75 vjetori nga masakra e Tivarit

Opinione

75 vjetori nga masakra e Tivarit

Nga: Mr. Donika Hoti Më: 1 prill 2020 Në ora: 13:04
Mr. Donika Hoti

Me kapitullimin e Italisë në shtator të vitit 1943, Shtabi i Përgjithshëm Suprem i Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Jugosllavisë filloi të ushtronte aktivitetet e saj ushtarake në territorin e Kosovës dhe në viset e tjera shqiptare deri në nëntor të vitit 1943.

Në gjysmën e dytë të vitit 1944, në kohën kur aleatët si amerikanët, anglezët dhe rusët filluan të mobilizoheshin të gjitha frontet në luftë kundër ushtrisë Hitleriane, Tito filloi t’i shfrytëzoj këto rrethana për luftimin e forcave të mbrojtjes kombëtare shqiptare dhe ripushtimin e Kosovës. Për t’i realizuar më lehtë synimet e tij, udhëheqja jugosllave në fillim të janarit 1945, përmes dekretit urdhëroi mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për t’i dërguar në drejtim të Sremit për nevojën e forcave të armatosura jugosllave.

Pas mbajtjes së Konferencës së Bujanit, e cila u mbajtë për t’i kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ-së të Partisë Komuniste të Jugosllavisë filloi ndërtimi dhe themelimi i shtetit ish-Jugosllav, kjo e fundit ishte e bindur që do të fitoi krahas koalicionit antifashist dhe në mos përfshirjen e Kosovës si një subjekt i pavarur që deri atëherë ishte përfaqësuar përmes Malit të Zi në KAÇJ-së.

Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë, me 8 shkurt të vitit 1945, komandati suprem i Ushtrisë Nacionale Çlirimtare të Jugosllavisë Josip Broz Tito me urdhër të veçantë me numër 31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Për këtë vendim, Tito me 7 shkurt në Beograd pati një takim me ushtarakët sërb: Savo Derleviçin, Gjuro Medenicën dhe Kersto Filipoviçin, të cilëve iu foli për rolin që duhet ta kishin në Administratën Ushtarake të Kosovës. Në bazë të këtij urdhri, i tërë pushteti në Kosovë do t’i kalonte një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazezë, të cilë ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe gjyqësor. Me këtë rast pasuan ndryshime në tërë strukturën e kuadrove komanduese.

Në krye të pushtetit ushtarak, saktësisht të Shtabit të Ri Operativ u emërua ish-shefi i Armatës së re kononel Savo Derleviç, duke e zëvendësuar Fadil Hoxhën, i cili mbetët si zëvendës i tij. Shefi i Shtabit u emërua nënkolonel Dushan Vukotiç i cili deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllav dhe shef i prapavijës u caktua nënkolonel Gjuro Medenica. Me 10 shkurt 1945, kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë duke e formuar Divizionin e artilerisë, të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave Divizionin 46, 52. Kjo politikë ushtarake në Kosovë filloi të ndërmerrte të gjitha masat kundër spastrimit në teren nga “fashizimi” dhe “kundërrevolucionarët”.

Si filloi masakra e Tivarit? Shtabi Operativ i “kosmetit” i urdhëruar nga Shtabi Suprem i UNÇNJ-së me qëllim të shpërbërjes së bërthamës së qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajëve mars dhe prill të vitit 1945, mobilizon me dhunë shqiptarët për t’i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur “Fronti i Adriatikut” në veriperëndim të Jugosllavisë. Skenaristët e masakrës së Tivarit për dërgimin e mobilizimit shqiptarë në pjesën veriperëndimore të Jugosllavisë kishn zgjedhur rrugën Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar-Dubrovnik-Rijekë. Për këtë front u mobilizuan shqiptarë nga Vushtria, Besiana, Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Thëranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri dhe Prizreni.

Sipas kujtimeve të dëshmitarëve dhe pjesëmarrësëve të Masakrës së Tivarit thuhet se fillimisht janë tubuar nëpër qendra të rretheve dhe ato komunale e më pastaj, të organizuar në njësi ushtarake kanë udhëtuar në qendrën e përgjithshme mobilizuese në kazermat ushtarake në Prizren. Pas sistemimit, shqiptarët e mobilizuar do të çarmasotën me arsyetimin se armët do t’i merrnin në Kroaci e Slloveni.

Çarmatosja e atyre iu ka dhënë një sinjal të keq dhe më të drejtë kishte lindur dyshimi në përgatitjen e ndonjë skenari shfarosës në prapaskenë. Ky skenar u thellua edhe më tepër, atëherë kur u çarmatosën edhe oficierët shqiptarë dhe për përcjelljen e tyre u ngarkua Briganda XXVII e divizionit 46-të sërb të njohur për terrorizimin ndaj popullsisë shqiptare.

Pas vendosjes së rregjimit ushtarak në Kosovë për shtypjen dhe shpartallimin e elementëve kryengritëse. Shtabi Operativ i urdhëruar nga Shtabi Suprem i UNÇJ-së nisi mobilizimin e popullsisë shiqptare për t’i dërguar në frontin e Trieshtës dhe Istrës së veriperëndimin e Jugosllavisë, meqënëse mobilizimin i shqiptarëve pati filluar qysh në viitin në fund të dhjetorit të vitit 1944, me dërgimin e tyre në frontin e Stremit në veri të Shqipërisë. Me 11 mars 1945 në qytetin e Gjakovës u organizua një demonstratë e grave kundër mobilizimit të dhunshme të djemve, vëllezërëve dhe bashkëshortëve të tyre.

Si ndodhi rrugëtimi më i përgjakshëm i eshalonëve? Vrasjet e para ndodhën në mesnatën e datave të 26 dhe 27 marsit të vitit 1945, këto vrasje kishin ndodhur në pushimin e parë të ushtarëve në Kukës. Eshaloni i parë që përbëhej nga 3.700 persona u nisën me datën e 24 marsit 1945 dhe pas 5 deri 6 ditëve arritën në qytetin e Tivarit, ku iu dorëzua repartëve të Divizionit të IX-të Jugosllavisë.

Gjatë rrugëtimit derisa u dorëzuan në vendin e caktuar, të mobilizuarit u keqtrajtuan në mënyrën më shtazarake dhe kriminale të mundshme nga serbo-malazezët. Të mobilizuarit shqiptarë të Tivarit, do të nisëshin për në Istri, ku fillimisht disa ditë do të ndalojnë për të pushuar më ujdhësen e Çiove afër Trogirit. Në ato ditë gjatë kalimit me një anije të vjetër nga ujëdhesa Troaire, u mbytën rreth 65 persona prej të cilëve 29 persona kanë qenë vetëm nga Kaçaniku.

Eshaloni i dytë në përbërje të 4.700 personave që u nisën dy ditë më vonë me 26 mars nën përcjelljen e forcave të Brigadës së XXVIII-të dhe me 30 mars në Shkodër ku u dorëzuan në Brigadën e X malazeze. Gjatë marshimit katër ditorë Prizren-Zhur-Kukës-Pukë-Shkodër, përkundër lodhjeve e rraskapitjeve të mëdha nga rruga e gjatë të mobilizuarit u maltretuan dhe shumë prej tyre gjatë kohës së pushimit e kalimit pranë lumenjve dhe tentimit të ndonjëherit prej tyre për t’a shuar ejtën në burimet e ujit, vriteshin!.

Vrasjet e para u bënë në mesnatën e 26 dhe 27 mars gjatë një pushimi nën qiellin e hapur në Kukës. Më këtë rast u vranë personat më autoritativë nga radhët e të mobilizuarëve që ishin eprorët e njësive ushtarake që komanduan gjatë marshimit nga qendrat komunale për në kazermat ushtarake të Prizrenit. Në mbrëmjen e 27 marsit ky eshalon arrin në Fushë-Arrëz dhe sipas një skenari të përgatitur mirë. Xhelatët serbo-malazezë gjatë kohës së pushimit të mesnatës 27 dhe 28 marsit nën qiellin e hapur duke fjetur në gjumë vrasin në mënyrën më mizore rreth 120-140 persona dhe kufomat e tyre i hodhën në një hendek.

Pas këtyre peripetive nga Shkodra nën përcjelljen e malazezëve në mesnatën e datës së 1 prill 1945 arritën në qytetin e Tivarit. Atë ditë të kobshme gjatë rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo-malezez, të cilët vështronin me përbuzje kolonën e shqiptarëve. Kjo kolonë u ndalua në qendër të qytetit me urdhër kinse për të pushuar dhe ndërkohë një ekses në mes rojës dhe katër shqiptarëve, të cilët u penguan që të pinë ujë në një krua aty afër.

Nga ky konflikt i planifikimit ushtarak i cili filloi me një breshëri plumbash në trupat shqiptarëve me ç’rast vritën disa prej tyre. Gjatë muajëve mars dhe prill të vitit 1945 përmes Prizren-Kukës-Shkodrës-Tivar në drejtim të frontit Adriatikut janë depërtuar 16.423 shqiptare nga Kosova, ndërsa rreth 4.600 persona të tjerë nga viset shqiptare të Maqedonisë. Në janar 1945 për Frontin verior të Stremit janë mobilizuar rreth 18.500 persona shqiptarë, në përbërje të Brigadave të “Kosmetit” dhe 500 perosna të tjerë nga Maqedonia.

Nga këto të dhëna rezulton se gjatë muajëve janar deri në prill të vitit 1945 janë mobilizuar në mënyrë të dhunshme rreth 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset e tjera etnike, për frontet e ashtuquajtuara të “Stremit” dhe të “Adriatikut”.

Për të humbur të gjitha gjurmët e kësaj ngjarje mizore ndaj shqiptarëve, u mobilizuan të gjitha forcat ushtarake serbo-malazeze, qytetarë të rëndomtë dhe punëtorë të këtij nacionaliteti dhe me kamionë, vagona dhe qerre gjatë tërë natës 1 dhe 2 prillit bartën kufomat dhe të plagosurit bashkë dhe i transportuan në drejtim të Tivarit në një vend në humnerë, ndërsa pjesën tjetër të kufomave e varrosën.

Cilat ishin pasojat e Masakrës së Tivarit? Me nisjen e eshalonit të tretë në drejtim të Dubrovnikut të Kroacisë me 27 mars të vitit 1945, i përbërë nga 2700 persona, një grup mbi 800 persona u helmuan nga një helm i panjohur pas vendosjes në një depo baroti, me pasoja fatale të kohës. Një ditë më vonë 28 mars, u shkarkua shtabi komandues i udhëhequr nga Gasha Markoviqi, mirëpo askush nuk u ndëshkua me përmasa të larta.

Kjo ngjarje ka hedhur baltë mbi lëvizjen partizane në Tivar dhe në tërësi, për arsye se ajo u mbahet mend si një nga ekzekutimet më të mëdha rreth asaj treve. Në Jugosllavi tema për masakrën e Tivarit vlerësohet si një tabu që për disa dekada, kjo ngjarje nuk u diskutua.

Vlejnë të theksohet se masakra e Tivarit u organizua mbi ideologjinë e filozofisë politike të Doktrinës së Shenjtë Sërbe, e cila si koncept filozofik dhe politik pati programin mbi shfarosjen dhe dëbimin e popullsisë shqiptare me dhunë në përputhje me reagimet e opinionit të jashtëm ndërkombëtar.

Varrezat masive të Tivarit u zbuluan pothujse pas një gjysmë shekullit nga akademiku i shquar Zekeria Cana. Po të njejtin vit kinematografia e Kosovës në bashkëpunim me Radio Televizionin Shqiptar inçizuan filmin “Viktimat e Tivarit” nga themeluesi i kinematografisë së Kosovës dhe njëherit anëtari i “Grupit të Intelektualëve” , të gjykuar në vitin 1981 z.Ekrem Kryeziu.

Sipas burimeve arkivore, rezulton se në Tivarin e 1 dhe 2 prillit 1945 u vranë dhe u masakruan rreth 1700 shqiptarë. Ndonëse nga kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan këtë masakër, del se ky numër të jetë shumë më i madh. Edhe pse kjo ngjarje tragjike për popullin shqiptarë ndodhi larg udhëheqësit jugosllavë Aleksandër Rankoviç, i cili me stafin e tij, përpiqej që tërë këto masakra t’i vlerësonin si një incident të rëndë si të shkaktuar nga vetë shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat