Agjitacioni propagandistik serb kundër Kosovës dhe keqadministrimi në vendin tonë

Opinione

Agjitacioni propagandistik serb kundër Kosovës dhe keqadministrimi në vendin tonë

Nga: Prof. Dr. Riza Smaka Më: 5 prill 2020 Në ora: 13:33
Prof. Dr. Riza Smaka

Sikundër dihet dhe me asgjë nuk mund të përgënjeshtrohet, shteti sërb , veçanërisht, nga Kriza e Lindjes në shekullin e tetëmbëdhjetë e deri sot, ka zhvilluar aktivitete agjituese e propagandistike kundër Çështjes Shqiptare posaçërisht asaj në Kosovë.Agjitacionet propagandistike të trilluara e qellimkëqia , të stilizuara me gënjeshtra evidente të cilat i konfirmonte edhe “Ati i Kombit Sërb”, Dobrica Qosiq por edhe të tjerë, falë interesave dhe relacioneve të fuqive të mëdha të kohës , në një anë si dhe segmenteve shoqërore – politike delikate në vendin tonë, zakonisht kanë përfunduar me rezultate të dëmshme për Çështjen Shqiptare veçanërisht të Kosovës. Vazhdimsia e politikave hegjemoniste sërbe kundër Kosovës edhe nga viti 1999 deri sot,edhe nga shkaku i jo pak dobësive qeverisëse në vendin tonë, janë manifestuar me efekte të dëmshme, nder të tjera në tërheqjen e një dyzine të pranimeve të Kosovës nga shtete të caktuara. Ose , aprovimi i Ligjit për Kolegjet Prokuroriale e Gjyqësore të Specializuara në të cilat në kundershtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare penale, do të procedohen , në vend të kryesve të akteve penale të dyshuar ,në përgjithësi, vtëm të dyshuarit shqiptarë. Pse ndodhin këto e të tjera raste të tilla në dëmin e viktimave shqiptare të Kosovës, në një anë, ndersa në favorin e kryesve të dyshuaur me bazë të akteve penale të kombit sërb, heshtet e për aq absolvohen ekzekutorët e krimeve të luftës, në anën tjetër. Gjithsesi , këto e pasoja të tilla të tjera, në masë të konsideruar rezultojnë nga keqqeverisjet në vendin tonë nga viti 1999 deri në aktualitet. Keqqeverisjet ishin më së të ndryshme nder të tjera në formë të :

Përgatitjeve të dobëta e të mëngëta të akteve ligjore e nënligjore,

Zbatimit të selekcionuar të akteve ligjore e nënligjore në fuqi,

Sterfryrjes së Administratës publike me punësime nepotiste, familjariste e përgjithsisht korruptive të bëra nga pushtetarë të caktuar,

Humbjes së paarsyeshme të mbi 8000 hektarësh tokë të Kosovës nëpërmjet ratifikimit të Marrëveshjes ( 2018) për Kufirin e Kosovës dhe Malit të Zi,

Pasurimi nebuloz nga fondet për financimin e arsimit , shëndetësisë së Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, privatizimi i pronave shoqërore , tenderet e nevojshme e jo rrallë herë të panevojshme , format korruptive të ndryshme,

sistemi destimulativ e irritues i pagave në sektorin publik,

abuzimet e punësimeve me kontrata për vepër,

mosmbrojtja e të drejtave elementare të të punësuarëve në sektorin privat,

harxhimet e pamëshirëshme të parasë publike,

papërgjegjësia morale, politike as juridike e titullarëve të funksioneve publike për dështime evidente në kryerje të detyrave si dhe për abuzime të pozitave zyrtare,

zhdukja fizike si dhe parashkrimi i qellimshëm i rasteve juridike më delikate,

degradimi evident në sistemin arsimor e shëndetësor,

lejime korruptive të shumë ndërtimeve në kundërshtim me ligjin në fuqi,

mungesa e sigurimit shënderësor, invalidor e pensional,

shkalla e lartë e papunësisë dhe mungesa e perspektivës jetësore të të rinjëeve e të rejave,

shkalla tmerruese e emigrimeve të të rinjëve për shkak të papunësisë dhe mungesës së shpresave themelore për jetësë normale,

standardi jetësor tejet i ultë për shimicën e qytetarëve , në një anë dhe tejet i lartë për një numër të konsideruar të pushtetarëve,

shitja e mallrave e prodhimeve të skaduara madje për çmime tejet të larta etj.

Në gjendjen e këtillë, agjitacioni propagandistik qellim keq i shtetit sërb kundër shtetit të Kosovës , nëse jo të të gjithë, atëherë po të një numr i shteteve tjera ,nuk mund të mbetej i pa efekte as impakte negative për vendin tonë. Nder të tjera , qytetarët e vendit tonë, gadi të vetmit në kontinenuk kanë të drejtë për lëvizje të lirshme jashtë Kosovës!Madje as nuk vërehet në horizont liberalizimi i vizave për qytetarët tonë!

Aktualisht flitet me të madhe për drojen e ndarjes së Kosovës, coptimin e Kosovës në favorin e Sërbisë.Perfaqësuesit e autorizuar të Kosovës ,duhet të jenë konsekuent gjatë negociatave politike me homologët e shtetit sërb dhe të këmbngulin në demarkimin - shënjimin e Linjës Administrative ndërmjet Kosovës e Sërbisë të delimituar – caktuar në vitet 1945- 6 dhe egzistente deri sot.Po të ishte vepruar kështu 80 ish deputetët e legjislaturës paraprake me liderët e partive politike të tyre nuk do ta kishin dëmtuar territorin e Kosovës për më shumë se katër sipërfaqe të Vatikanit i cili virtuelisht e sundon botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat