Krimet e gjenocidit të serbisë në Kosovë, të emërtohen saktë, ato nuk janë masakra

Opinione

Krimet e gjenocidit të serbisë në Kosovë, të emërtohen saktë, ato nuk janë masakra

Nga: Jakup Krasniqi Më: 5 prill 2020 Në ora: 13:43
Jakup Krasniqi

Nuk ka dyshim, përkujtimi i krimeve serbe në Kosovë gjatë viteve 1998 e 1999, duhet të përkujtohen e nderohen çdo vit, por është mese e domosdoshme që ato krime të emërohen me terminologji të saktë juridike e shkencore. Emërtimi i të gjitha krimeve, në cilëndo pjesë të Kosovës, duhet të përdorët terminologjia e saktë e atyre vrasjeve mbi popullsinë civile. Këto krime të gjenocidit serb t’i quash masakër, nuk ke thënë asgjë, pasi masakra mund të behet ne ndonjë person, ne natyrë, në të lashta e mbi kafshë. Masakra mund të jetë vepër ordinere e një individi. Krimet e gjenocidit serb, të emërtuara si masakër, do të thotë të mohosh politikat e planifikuara, të organizuara e të realizuara të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Dihet botërisht se krimet e gjenocidit serb në Kosovë, nuk janë vetëm të luftës se fundit, ato datojnë nga vitet 1876/78, burimi i ati gjenocidi ishte Projekti i Garashaninit i quajturi: “Naçertanija” e vitit 1844. Ai dhe krimet e gjenocidit serb të para e gjatë Luftës së Parë Botërore, gjatë e pas Luftës së Dytë Botërore dhe ky i Luftës së fundit 1998/99, që të gjitha janë bërë mbi Projekte të ndryshme gjenocidare, që mbështetjen e kanë pasur mbi Mitologjinë e gënjeshtrës serbe. Kjo mitologji e gënjeshtrës serbe vazhdon edhe sot e kësaj dite, pasi Serbia nga këto politika nuk është distancuar as edhe një herë deri me sot. Përkundrazi ajo përmes ASHS-së në rrjetet e internetit shpërndan dokumentar të ngritur në gënjeshtrën mitomaniste serbe për : “Origjinën e fiseve të Serbisë se Vjetër”, përfshirë gjithë Shqipërinë e Epërme, nga Shkodra, Mirëdita, Kosova e deri në Dibër, te 12 fiset shqiptare i quan me origjinë serbe?! Ky dokumentar për të interesuarit gjendet në këtë adresë: https://www.youtube.com/watch?v=ytC8OY1Owoo Me titullin origjinal:”Poreklo plemena Stare Srbije”, në përkthim në gjuhën shqipe i bie: “Prejardhja e fiseve në Serbinë e Vjetër”. Kur në google shkruan adresën ose titullin origjinal të shkrimit, shfaqet dokumentari me gjithë gënjeshtrat e tija për origjinën e më shumë se gjysmën e shqiptarëve, të cilët nuk na qenkan gjë tjetër veçse, serbë të asimiluar në shqiptarë. Kur e si na qenka bërë ky asimilim, nuk ka asnjë fjalë vec gënjeshtrave të njohura serbe. Kjo gënjeshtër për ne shqiptarët jo vetëm që nuk ka ndonjë rëndësi për t’u dëgjuar se me gënjeshtrat serbe jemi mësuar jo vetëm ne shqiptarët, por janë mësuar të gjitha ata që kanë pasur fatin të jetojnë dhunshëm në një familje federale, por helmon me gënjeshtra atyre që ju drejtohet, serbëve dhe kujtdo tjetër që donë të mashtrohen. E për të përforcuar gënjeshtrën e tyre autoret e këtij dokumentari u kanë shërbyer, gjithnjë sipas autorëve të dokumentarit, edhe dy shqiptarë, Halit Ternavci dhe Mustafo Nanon. Data e këtij dokumentari është 28 marsi i vitit 2019, pra pasi Mustafo Nano pat deklaruar xhevahirin e tij “shkencor” për nënën e Gjergj Kastriotit - Skënderbeun?!. Bile ai pat shkuar edhe përtej kësaj çmendurie?!

E mora si shembull këtë dokumentar, për t’i treguar politikës shqiptare, medieve shqiptare dhe ASHAK-ut, se institucionet shtetërore të Serbisë, mediet dhe ASHS-ja serbe me kishën serbe, edhe pse duken të mundura, ata nuk kanë hequr dorë nga politikat e tyre të krimit e të gjenocidit. Se ata mbi bazat e mitomanisë se gënjeshtrës ndaj shqiptarëve e mbi shqiptarët kanë ushtruar mase tri herë politika të gjenocidit mbi shqiptarët. Se, këto politika, të krimit e të gjenocidit duhet t’i kemi vath në vesh, se mund të përsëriten në forma më agresive në të ardhmen. Prandaj krimi e gjenocidi i Serbisë në Kosovë, duhet të emërtohen saktë dhe të jemi më shumë sesa vigjilent!

Prandaj, edhe në rastet e përkujtimeve, siç ishte krimi i gjenocidit të Serbisë në Rezallë e kudo tjetër duhet të quhen me emrin e tyre të vërtetë, krime të gjenocidit. Edhe mediet tona në përgjithësi, duhet të jenë shumë të vëmendshme në këto raste të nderimit e të përkujtimit!

Image
Monumenti si dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Rezallë të Drenicës, 5 prillit 1999
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat