Ju 82 deputetët dhe komandantët tuaj, krijuat rrëmujë politike në Kosovë për çka duhet të përgjigjeni

Opinione

Ju 82 deputetët dhe komandantët tuaj, krijuat rrëmujë politike në Kosovë për çka duhet të përgjigjeni

Hasan Hasanramaj Nga Hasan Hasanramaj Më 29 mars 2020 Në ora: 13:13
Kuvendi i Kosovës, seanca e mocionit

Ne njerëzit që u takojmë forcave progresive në Kosovë në kohen kur Thaçi është zgjedh kryetar shteti kemi reagua të ju parlamentaret që mos ti ia japin votën. Nuk na keni dëgjua dhe kjo të gjithë neve na kushtua dhe po na kushton shtrenjtë.

Edhe tani para së të mbahet mbledhja parlamentare e kuvendi të Kosovës nga ju për të dytën herë kërkuam që në këto momente kur ne po përballen me jetën apo vdekjen mos i ngritën duart kundër qëndrimeve emocionale për rrëzimin e qeveris në këtë kohë të vështirë për Kosovën dhe qytetaret e saj.

Andaj, ju në vend që ta shpejtoni popullatën e juaj nga jeta apo vdekja e sigurt, ju tetëdhjetë e dy deputetet e parlamentit të Kosovës i ngritët duart që shkuan në interes të atyre që kanë ambiciet për pushtet, e jo për hallet e votuesve të juaj?! Andaj, veni gishtat në kokat e juaja dhe mendoni mirë së çka keni bëre në këto momente të vështira? Kurrkush nga ne nuk është kundër rrëzimit të qeveris, por kjo është dashur të bëhet kur të përfundon çështja lidhur me Korona virusi.

Ju nuk e keni ber këtë, prandaj keni votua kundër halleve të votuesve të juaj cilët në këto momente kanë mbetur të ngujuar nëpër shtëpitë dhe banesat e tyre.

Prandaj ju bëjmë me dijë së me këto votime keni mbetur në historinë e popullit shqiptarë si figura të zeza që nuk u keni përgjigjur kërkesave dhe halleve me të cilat po kacafyten qytetaret tonë të cilët në këto momente e kanë vetëm një hall si të shpëtojnë jetët e baballarëve, fëmijëve dhe anëtareve të familjeve të tyre. Pra ju tetëdhjetë e dy parlamentaret e Kuvendit të Kosovës që me ngritjen e duarve lartë nuk i përfillet kërkesën e votuesve të juaj dhe të qytetareve tjerë të Kosovës për unitet nacional do të pësoni pasojat ma të rënda si individ në historinë e popullit shqiptarë.

Pra pasojat që ju duhet të pësoni janë dorëheqjet nga pozicionet e deputeteve. Pra votues të nderuar largoni këta deputet nga parlamenti i Kosovës të cilët në ditët dhe momentet ma të vështira u lanë në balte nga e cila keni vështir të dehni këto ditë kur të gjithë ne po përballemi me jetë apo vdekjen.

Gjeja tjetër që meriton çdo kritike është së të zgjedhurit e juaj në mbledhjet e kuvendit të Kosovës - dalin në foltoret në të cilët me diskutimet e tyre janë konflitioze të drejtuar kundër njeri tjetrit, kundër partive dhe strukturave të tyre udhëheqëse.

Të rrallë janë ata deputet që flasin për hallet në e qytetareve, në fshatrat e tyre, në qyteteve, në organizatat punuese dhe mjediset tjera. Pra, nga këto dhe shumë dëshmi të tjera dhe me drastike votues të nderuar ma merre mendja së ka ardhur koha që këta deputet qe nuk flasim për hallet e juve qytetareve dhe Kosovës duhet tu merrni imunitetit e deputetit dhe në vend të tyre ti zgjidhni ata që me të vërtet flasin për hallet e juaj, e jo për konfliktet në mes individëve, partive, udhëheqësve e të tjera në të cilat komandant janë udhëheqësit e partive dhe strukturat me të larta shtetërorë deri të ato në komuna dhe mjedise të tjera. Ju qytetare po shihni të gjitha këto dukuri negative dhe po i shikoni duar kryq deri kur ?!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat