta dëshironte në këto momentet edhe ndonjë armik primitiv i shekullit.

Kush e projektoi dhe e realizojë këtë skenar të këtij niveli të ulët dhe përpjekjeje për shkarkimin e qeverisë Kurti, në kohën e pa kohë dhe të pandemisë së koronavirusit ? Dikush ia lë fajin Hashim Thaçit e dikush Isa Mustafës, por njëri dhe tjetri janë më afër se kushdo tjetër, që ia zbehën imazhin Kosovës, ndoshta edhe në nivelin kombëtar, por si do që të jetë do ia lëmë kohës.

Pjesa e madhe e botës demokratike, përveq se po vuante nga pandemia e koranovirusit, i kishte hapur sytë dhe veshët edhe nga Kosova, në veqanti SHBA-të, dhe Komisioni Evropian, të cilët shqetësohen me të madhe nga veprimet e deputetëve kryeneq të këtij vendi, me votimin e tyre për rrëzimin e qeverisë së vet në këtë krizë globale.

Akush nuk do ua fali, edhe koronavirusi nuk i ndali, duke dëshmuar tërbimin ndaj vetëvetës edhe pse në kushte të pa përshtatshme ndaj koronavirusit covid19, me maska në Kuvend, dikur deputetët i heqën edhe maskat, por edhe të zezat e tyre që i kishin grumbulluar dhe trilluar për t’ia thënë njëri-tjetrit, që i zbrazën pa fije turpi, duke i drejtuar shigjetat e helmuara në drejtim të kryeministrit Kurti, sikur tani e harruan dhe situatën me popullatën e vendit, por edhe botën, që i përcjellte me vëmendje.

Për çudi, se në ç’mënyrë frontale e luanin rrolin së bashku, LDK, PDK, AAK, NISMA dhe minoritetet, sikur një grup i ndarë dhe i betuar njerëzish të këtij vendi, kundër partisë LVV, dhe liderit të saj Albin Kurti, sikur e kishin një qëllim, një plan dhe një front të përbashkët për rrëzimin e qeverisë Kurti, duke ia urryer formën dhe qeverisjen më prospëruese, e cila po sa i filloi hapat e parë të ndëshkoi rrjetin e korrupsionit dhe keqbërësve në këtë vend.

Dioptria shkurtëpamëse nuk përfundon vetëm me këtë, por vazhdon edhe më tutje, kur shumica e këtyre përmbysëve të kësaj qeverie në sëcilën fjali të tyre e përgojonin Amerikën, duke aleduar në aderimin e saj, sikur Amerika dhe të tjerët, nuk do e gjykojnë më mirë se kushdo tjetër këtë sjellje arrogante dhe primitive të këtyre njerëzve, që përmbysin vetëvetën, të cilët edhe ata do ndjehën të zhgënjyer dhe të ofenduar me këtë lloj shqiptarizmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat