Kosovën duhet ta udhëheqën rinia, e jo pleqeria dhe mafia

Opinione

Kosovën duhet ta udhëheqën rinia, e jo pleqeria dhe mafia

Nga: Rexhep Torte Më: 29 mars 2020 Në ora: 14:13
Rexhep Torte

Kosovës i duhen partnerë ndëkombëtarë të sinqertë dhe besnikë.

Në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913, në Konferencën e Paqes në Paris 1919, fuqitë e mëdha për tia plotësuar apetitet hegjemoniste të Serbisë, më shumë se gjysmën e territoreve dhë të popullatës shqiptare e lanë jashtë kufijve të shteit amë.

Si pasojë e kësaj sot Shqipëria, shtet amë i Shqiptarëve duket si një mollë e kafshuar nga të gjitha anët.

Data 25 Mars 2020 do të mbetet fatkeqe për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi

Në këtë mbëledhje 120 deputetë me maska kundër koronavirusit, në kushte jonormale për punë dhe me një votim klasik me dorë të ngritur 82 prej tyre shprehën mosbesimin e tyre kundër Qeverisë së Albin Kurtit.

Albin Kurti në cilësinë e kryeministrit dhe tërë diskutuesit nga Vetëvendosja në këtë mbledhje të parlamentit, dolën faqebardhë dhe me dinjitet.

Qeveria e Albin Kurtit ishte Qeveria më e pastër e derisotme e Kosovës.

Isa Mustafa është fosil politik që shfrytëzoi monizmin, por tani edhe pluralizmin politik.

Isa Mustafa, në vend që ta gëzojë pensionin dhe pleqërinë merret me komplote politike të dëmshme për kosovën.

Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua në kohën më të pavolitshme dhe nga Koronavirusi të rrezikshme.

Ata që votuan kundër Qeverisë së Albin Kurtit do ta marrin mallkimin e popullit dhe dënimin prej Zotit.

Ata që votuan kundër Qeverisë së Albin Kurtit shkelën pamëshirshëm mbi varret e patriotëve të derisotëm shqiptarë në Kosovë. Shkelën mbi viktimat që u vranë, u masakruan dhe u dhunuan në agresionin gjenocidal të Serbisë në vitet 1998/99.

Asnjë Qeveri e derisotme nuk ka bërë më shumë sesa Qeveria e Albin Kurtit për 50 ditët e saja.

Qeveria e Albin Kurtit e zvogëloi numrin e ministrive, i uli në mënyrë të konsiderueshme shpenzimet, mbylli shumë dikastere të panevojshme, përgatiti programin për luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe nepotizmit.

Hashim Thaçi, presidenti aktual i Kosovës është promotor i shkarkimit të Qeverisë së Albin Kurtit.

 Hashim Thaçi sipas mediave konsiderohet udhëheqës i korruptuar, i pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe se verën e kaluar për një ditë pansioni në plazhet e Turqisë paguante 5600 euro.

Hashim Thaçi njihet si bashkëbisedues midis Kosovës dhe Serbisë, pa e unifikuar spektrin politik në Kosovë dhe pa hartuar dhe miratuar një platformë për këtë dialog kaqë të rëndësishëm për Kosovën.

Ramush Haradinaj ish kryeministër dhe kryetar i AAK-së sipas mediave njihet për rritjen e rrogës së tij si kryeministër me arsyetimin se i duhen kostume e kollare, njihet edhe për konsumimin të një shishe vere që kushtonte 700 euro.

 Fatmir Limaj, kryetar i NISMËS dhe Kadri Veseli, ish kryeparlamentar dhe kryetar aktual i PDK-së, sipas mediave njihen për pasurimin korruptiv të tyre.

Asnjëri nga të sipërtheksuarit nuk i demantoi këto shkrime të mediave.

Është poshtërsi dhe pafytyrësi e madhe, se si Hashim Thaçi president aktual do të fillojë konsultimet këtyre ditëve me kryetarët e partive politike për mandatimin e Qeverisë së re teknike, siç e quan ai qeveri e stabilitetit, unitetit dhe gjithpërfshirjes.

Të gjithë këta aktorë për themelimin e Qeverisë së re teknike janë dëshmuar në dëm të Kosovës. Me këto udhëheqës do të jetë njëlloj sikurse hajnave tua japësh çelësat e bankave.

Qeverinë e re të Kosovës duhet ta legjitimojë vetëm vota e popullit.

Është gabim dhe mashtrim të thuhet se Albin Kurti është kundër partneritetit me SHBA-të dhe me vendet tjera mike.

Heqja graduale e taksës ndaj mallrave të Serbisë që e shpalli ish kryeministri Albin Kurti, është strategji  e mençur, e qëlluar dhe shumë më e mirë sesa heqja e tërësishme dhe e menjëhershme e kësaj takse.

Serbia është armike shekullore e shqiptarëv dhe shumë e pabesë.

Deklaratat e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, se në bisedimet Kosovë-Serbi shqiptarët nuk mund të marrin gjithçka e serbët asgjë, janë shumë të rrezikshme, kur kemi parasysh agresionin gjenocidal shtazarak të Serbisë në Kosovë ne vitet 1998/99, kur ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë e masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre gra, pleq e fëmijë, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënës. Dhunuan në mënyre më makabëre 20 mijë femra shqiptare. Rrëmbyen 1650 shqiptarë të të gjiths moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. E bënë shkrumb e hi tërë Kosovën dhe detyruan më shumë se 1 milion shqiptarë të largohen nga Kosova.

Është shumë brengosës fakti që përkundër të gjitha këtyre krimeve që Serbia i ka kryer në Kosovë, SHBA-të gjatë 20 viteve të kaluara, nuk i vendosën asnjë kusht Serbisë agresore gjenocidale.

Është shumë brengosës fakti që Serbia është duke u armatosur me tanke, avionë dhe sisteme raketore nga Rusia, ndërsa SHBA-të nuk po i caktojnë asnjë kusht Serbisë.

Shikuar nga ky aspekt heqja e menjëhershme e taksës ndaj mallrave të Serbisë, do ta lazdronte dhe përkëdhelte edhe më shumë Serbinë.

Serbia ka marrë shumë dhe i ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës dhe nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që ajo të merr edhe diçka tjetër nga Kosova.

Shqiptarët janë miq të dëshmuar e besnikë ndaj SHBA-ve, ndaj edhe presin më shumë nga SHBA-të.

 Serbët vendlindjen e kanë në Kaukaz të Rusisë, dhe se për asgjë në botë nuk largohen nga Rusia me të cilën kanë një gjak dhe një mentalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat