Shekulli XXI, a thua?

Opinione

Shekulli XXI, a thua?

Nga: Hajdar Rexhahmetaj Më: 31 mars 2020 Në ora: 22:49
Ilustrim

Kur  më pyeti  profesori  se qfarë mendoj  për hoxhallarët  unë kisha përgjigjjen  në gjep, sepse mbaja  në mend fjalët e Babagjyshit tim  BeqëHajdarit – senior, i cili thoshtë: “Babo dy sende ia  kankajtënonenkëti  dheu:  1 Hoxhallarët , 2 Dimrat e ftohtë dhe të  gjatë ( sh’miter  e shëngjergj)”. E pse? Babo, Hoxhallarët na kan lanë pa shkolla ( i shkreti kishte merak në shkollë), kurse dimrat e hajshin atëqka prodhonim  shëngjergj e sh’miter.

Unë  kësaj  ia shtoj edhe një ( e plotësoj babaghyshin pak), edhe politikanët  e  pa ndërgjegjëshëm , si në Tiranë po ashtu edhe në Prishtinë  ishin dhe jan dëm i këtij dheu.

Duke i shkruar këto më lartë, më s’forcon atëthëniën e Kadares: “JEMI KOMB I VONUAR”. Kur me mund shumë të madh krijuam entitetin universitarë nga i cili entitet u nxorën shumë intelektual të pa shoq, siq ishin: Gazmend Zajmi , Dervish Rozhaja, FehmiAgani, Mark Krasniqi, Anton Qeta, Ibrahim Rugova dhe shumë të tjerë . Atëherë flisnim shqip, merrnim frymë shqip dhe mendonim e vepronim shqip. Ata intelektual kishin auren e Rilindasve, pra ata filluan ciklin e ri të rilindjes kombëtare këtu në Kosovë dhe në trojet shhqiptarenë Jugosllavinë e atëhershme. Ata , aty ku munden ua futen edhe “virusin” e nacionalizmit edhe atyre intelektualve nëShqiperinë e Enver Hoxhës, ku ishte më së vështiri. O sa e ndienim vetën të fortë dhe të zot nën hijen e tyre si student dhe më pastaj si intelektual të prirë nga ata. Menduam që e kapem hapin me lëvizjen nacionaliste – me LDK-ën  e të gjithë neve të udhëhequr nga Ibrahim Rugova. Me këtë , në fundshekullin e kaluar , përfunduam duke cilësuar dhe promovuar shekullin XXI si “SHEKULLIN E SHQIPTARËVE” A THUA?

As një shtet në botë qëështë drejtuar nga klerikët apo komandantët nuk mbahet n’mend që ka funksionuar mirëfilli apo ka pas sukses.Aty ka pas apo kanë lindur edhe autokraci,oligarki , edhe nepotizëm edhe korrupsion, edhe  diktaturë  edhe edhe... por vetëm demokraci nuk ka pas. Shtetin tonë Kosovën e pas luftës e udhëhoqën komandantet. Por kush i solli në pushtet këta? Lufta? Gënjeshtër është kjo , sepse luftën na e fituan miqt nga pernedimi në krye me SHBA. Votat për të bërë pushtet këta kurr nuk i fituan, por prap kush na i solli në pushtet komandantet? Komandantet në pushtet na i sollën pikërisht miqtë nga perëndimi , kryesisht Franca. Ua kujtojë miq të shkrimit e të leximit, zatën këto edhe i dini vet se protagonisti kryesor i ndarjes së tokave shqiptare në luftërat ballkanike  dhe luftën e parë botërore ishte pikërisht Franca sepse ishte aleat i Rusisë dhe Serbisë në ato luftra.

Lufta e parë botërore përfundoj në Francë  - konferenca e Versajes - .Lufta e dytë botërore përfundoj në Francë – Paris- . Dejtoni u nënshkrua me 14.12.1994 po në Paris, po Rambujeja ku ishte? Pra fati i ynë  (I KOSOVËS)  u vulos në Francë. Franca nuk është e subordinuar nga SHBA-ja, ajo është partner i sajë në të gjitha dimenzionet (raportet ndërkombëtare).Po, është e vërtetë se Sarkozi (atëherë president i Frances) i pari nga tëmëdhënjet nëTulluz nxënësve të një klase të shkollës fillore iu tha me dashamirësi se tani e tutje në hartën e Evropës  dhe Botës do të mësoni edhe një shtet të ri, e ai shtet  quhet KOSOVO. Kurr nuk i than Kosova. Pra miku mbeti mik siq ishte në histori sepse Serbisë  iu lan “kthetrat” në Kosovë , i vendosi  ushtarët e vet në urën e Ibrit në bashkëpunim me Thaqin e Veselin dhe ndau Kosovën de facto , de jure mos e dhashtë zoti (por pak si zor) dhe shumë zona ju dhanë  në mbrojtje  të veçantë  rreth e qark manastireve serbe.

Në zgjedhjet e fundit votova LDK-ën  dhe Vjosa Osmanin. Por kur mori pushtetin Albin kurti edhe nuk mu prish aq. Por ...por kur kujtoja se kah i kishte ujitur rrënjet e veta ideologjike Albin Kurti disi kisha disa rezerva, iu thash disave se ky njeri është shumë inteligjent por nëse don me qenë udhëheqës shtetërorë duhet me kalu nëpër Biblioteken e Ibrahim Rugovës, nga aty e mëson se çka është filozofia e shtetndërtimit, aty mëson se çka ështëurtia,diciplina,përkushtimi,përgjegjësia,respekti për palën tjetër, respekti për mikun e tjera e tjera. Ai në vend të kësaj nuk harroj dhe shkoj të ai me mjekërreu,eu! Kurse në partinë e tij i ka bukur shumë më lesh fytyrës, vetëm pantallonat nuk i kan shkurtuar hala. Do t’i shkurtojnë edhe ata nëse iu zgjatë pushteti  qysh po mendojka ky. O Albin me dashamirësi po të drejtohem, duhet të futesh aty nëBibliotekenrugoviane sepse bash hiq nuk i shkon përshtati shiqptarëve ideologjia e atij me mjekërr dhe atyre me lesh fytyrës.

Vjosë... e lëmangu (respekt për diturinë dhe parimet tuaja dhe t’miat) qënuk iu drejtove në fund të atij referati, më emër dhe mbiemër, pra Albin Kurti – votova kundër mocionit edhe nëqoftsë kjo votë shkon kundër teje ... sigurisht se e din se çka po të thotë ky votues i yti dhe i LDK-ës.

Në fund edhe dy fjalë:

Takova në PejëDr.Ramadan, kishim punuar së bashku në Shtëpinë e shëndetit në Deçan, ai më thotë a po vjen për Deçan (kisha për të udhëtuar për Prishtinë por hoqa dorë nga ai udhëtim sepse jam i lodhur tepër). Kisha udhëhequr mbrëmë 13 lindje, dy prej tyre me prerje cezariane – operacion. Ato ditë kryeministri i Kosovës kishte ngritur pagën vetit në afër 3000 euro, kirurgu 750 euro sa kishin shoferat nëpër ministri. Realisht Dr.Ramadani  mund të ishte kryeministër  i Kosovës kurse kryeministri  s’kishte as kurrfarë shance për të qenë kirurg.

Lexues të respektuar, sot jemi nën ethet e pandemisë të shpallur nga OBSH-ja. E lusim ZOTIN që kjo të kalojë sa më shpejtë dhe të fillojmë të kujdesemi për ata që këto ditë të vështira po e sakrifikojnë vetën dhe familjet e tyre - mantelbardhet ,por  mos t’i harrojm harrojmë edhe pedagogët, që të gjithëve t’iu dyfishohen pagat,pikë.

A THUA  A ËSHTË KY SHEKKULLI  YNË?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat