COVID-19 dhe kartmonedhat

Opinione

COVID-19 dhe kartmonedhat

Nga: Alfred Papuçiu Më: 31 mars 2020 Në ora: 09:28
Alfred Papuçiu

A duhet të vihen në karantinë kartmonedhat? Rezerva Federale në SHBA vendos mënjanë biletat që kthehen nga Azia dhe Europa për disa ditë. Banka qendrore kineze po i pastron vetë. SNB, Banka Kombëtare e Zvicrës,  nuk bën veprim të tillë, por i referohet rekomandimeve të higjienës së OFSP, Zyrës Federale të Shëndetit Publik.
Ndërsa, OBSH filloi polemikën duke rekomanduar përdorimin e metodave të pagesës pa kontakt. Në realitet, askush nuk e di se sa të rrezikshme janë kartëmonedhat dhe monedhat. Studimet shkencore që vlerësojnë sipërfaqet në të cilat vendoset virusi nuk kanë testuar kartmonedhat dhe monedhat. Shumica e ekspertëve priren ta vënë këtë rrezik në perspektivë, duke theksuar se ai gjithashtu ekziston edhe kur mijëra gishta bëjnë me sukses një kod në një terminal pagese.
Prapëseprapë, neveria ndaj  parave, që dyshohet të jetë një vektor i baktereve dhe mikrobeve, është bërë e tillë që në Shtetet e Bashkuara, grupet industriale i kanë kërkuar Rezervës Federale dhe Thesarit të Shteteve të Bashkuara për t'u thënë amerikanëve që ata marrin pak ose aspak rrezik për ti prekur ato.
Sidoqoftë, FED është duke pritur rekomandime nga autoritetet shëndetësore, ndërsa karantinon për dhjetë ditë biletat jeshile që kthehen nga Azia dhe Europa, si një masë paraprake, sepse materialet e përdorura për prodhimin e parave « greenbacks", nga liri dhe pambuku, do t’i mbante mikrobet më gjatë se sipërfaqet e tjera.
 Natyrisht. jemi të ndërgjegjshem se në Shqipëri, Kosovë e gjetiu nuk mund të realizohet menjëherë që të kenë të gjithë karta krediti, si në Zvicër e gjetiu. Por njerëzit të ndërgjegjësohen që të prekin monedhat dhe kartmonedhat me doreza. Sidomos kujdes duhet patur me të moshuarit.
Por nëse krijohet një sistem do jete më e mirë në shumë kuptime. Qoftë edhe në mirëllogaritjen e ekonomisë, qofte edhe në menaxhim apo ruajtjen e shëndetit nga ndotja. Kërkon pak kohë, por edhe tek ne pagesat me sistem bankar bëhen, kështu besoj se është e mundshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat