Gjelkokoshët gjelucë të Kosovës na turpëruan para botës

Opinione

Gjelkokoshët gjelucë të Kosovës na turpëruan para botës

Nga: Rexhep Torte Më: 4 prill 2020 Në ora: 12:33
Rexhep Torte

Gjelkokoshët gjelucë të Kosovës, tani kur tërë bota është angazhuar në luftën kundër Coronavirusit, këta faqezinj kërkojnë qeveri të re.

Këta gjelkokoshë gjelucë i ka mbërthyer egoja e sëmurë për pushtet, saqë nuk mendojnë fare se Kosova është e popullit, e jo pronë e tyre private.

Këta gjelkokoshë gjelucë duhet të shporren përgjithmonë, sepse popullit i kanë ardhë në majë të hundës .

Zoti Kosovës dhe popullit të saj ia dha Qeverinë e Albin Kurtit, më të pastërtën, më të ndershmen e më dinjitozen në 20 vitet e lirisë.

Gjelkokoshët gjelucë të Kosovës nuk lanë gur pa lëvizur, dhe më 25 mars 2020 në kushte të Coronavirusit, në kushte jonormale për punë, me nxitim e mbajtën mbledhjen e parlamentit, ku 82 deputetët me maska në gojë diskutuan dhe votuan turpshëm rrëzimin të Qeverisë së Albin Kurtit.

Gjelkokoshët gjelucë e rrëzuan Qeverinë e Albin Kurtit, jo se e deshtën Kosovën dhe popullin e saj, por nga frika se Qeveria e Albin Kurtit do ti nxejrr para drejtësisë, për krimet, korrupsionin, pasurimin e paligjshëm dhe nepotizimin e kryer në qeverisjen e tyre të derisotme.

Qeveria e Albin Kurtit tashmë në detyrë, mbi bazën e kushtetutës ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja për themelimin e një qeverie të re, por pasi të kalojë pandemia e Coronavirusit.

E tërë kjo në mënyrë që qeverinë e re ta zgjedh vota e popullit.

Mocionin për rëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit e dorëzoi LDK-ja e Isa Mustafës, e përkrahur fuqimisht nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si edhe nga partitë PDK, AAK, NISMA dhe AKR.

Qeveria e Albin Kurtit edhe pse Qeveri në detyrë aktualisht është duke I kryer punët me devotshmëri dhe përgjegjësi të lartë.

Megjithatë, presidenti Hashim Thaçi në bashkëpunim me kryetarët e partive të sipërpërmednura, po përpiqet në çdo mënyrë ta largojë tërësisht Qeverinë e Albin Kurtit në detyrë, dhe të krijojë një qeveri të re.

Ky skenar për krijimin e një qeverie të re, bëhet me të vetmin qëllim që në qeverinë  e re të vijnë ujqit e vjetër ose klyshët e tyre, të cilët e lanë kaq prapa Kosovën dhe që e varfëruan skajshëm popullin e saj të shumëvuajtur.

Tani kur e tërë bota po lufton me pandeminë Corona virusit, vetëm Kosova nëpërmjet këtyre faqezinjëve po lufton për pushtet.

Këta protagonistë ogurzi të cilët me nxitim kërkojnë një qeveri të re, janë si Kali i Trojës në mes të Kosovës.

Këtyre pretendentëve për një qeveri të re, të cilët në këtë mënyrë dëshirojnë sërish të vijnë në pushtet, djalli ua ka marrë mendtë, sepse i haruan tërë ato vuajtje dhe tmerre që i përjetoi populli i Kosovës nga agresioni gjenocidal i Serbisë në vitet 1998/1999, i harruan viktimat dhe heronjtë e luftës.

Këta pretendentë të qeverisë së re në vend që ta forcojnë shtetin e Kosovës në 20 vitet e kaluara u angazhuan për përfitimet e tyre personale e familjare.

Për presidentin Hashim Thaçi, për Isa Mustafën, kryetarin e LDK-së,për Kadri Veselin, për Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn, mediat kanë informuar për shumë akuza ndaj tyre, por asnjëri nga të sipërpërmendurit nuk i demantoi këto të dhëna.

Ndërkaq Behgjet Pacolli është biznesmen i susksesshëm, por si ministër i Jashtëm i Kosovës u dëshmua më dështaku gjer më sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat