Autoriteti politik prodhon kundërautoritetin dhe dhuna prodhon dhunën, sipas gjenealogjisë së njëjtë të kultivuar nga historia

Opinione

Autoriteti politik prodhon kundërautoritetin dhe dhuna prodhon dhunën, sipas gjenealogjisë së njëjtë të kultivuar nga historia

Nga: Ali Kelmendi Më: 2 prill 2020 Në ora: 16:28
Ali Kelmendi

Partitë politike nuk janë as organe të pastërta ideologjike as instrumente skllave në luftën për interesa të posaçme e sidomos të atyre personale. Të dyja këto gabime e tejkalojnë plogështinë në të dy rastet-frontet. Në njerën apo tjetrën pikë gjithnjë mashtrohën. Thuhët se e terë politika nga natyra është e neveritshme.

Andaj edhe me duar të pastërta njeriu bëhet bashkëfajtor në atë se çka po ndodh! Mirëpo, e vërteta politike mbetët gjithnjë aty pranë duke bashkëjetuar me te pa marrë parasysh se a e don apo jo.

Dhe historia – historia jonë do të shkruhet patjetër. Mund të bejmë presion mbi te, si te duam ne: megjithatë ajo do të shkruhet me bashkëfajin tonë të qeverisjeve të mbrapshta të gjërtanishme, por me rrezikshmëri të lartë për shtetin nga njëra anë, ndërsa nga ajo tjetëra e përcjellë me moszhvillim ekonomik duke shitur asetet tona kapitale qe kishim duke rritur papunësinë, rritur varferinë dhe migrimin e rinisë dhe kuadrove të shkolluara në përendim e gjetiu.

Kompleksiteti i partive politike dhe mashtrimi i tyre në frontet politike, bëhen vetëm për interesa të partive totalitare, siç janë këto tonat: PANI-i dhe LDK-ja e devijuar nga rruga rugoviste dhe me pjesën e madhe i ështe bashkangjitur kësaj të parës, po me të njejtat ideologji totalitare. Haptas u pa se udhëheqja e saj me komandot partiake titiste - komuniste dhe UDB-ashit Isa Mustafa e ka futur LDK-në në udhë të pa udhë e cila duhet sa me shpejtë të lirohët nga ai dhe bashibuzukët e tij kapadai dhe analfabetë.

Kam propozuar edhe më parë së “buka është thyer“ në mes të anëtarëve të sajë, andaj propozoj qe heroina e Kuvendit të Kosovës Zonja Vjosa Osmani, kryeparlamentare e kësaj Legjistrature të VII-të t’i tubojë bashkmendimtarët dhe ta formoi partinë tjetër me frymën dhe ideologjinë trashëguese rugoviane.

E duruat shumë tepër Isanë me tradhtitë e tij dhe idetë shumë të rrezikshme për konsolidimin e shtetit, të çorientuar nga rruga e pavarësisë dhe rrezikimit shumë të madh të ndarjes së serishme me Marrëveshjen sekrete Hashim-Vuçiq, siç vepruan të dytë më parë me shkeljet e Kushtetutës dhe shitjen e 8.270 hektarëve të Rugovës sonë kreshnike.

Fatkeqësisht kushtetuesja nuk ua preu rrugën tradhtare me kohë, Hashimit dhe Isës dhe këta të dytë prapë, vazhduan rrugëtimin e tyre duke e shkelur atë dhe “rrahur kushtetuesën me shkop si thesin me bishtaja të fasulës për ta shkokëluar atë.

E gjitha qe mundet me u thenë për situatën e ka kuptimin e një barre të padurueshme për popullin dhe lirinë e tij, qe liderët kishte me i quajtur Dostojevski në disa faqe si „ Inquizitor të mëdhenjë“, me të cilet nuk ka kurrfarë përparimi organizator, me të cilet as që ka ndonjë përparim të rëndesishëm ne rrugën tonë të rrumbullaksimit të shtetësisë dhe të lirisë.

Nëse njerëzit partiak nuk mund të mirren vesh, atëherë nuk ka më të rrezikshëm se ata, kur dallimet në mes të tyre nuk i marrin si të vërteta dhe serioze andaj në fund përfundojnë me profesion te një tirani si Hashimi dhe Isaja!

Kur të gjithë po e dimë që politika është tejet e korruptuar dhe e cila e kundërshton korrupsionin dhe hajninë, ajo pa zgjedhur mjete mbrohet dhe nuk dorëzohet!

Është e vërtetë, qe politika ka të bejë me të keqën dhe për detyrë e ka ta kufizojë dhe ta largojë atë. Por, si ne rastin tonë kurrsesi nuk e pranon të keqën dhe nuk ka kush t’i hetojë dhe denojë - as prokuroria me gjyqësinë, pasi të gjithë janë të kapur nga shteti.

Në fund njeriu mbetët njeri, dhe populli i quan këta hajna, matrapazë dhe tradhtarë vetëm: fajtorë. Ҫdo sistem politik ka edhe përjashtime, kur pushtetarët e tij shquhën me arrogancën e tyre duke e quajtur vetën njerëz të jashtëzakonshëm dhe bëhen : tiranë, monarkë, aristokratë, oligarkë etj.

Po, pikërisht ka pak njerëz të jashtëzakonshëm dhe kjo jashtëzakonshmëri është me të vërtetë relative, dhe varët nga vlerësimet e vlerave dhe virtyteve, dhe ky i jashtëzakonëshmi mund edhe të zëvendësohet, por në sisteme totalitare gadi se është e pamundur!

Në fund vetëm po përseris së pas mosbesimit të Qeverisë së Kurtit dhe përpjekjeve të analistëve të ndryshëm për parafrazimin e Kushtetutës dhe mendimeve të tyre kundërthenëse lidhur me atë se çka thotë Kushtetuta ne nenet e saj se kush ka të drejtë të qeverisë gjatë kohës së koronavirusit dhe cila do të jetë ajo parti apo koalicion: Qeveria në detyrë në krye me z. Albin Kurtin apo paraprojekti sekret i PAN-it së bashku me LDK-istat antirugovistë në krye me Isa Mustafën qe e përgaditën së pari iniciimin e Mocionit që e realizuan dhe tani duke menduar së Ldk-istave do t’u vijë rendi ta formojnë Qeverinë duke e bërë Hotin Kryeminister dhe Veli Agën prap ministër të PK-së. Absurde!

Autoriteti politik i kryetarit Thaçi, si prijës i koalicionit të lartëpërmendur po mundohet në çdo mënyrë t’ua mundësojë ta formojnë një qeveri çfarëdoqoftë ajo vetëm e vetëm me e larguar Qeverinë në detyrë. Po përpiqen ta anashkalojnë Kushtetutën dhe për herë të fundit ta shkelin edhe atë duke mos e pyetur atë si gjithëherë më parë.

Pra, kjo do të ishte një dhunim i Kushtetutës dhe siç thotë historikisht edhe titulli i shkrimit, unë personalisht po kam frikë së „dhuna do të prodhojë dhunë“?! Nëse kryetari nuk parasheh zgjedhjet e jashtëzakonshme pas kalimit të pandemisë së koronavirusit në kundërshtim të kushtetuesës, atëherë, nuk i dihet dhe nuk ka më çka të pritet mirë?!

Kryeministri në detyrë në një emision u deklarua se mos të ishte kjo pandemi, në ditën e mocionit per mosbesim do të shprehej mllefi i popullit permes demonstratave masovike, për çka unë jam shumë i bindur se kështu do ishte, pasi që shumicën e popullit e ka pas vete. Dhe nëse formohet edhe ndonjefarë qeverie e jashtëligjshme, i frikësohem prapë trazirave të pastajme.

Edhe pse Presidenti në paraqitjet e tij po tregohët për herë të parë pakëz i butë, por dhelprës dhe sojit të saj nuk i dihet kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat