Dialogu Serbi-Kosovë më shumë është strategji amerikane sesa ruajtja e kufinjve të Kosovës

Opinione

Dialogu Serbi-Kosovë më shumë është strategji amerikane sesa ruajtja e kufinjve të Kosovës

Nga: Sulejman Mehazi Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:11
Sulejman Mehazi

Plani  i përfaqësuesit amerikan Grenell gjatë dialogut Kosovë-Serbi më shumë ka kuptimin e strategjisë ndikuese amerikane në shtetet Ballkanike sesa zgjidhja e problemit të Kosovës në dobi të saj. Kjo më së mirë vërehet me mocionin e mbajtur për rrëzimin e qeverisë së Kurtit. Derisa sa Kurti ishte kundër dëshirave amerikane të heqjes së taksave serbe pa reciprocitet dhe shkëmbimit të territoreve me Serbinë, pra ja ku qenka shkaku i rrezimit të Kurtit

Se dialogu Serbi-Kosovë është më shumë strategji amerikane sesa ruajtja e kufinjve egzistues të Kosovës e tregon dhe profesori amerikan dhe eksperti i njohur i çështjeve politike, Alon Ben-Meir, që thotë: "se Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti është dashur ta dijë se nuk do të marrë mbështetje nga SHBA dhe BE, derisa nuk heq taksat." Që do të kuptojmë se me heqjen e taksave pa reciprocitet SHBA-ja do t'ia bënte qejfin Vuçiqit, të pajtonte e të tërhiqte Serbinë nga ndikimet ruse e për ta kthyer nga ana strategjike amerikane. Si kurse shihet, dialogu Serbi-Kosovë më shumë e ka kuptimin e luftës ndikuese të dy shteteve të fuqishme SHBA-Rusi, sesa emocioneve e dëshirave patriotike e shtetërore të politikanëve e popullatës së Kosovës.

Dialogu Serbi-Kosovë më shumë ështe luftë politike në mes SHBA-së dhe Rusisë.

Diplomatët e strategët amerikane e kanë të qartë se i vetmi shtet në Ballkan që përdor prushin e zjarrit ndikues rus është vetëm Serbia, e këtë prush me frymë ruse mund ta shuante vetëm SHBA-ja me anë të Grenellit duke ua plotesuar deshirat serbëve me shkëmbime territoresh në mes Kosovës e Serbisë. Dialogu Kosovë-Serbi për shkëmbime territoresh nuk duhet të na zemëronte aq shumë për shkak se sa është dëshpruese për Kosovën aq më shumë do jetë dëshpruese jo vetëm për Serbinë, por edhe për ndikimet ruse, ky dialog nën udheheqjen e amerikaneve njëherë e pergjithmonë shkëput ndikimet serbe në Kosovë, por edhe ndikimet ruse në Serbi e Ballkan.

Përkundrazi, Kosova pas dialogut me Serbinë do forconte dhe më Republiken nderkombëtarisht, do njihej si shtet nga Serbia dhe nga të gjitha shtetet tjera të botës që se kanë njohur Kosoven, do behej Anetare e KS, do të ishte nën mbrojtjen e SHBA-se dhe kurrë më nuk do ndikonte politika serbe e ruse në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat