Pse?!!

Opinione

Pse?!!

Nga: Milazim Maraj Më: 2 prill 2020 Në ora: 13:32
Milazim Maraj

Historia jonë është e dhimbshme. Kjo nuk është e re, është folë e përfolë, edhe sot përflitet e ndjehet në lëkurën tonë. Këtu nuk ka nevojë për konstatim, por ka nevojë për një studim të historisë sonë reale. Duket së historia jonë e shkruar nuk është reale, madje është shumë e pa qartë, me shumë dilema dhe paqartësi, mjegullnaja që jo vetëm nuk janë kthjelluar ndonjë herë por kanë mbetur si tema të pa njohura e më druajtje për të hyrë në to.

 Nga ndonjë herë historianët tonë janë mjaftuar me konstatimet e historianëve të huaj vetëm sa për ta mbyllur këtë hapësirë; që nuk është mjaft.

 Pse një herë nuk u shtrua si temë kush është shqiptari? 

 Pse e ndërroj emrin e tij etnik nga Arbër në Shqiptarë?

 Kush është shqiptari i Kosovës?

 Pse e ndërroj Kosova emrin nga Dardani në Kosovë? A ishte mirë apo keq që ndodhën këto ndërrime? &nbsA duhet të mbetën më tutje kështu? Pse shqiptaret shkëlqejnë kudo në botë por jo në Shqipëri dhe Kosovë? Ccedil;ka i mungon apo ku ka ngatërresë në personalitetin e tij politik? Pse shqiptaret e Kosovës nuk e pranuan flamurin dhe himnin e Dardanisë por u pajtuan më një flamur hiç përfaqësues dhe himn pa tekst? Pse nuk arrijmë ta përfaqësojmë veten në shtetin tonë; kur nuk jemi shumë të ndryshëm?

Nuk arrijmë ta zgjedhim atë që na përfaqëson por menjëherë pas zgjedhjes dalim kundër të zgjedhurve tonë, pa e kërkuar gabimin që e bëmë 60 ditë më herët. A nuk jemi të vetëdijshëm që këto zgjedhje i paguajmë nga kuleta jonë e zbrazur. Pastaj kthehemi përsëri të zgjedhim ata që i denoncuam dhe u pajtuam që ishin keqbërës, na dëmtuan dhe se kishin tradhtuar besimin  tonë.

Pse nuk po ndalemi të kërkojmë zgjedhje të një rruge tjetër pa vuajtje, korrekte, të sinqertë? Pse nuk po korrigjohemi por përsërisim gabimet që sa vite? Ku janë ato Akademi të Shkencave të Shqiptarëve që nuk prijnë më projekte shkencore të studiuara mirë për politika afatgjate dhe ardhmëri të këtij populli kaq të vuajtur, të dëmtuar pa mëshirshëm, apo i ndjejnë ata këto vuajtje, pasi që edhe vet jetojnë në këtë gjendje. A zgjidhet analfabeti funksional për të përfaqësuar interesat tona politike, ekonomike, arsimore, shëndetësore, të sigurisë, etj? A e kemi të qartë së askush nuk mendon për neve, nëse ne nuk mendojmë për vete?

A po është i vërtetë konstatimi i politikanit shqiptarë:  “Shqiptari shkon më dëshirë pas një udhëheqjeje të fortë - sidomos kur kjo udhëheqje është e njëjtë me qenien e tij, pra është me te vërtetë shqiptare. (E.B.Vlora). Për çka ka nevojë shqiptari sot, për udhëheqje të fortë apo për udhëheqje të mençur demokratike, humane, largpamëse të aftë për të kaluar sfidat e mundshme dhe për të nxjerrë të lumtur një popull me plot vlera të cilat i mohohen për të i nxjerrë në skenë dhe për të pasuruar njerëzimin me to.

Shpërngulen nga vendi i tyre dhe prezantojnë vlerat kudo në botë, kurse keqbërësit tonë; krekosen dhe identifikohen me këta sa herë kanë nevojë; këta janë shqiptarët. Kemi provuar shumë por duhet të i analizojmë provat tona. Të nxjerrim mësime nga pësimet tona të rënda në përmbajtje dhe të gjata në kohë. Të mos besojmë pa analiza të mjaftueshme atyre që kërkojnë votën tonë.

Të mos u besojmë kurrë atyre që na prenë në besë. Atyre që na vranë dhe plagosën pas lufte, grabitën pasuritë tona, atyre që kanë nostalgji për diktaturën e proletariatit, atyre që pengojnë në çfarë do mënyre zhvillimin e mbarë të Kosovës. Të mos votojmë më ata që Kosovën e shohin pronë të tyre private dhe as Ballkani. Të zgjohemi, këta që provuam deri sot po shkelin interesin tonë, po dëmtojnë sakrificën e këtij populli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat