Pa ndryshime esenciale nuk mund të pritet zhvillimi i shtetit

Opinione

Pa ndryshime esenciale nuk mund të pritet zhvillimi i shtetit

Nga: Luz Tomaj Më: 28 mars 2020 Në ora: 19:19
Luz Tomaj

Kaluan disa vite nga shpallja e shtetit dhe pavarsisë së Kosoves. Që në fillim, ndodhi ajo që është më elementare, ndodhi formimi i institucioneve të cilat e karakterizojnë shtetin. Por, shtrohet pyetja se a u rrumbullaksua procesi i shtetformimit, a lëvizi funkcionimi i shtetit, a ka simptome të zhvillimit të shtetit…? Përgjegjëja, mjerisht është negative, është JO!!!

Kur bëhet fjalë për procesin e formimit të shtetit, me këmbëngulje, përfaqsoi mendimin se procesi nuk u rrumbullaksua. Shiquar nga aspekti shkencor por, edhe ai praktik, shtetin e karakterizojnë teritori i caktuar dhe sovraniteti brenda kufinjëve të shtetit. Kufinjët egzistojnë por, mendoj se sovraniteti nuk shtrihet në mbarë teritorin e shtetit. Këtë fakt unë e konsideroi si jokontestues, ndaj edhe nuk shof arsye  me e argumentuar në këtë moment.

Ajo që brengosë, në këtë moment, mendoj se është mënyra apo forma e zgjedhjeve, nga e cila rezultojnë edhe shtresat politike. Gjatë 12 viteve të kaluara, shtresat politike, u radhitën njëra pas tjetres por, shteti është në vendnumrim, nuk lëvizë apo lëvizjet, madje, janë negative. Shkurtazi, mendoj se kjo ndodhë për shkak të klanizimit të subjekteve politike, për shkak se liderët e subjekteve i mbajnë frejtë në duart e veta. Në këtë mënyrë, klanet e ngushta të subjekteve politike e dirigjojnë edhe përbërjen institucioneve të shtetit - parlamentit, qeverisë… dhe kështu ndodhë byrokratizimi, krimi i organizuar dhe korrupcioni, fakte këto që e mbyllin rrugen e perspektives së shtetit, liberalizimit të vizave etj. Bile bile, përveç propagandes serbe, e cila nuk më befason, edhe stagnimi i shtetit, mënyra e udhëheqjes etj  ndikojnë në procesin e njohjes ose mosnjohjes së shtetit të Kosoves.

Çka në esencë pretendoi me këtë paraqitje

Ndodhi edhe një turp me procesin e votimit të mosbesimit të qeverisë. Po e quaj turp, nga se procesi pasoi pas largimit nga posti i ministrit të personit që është antar i klanit më të ngusht të LDK-s.

Preferoi që të ndodh një ide e ndryshimit të sistemit zgjedhor. Konkretisht, numri i 120 deputetëve të parlamentit të shpërndahet në tëgjitha njisitë lokale - komunat e Kosoves, në proporcion me numrin e banorëve. Njisitë lokale, duhet ta gëzojnë këtë të drejtë të patjetersuar, e jo që klanet e ngushta të subjekteve tua imponojnë kandidatët. Nuk pretendoi me bërë krahasim por, në SHBA,   psh sejcili shtet zgjedh dy senator, për të cilët votojnë banorët e tërë shtetit. Ndërkaq, antarët e Kongresit zgjidhen sipas numrit të popullsisë. Një anëtar të kongresit e zgjedhin 2,3,4 a më shum qytete apo qyteza, varsisht nga numri i popullsis. Në këtë mënyrë edhe subjektet politike mund të paraqiten me propozimet e tyre por, në të njejten kohë mund të paraqiten edhe individ të ndryshem dhe, popullit iu ofrohet mundësija e zgjedhjes së lirë, pa presion të liderëve apo klaneve të subjekteve politike. Deri sa në Kosovë, liderët e subjekteve politike, vrajn e këthjellin, këtu në SHBA as që dijm se kush është kryesues i partis demokratike apo republikane. Megjithatë, përfaqsuesit në Senat dhe Kongres, veprojnë sipas platformave të subjekteve por nuk është e thanun që të mbahen si i pijti (dehuri) për gardhi

Një ndryshim i tillë apo më gjithpërfshirës, sigurisht do të eleminonte edhe mundësin që vetëm Isa, Hashimi, Ramushi, Albini etj etj  të zgjidhen në postet kyqe. Të besojm neve dhe emrat që i përmenda, dhe të tjerët si ata, se në popull ka edhe emra tjerë me urtësi bile edhe më të mëdha se ata, të cilët, falë sistemit egzistues, falë byrokratizmit dhe klanizmit, nuk mund të vijnë në shprehje.

Ishte kjo vetëm një pikparje e cila mund të ndërmirret dhe realizohet, nga se për ndryshime më rrënjësore ndoshta duhet pritur që të bëhet korigjimi më se i duhur i Kushtetutes, e cila blokon shum gjëra mjerisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat