Qeveria në detyrë ekziston e derisa të krijohen rrethanat për mbajtje të zgjedhjeve

Opinione

Qeveria në detyrë ekziston e derisa të krijohen rrethanat për mbajtje të zgjedhjeve

Nga: Ali Lajçi Më: 4 prill 2020 Në ora: 13:35
Ali Lajçi

Të nderuar profesorë të së drejtës kushtetuese, profesionistë, juristë, opinionistë, gazetarë, analistë, dhe kryetarë partish.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës në këto kohë kur bëhet fjalë për ndryshim të strukturave pushtetarësh, siç është rasti i mocionit (rrëzimit të qeverisë), dorëheqjeve e të tjera, të gjitha interpretimet, qasjet, analizat përfundojnë me një konstatim të argumentuar nga të gjitha anët se kjo Kushtetutë e jona NUK E LEJON TRANSFERIN E PUSHTETIT NGA I PARI NË TË DYTIN.

Po të ndodhte ndryshe do të lejoheshin pazare të grupeve të interesit, të partive me grupet e tyre të deputetëve dhe do të tjetërsohej legjitimiteti. Në këtë rast do të vidhej pushteti në vend se të fitohet nga vota e qytetarëve - sovrani popull, e po ashtu do të humbte kuptimi i garës për të dal i pari në zgjedhje.

Prandaj, asnjëherë nuk ka ndodhur tek ne që ta marrë pushtetin i dyti, qoftë në vitin 2010, 2014 apo 2017. Kësaj here duhet t’i kthehemi sovranit, pra qytetarëve, që të merret legjitimiteti nga burimi.

Pasi që Qeveria në detyrë ekziston e derisa të krijohen rrethanat për mbajtje të zgjedhjeve ajo duhet ta kryej punën. Çdo rrugë dhe veprim tjetër është antikushtetues e prodhon vetëm kriza, kështu duke rënduar edhe më tej gjendjen politike, e cila edhe ashtu është mjaft e rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat