Kujdesi ndaj pronës në situatë krize

Opinione

Kujdesi ndaj pronës në situatë krize

Nga: Armend Halimi Më: 28 mars 2020 Në ora: 16:30
Armend Halimi

Duke qenë se jemi në një situatë që përveq shëndetit, dita ditës po rëndohet edhe gjenja ekonomiko-sociale e qytetarëve, edhe ashtu e rënduar, kujdesi ndaj pronës duhet të jetë i shtuar. 

Andaj, prona, duke përfshij që nga shtëpitë, bizneset dhe organizatat e ndryshëme janë të ekspozuara ndaj dukurive tashmë shumë prezente në shoqërinë tonë, siq janë vjedhjet dhe grabitjet, gjë që kërkon vëmendje dhe kujdes të shtuar, që nga qytetarët e deri tek institucionet e sigurisë. 

Edhe pse për grabitjet si formë më e rënd e krimit kjo gjendje është e pafavorshëme pasi që prezenca e Policisë është më e madhe në rrugë, gjë që në mungesë të lëvizjës së qytetarëve si rezultat i kufizimit të lirisë së lëvizjës , do të kenë më vështirë grupet kriminale të kamuflohen, dhe se shumë nga bizneset tani më nuk punojnë ose punojnë me orar të shkurtuar, megjithatë shtëpitë tona mund të jenë cak i kësaj forme të krimit.

Ndërsa, për vjedhjet këto shkaqe për dallim nga grabitjet sjellin lehtësira nëse nuk janë marrë masa të duhura të mbrojtjës, e që si të tilla janë, mosekspozimi i gjërave me vlerë në biznese (dritare), mos mbyllja e duhur për veq çelësit dhe dryrit edhe me me masa shtesë si grila nga hekuri, etj.

 Njësoj edhe për shtëpitë tona dhe pronat përcjellëse është e domosdoshëme përveq menaxhimit të hyrje-daljeve të tyre, edhe ndriçimi i mjaftushëm. Rol të madh për mbrojtje të pronës tonë ka edhe sistemi i alarmit dhe vëzhgimit me kamera brenda mundësive, të cilat bëjnë me kohë të vrehen tentimi i këtyre formave të krimit, për rrjedhoj edhe parandalimi i tyre, sidomos për pronat e pabanuara.

(Autori është magjistër i studimeve të sigurisë, diplomuar pranë UEJL, Tetovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat