Albin Kurti me reciprocitet në betejë drejtë proceseve Euro-Atlantike dhe ndërkombëtare për Kosovën!...

Opinione

Albin Kurti me reciprocitet në betejë drejtë proceseve Euro-Atlantike dhe ndërkombëtare për Kosovën!...

Luan. A. Dibrani Nga Luan. A. Dibrani Më 2 prill 2020 Në ora: 22:00
Albin Kurti

Albin Kurti bëri një betejë të gjatë të ndërtoj një karrierë te mbështetur nga sovrani i popullit.

Ai korri fitore, ngadhënjimtare ne betejën e kundërshtarëve politik nga e cila lëvizjet e fundit politik që ndodhen me rastin e mocionit ndaj tij dhe përshkallëzimi i ecurisë politike, ai gjithnjë po del fitimtar ne betejën e interesave politike ne rrafshin kombëtar.

Ai është duke dal fitimtar drejt marshues dhe ofensivës politike edhe në raport me reciprocitetin qe gjysma e deputetëve të Kosovës, as qe janë duke e ditur se çka do me thëne fjala reciprocitet,kushtetutë as shtet!!!

Kundërshtarët politik të Albin Kurtit dita, ditës po e dëshmojnë veten si dezertor ndaj kërkesave dhe interesave të Kosovës.

Kundërshtarët politik me lojalitetin e tyre po dëshmojnë me tezat dhe deklaratat e tyre jo konsekuente ne përputhshmëri me interesat e popullit dhe Kosovës, po kalojnë në toborrin e mashtruesve ,dezertorëve dhe manipulanteve lojal ndaj Serbisë dhe servilëve te saj ndërkombëtar ne këto momente Gernell qe nuk përputhet me interesat tona ndërshtetërore mes Kosovës dhe SH:BA-ve?

Politikajt aktual qe po përpiqen me bërë një qeveri të re përmes deklaratave të tyre te pa kurrfarë themeli,po e humbin besimin edhe tek ata njerëz qe iu dhanë votën.

Me deklaratat e tyre skandaloze, ata po kalojnë në toborrin e interesave te Serbisë, kur prononcohen qe Kosova te sillet sikur mos me pas shtet fare. Ata po e cenojnë dhe po kalojeni ne cilësinë e dezertoreve qe me një mënyrë Albin Kurtin po e ngrisin ne një figure ngadhënjimtare ndaj dezertoreve të popullit shqiptar! Albin Kurti edhe ne fjalime, pran qytetareve po tallet me ta kur mbi gjysma e deputete të Kosovës, as qe e kanë lexuar Kushtetutën as qe e dinë se çfarë përmbajtje a peshe ka për një rend shoqëror?

Ndeshje e ashpër ndërmjet forcave politike qe përfaqësoje LDK-në,PDK-në AAK-në Nismen,AKR-në etj dhe përfaqësuesit të Vetëvendosjes Albin Kurtit , po përshkallëzohet dita ditës ne fitoren e betejës qe ata të paret kane mbet vetëm zhurmagji pa popull karshi Albin Kurtit dhe popullin qe e ka me veti.

Albin Kurti qe po lufton kundër hajnisë dhe krimit të organizuar u bë figure e dashur jo vetëm për Kosovën dhe popullin e saj ,por edhe për faktorët ndërkombëtar.

-Politika e Albin Kurtit po e bind faktorin ndërkombëtar me një pasqyrim të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet; Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit.

Zoti Kuti me programin e vet po e dëshmon një fitore ndaj demagogeve tjerë si deputet, qe Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social. Albin Kurti ka theksuar me mijëra here pse barazia e shtetit të Kosovës me të drejta të plota do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje, pse jo edhe me Serbinë; Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në Botë e mos te mbetet paqavër e protagonisteve të Panit, apo partive tjera Me synimin që shteti i Kosovës të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike dhe ndërkombëtare zoti Kurti po vazhdon betejën deri në fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat