A duhet ta kapërcejmë egoizmin e verbër të urrejtjes?

Opinione

A duhet ta kapërcejmë egoizmin e verbër të urrejtjes?

Nga: Kastriot Aliaj Më: 4 prill 2020 Në ora: 16:01
Kastriot Aliaj

Imperativi i kësaj situate të pazakontë që po përjetojmë në të dy anët e kufirit,na bën apel që pa humbur kohë,të tregojmë maturi,unitet,tolerancë e mirkuptim,në dobi të interesave tona kombëtare.Për të sfiduar mallkimin biblik të humbjeve njerëzore,na duhet të bëhemi bashkë,për të mos mbetur peng të egoizmit patologjik të përcajes dhe urrejtjes.E kaluara e tragjedive të historisë sonë kombëtare,janë dëshmi të pamohueshme,që na bëjnë thirrje për ndërgjegjësim e përkushtim,për të kapërcyer këtë emergjencë të pazakontë të së keqes.Prandaj, le të respektojmë etnotipin tonë që na vecon nga kombet e tjerë,si instrumente dhe vlera të demokracisë,që përbëjnë moralin dhe karakterin e shoqërisë sonë.Sot më tepër se kurrë,na duhet të lëmë pas ngjyrimet politike,sepse mbi cdo gjë është dhe mbetet ndjenja e kultivuar në shekuj,shqiptaria.E për të mos i rënduar akoma edhe më shumë kësaj ndjenje të pazëvëndësueshme,duhet të vishemi me forcën më të fuqishme të universit sic është dashuria.

Ngjarjet në të anët e kufirit flasin për atë që,në vënd që ta kultivojmë dhe ushqejmë këtë forcë të gravitetit kombëtar,përshkohemi nga egoizmi i verbër i komunikimit vulgar, e i fyrjeve banale denigruese.E të gjitha këto manifestohen jo vetëm brënda politikës,por edhe nga media vizive,ato të shkruara,nga portale të pakontrolluara,pamflete fantazmash,që kapërcejnë kufijtë e arsyes e të etikës komunikuese.Kjo industri e egoizmit të verbër,që janë vënë në shërbim të segmenteve të caktuara të politikës,nuk i shërbejnë aspiratës së faktorizmit,por me djallëzitë e demagogjisë së tyre,kërkojnë ta zhysin shoqërinë në humnerën e agresivitetit të urrejtjes nacionale.Këta protagonistë bartës të së keqes,që nuk i janë nënështruar kurrë refleksionit,por vazhdojnë të vegjetojnë,duke fshehur pakënaqësitë e tyre të groposura,bashkë me interesat personale e të qarqeve që u shërbejnë.

Ata bëjnë cështë e mundur, të bllokojnë me të gjitha mënyrat horizontin viral të shoqërisë,që është e angazhuar në sfidën e përballimit të fatkëqsive kombëtare.Këta apologjetë të politikës së degjeneruar,sëbashku me mediat e degraduara, pamfletet e paguara, për të vjell vrer mbi gjithcka e për cdo gjë,djallëzitë e tyre i kanë bërë idelogji sunduese e udheheqje për veprim.Duke nxitur gjuhën e urrejtjes,po presin orën e tyre historike,për t'u bërë skenaristë,improvizues intrigash,krijues të situatave irreale,ndjellës të së keqes.Me komunikimet e tyre online me mikrofona në duar,me lapsat që nxijnë faqet e gazetave, janë bërë tipa krispinus të neëveritshëm në sytë e shqiptarëve që nuk mendojne si ata.Të kthyer në promotorë të mallkimit biblik,që me lloj lloj provokimesh arkaiko-primitive,kanë krijuar smog ekologjik me ngarkesa negative, që po nxisin urrejtjen dhe përcajen në hapësirën shqiptare.

Duke parë këtë tablloid me këtë smog ekologjik të urrjtjes, në këto ditë të pazakonta,na vijnë në mënd fjalët e legjendarit Nelson Mandela,i cili thoshte;"Askush nuk lind duke urryer një tjetër,për shkak të ngjyrës së lëkurës,të prapavijës apo religjonit.Njerzit duhet të mësohen të urrejnë edhe në se një person mund të mësohet të urrej,por ata mund të mësojnë edhe të duan,sepse dashuria vjen në zëmrën e njeriut shume më natyrshëm se sa e kundërta e saj".Të gjitha nënat tona që na kanë lindur,nuk na kanë mësuar si fjalë të parë urrejtjen,por na kanë mëkuar me ndjenjën e dashurisë,si forca më e madhe në univers dhe botës që na rrethon.Filozofia e falangave të prirur për nxitjen e urrejtjes,duke dalë jashtë realitetit që po përjetojmë,janë bërë mjeshtër të anatemimit të së vërtetës duke e veshur atë me alibi,gënjeshtra e sajesa banale të filozofiasë arkaiko-primitive.Ky inferioritet përballë realitet reformues e ndryshues të shoqërisë shqiptare,bie ndesh me teoritë e baballarëve të filozofisë,që kanë përcaktuar idilikat njerezore.

Këta baballarë që ju futën deri në palcë njeriut modern,janë emblema të filozofisë,si Nitche,Machiaveli,Tolstoi,Hygoi,Dostojevski etj.prej të cilëve, këto falanga të politikës dhe mediave dashakeqe, nuk kanë mësuar asgjë.Përpara edilikës dhe filozofisë së tyre,ata ndihen të viktimizuar,pa mundur të orientohen dot me logjikën e hollë, që i karakterizonte këta kollosë të mendimit njerezor.Të pushtuar nga halucinacionet e fantazmave që i shtyjnë për të nxitur përcarje dhe urrejtje,gumzhijnë si koshere grenzash,të gatshëm për të pickuar këdo që u del perpara.Në imazhet e sjelljeve të tyre,në këto momente të karantinës së përbotëshme,kur e gjithë politika është bërë një,në fytyrat e tyre lexon vetëm kundërshti e urrejtje.Duke mos ju futur rrugës së transformimit të vetevetes,nuk kanë mundur të bëhen pjesë e angazhimit të të gjithë shoqërisë,për të sfiduar emergjencën kombëtare. Kjo emergjencë shtron përpara qytetarëve shqiptarë,nevojën e sundimit të arsyes mbi egoizmin dhe patologjinë e urrejtjes,për unitet,tolerancë e bashkëpunim,si e vetmja aternativë,për të ngjallur besueshmëri,optimizëm në ngjalljen e shpresën për aspiratat e të ardhmes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat