Kur dhelpres iu kall bishti, mendoi se u kall e tërë dunjaja!

Opinione

Kur dhelpres iu kall bishti, mendoi se u kall e tërë dunjaja!

Nga: Ali Kelmendi Më: 30 mars 2020 Në ora: 19:04
Ali Kelmendi

Për t’ia ndalur Presidentit Hashim Thaçi, kalljen e bishtit po apelon në ndihma gjithëpërfshirëse dhe nga e tërë opozita e PAN-it dhe LDK-istave antirugovistë më Listën sërbe dhe minoritetët t’i ndihmojnë për t’ia shpëtuar bishtin. Tymi i kishte dalë qysh herët dhe tani i ka dalur për lendinë. Merreni me mend tani ndihmë po kërkon edhe nga Gjykata Kushtetuese, ndoshta për t’ia adaptuar nenet e saj, ku i njëjti të mund të formoi qeveri gjithëpërfshirëse pas Mocionit të të rrëzimit të Qeverisë te shumë të dashurit e te nderuarit dhe liderit më të suksesëshem të gjërëtanishëm dhe formimit të nje qeverie të re alla hashimqe?!

Nëse Presideni i vendit, siç u shprehë sot para ambasadorëve të Quintit me opinione nga aspekti amoral i tij, nga imponimi i tij i brendshëm shpirtëkeq, për t’iu shmangur përmes rrotullave, atë qe e obligon kushtetuesja dhe nenet e saj, ai duhet pa kurrfarë afati të shkarkohet nga posti i tij.

Tentativa e tij nuk përket me interesat institucionale dhe nacionale të shtetit, kur paraqitja me fjalë paraprirëse të vendoset dhe vihet në diskutim  të mundëshem amoral, si krijimi i ndonje qeverie gjithëpërfshirëse, me partitë e koalicionit në opozitë, kryekëput për interesat të tyre të përbashkëta të koalicionit PAN me LDK-istët antirugovistë të udhëhequra nga pioni dhe agjenti titist i Beogradit e së bashku kundër popullit dhe Kushtetutës dhe neneve të saj.

Ky imponim i brendisë shpirtërore dhe dashakeqe të tij, nuk është në përputhshmëri me kushtetuesën e cila para ca viteve ishte e kapur edhe prej tij dhe nëse tani është shkapur drejtpërdrejt nga rastet e tjetërsimit të territoreve të shtetit fare nuk reagojë?!.

 Andaj kushtetuesja duhet t’i thotë prerasi qe kryekapoja ta respektoi atë. Mos t’i lihet dora e lirë si deri tani të vendosë apriori para Kushtetutës dhe Kuvendit  duke marrë krye në veti „tërnak“ me krijuar çfarëdoqoftë qeverie e pastaj, t’i ketë prap duart e lira të vazhdoi dialogun në bashkëpunim me armiqët tanë shekullor, tani në rradhë me Sërbinë, përkitazi me ndarjen e Kosovës sipas Marrëveshjes famëkeqe  Hashimi-Vuçiq.

Kryetarin kapriçioz dhe antikombëtar si Hashimi duhet ndalur sipas Ligjit duke e shkarkuar dhe larguar nga skena politike e udhëhequr krye në veti, i cili deri me sot vetëm dëm dhe tradhti ka prodhuar vendit të cilin e përfaqëson!

 Ky është i njëjtë me ata të Listës srpska të cilet fizikisht jetojnë herë pas herë në Kosovë dhe kokën dhe mendjen e kanë të Vuçiqi në Beograd.

 Një lidër si Hashimi  „me mend zog dhe kryet gjog“ nevojitet një herë e përgjthmonë të largohet nga pozita e tij duke i larë së pari mëkatet për tradhtitë dhe hajnitë ndaj popullit të tij.

Kurrsesi nuk i duhet lejuar gjithnjë sipas Kushtetutës, qe ky t’u prijë gjoja si „zbatues“ i saj,  qe me aleatët e PAN-it dhe ata të LDK-istave antirugovistë, të cilët prej se i humbën zgjedhjet e 06 tetorit 2019 dhe u formua Qeveria e re në krye me Albin Kurtin, u përpoqen dhe gjithnjë janë aktivë, siç ushtruan iniciimin e Mocionit për rrëzimin e Qeverisë dhe Albin Kurtit dhe me deputetët e demokracisë centraliste e realizuan objektivin, por në fund do të bindën qe jo.

Por, që tani nuk po pushojnë së vepruari për të bërë qeverinë tjetër antikushtetuese të koalicionit qeveritar me LDK-istat dhe minoritarët.

 Kjo qeveri gjithëpërfshirëse po ju ngutet urgjentisht, së pari për t’ia ndërprerë Qeverisë në detyrë e posaqërisht z. Albin Kurtit,  punët e filluara kundër krimit dhe korrupsionit me hajnitë më të mëdha që kanë ndodhur ndonjëherë në historinë tonë, përveq të atyre të sistemit ish komunist sërbomadh.

Nga ana tjetër dhe më e rrezikshmja për ne si komb janë Marrëveshjet sekrete të te cilat Hashimi me Isa-në, po përpiqen t’i realizojnë si obligime të marra nga Sërbia me ndihmen e disa mbështetëse të huaj si Rusia e shumë të tjerë.

Nëse i shpeton bishti, atëherë mund të ndodhë edhe ndonjë e papritur, si tazira sociale nga pakënaqësitë ndaj tij, përshkak të varferisë  dhe ndërmarrjeve të tij si gjithëherë antikushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat