Ruaju po shkrihesh, profesor!

Opinione

Ruaju po shkrihesh, profesor!

Kimete Berisha Nga Kimete Berisha Më 5 prill 2020 Në ora: 14:19
Isa Mustafa

Plot elan për jetë, Isa Mustafa ish çu para sabahut, ish bë gati me marrë pushtetin t'gatshëm, n'tepsi, e kish formu një komison n'letër me na nxjerr prej krizës ekonomike (mbasi të shpëtojmë gjallë)...a unë, nuk arrita me realizu agjendën ditore, planin tim të detajuar me dal m'atanē rrugës me ble një napolitan-kë, se m'ka ra huj.

Pse nuk na nxjerrshe prej krize qe 20-të vjet, kush t'ka ndal, apo pritshe me t'bë nervoz Albini për m'u frymëzu ti.

Isa Mustafa sot flet qind për qind me fjalët e Hashim Thaçit, ama kopje identike me të njejtat fjalë të Presidentit, e huazon dëshpërimin e Presidentit dhe e sulmon BE-në, sepse BE-ja po ia prish qejfin idollit të tij.

Është në gjendje m'u prish edhe me BE-në për Hashim Thaçin.

Kush e di pse!

Ju ka tek

Kanë ba miliona tuj vujt për Kosovën.

Vuaj për të e vjedhe prej vuajtjes..

Vuaj për të e dhunoje prej dhimbte.

Mbasi Presidenti Hashim Thaçi ka heq dorë prej Evropës, tash as Isa Mustafa nuk ka më nevojë për Evropën.

Tre përqindshi, qind për qind u zhgënjy n'BE-në.

Se, zhgënjimi është 'ngjitës', si të zhgënjehet Thaçi, ia ngjet zhgënjimin Mustafës dhe kështu me radhë.

Kujdes po shkrihesh profesor.

Se Lajçakun nuk e bën hesap (bazuar në disponimin e Thaçit), se Lajçaku është 'armik' i Kosovës veç pse është prej Sllovakisë, e Isa Mustafa është dashamir i madh i Kosovës, veç pse është i Kosovës.

Se BE-ja ja ka pas vjedh fondet shqiotarëve të Kosovës, e jo Ju.

Në shkrimin e tij 'Përpjekja e politikanëve të Kosovës, për të përçarë më shumë Perëndimin se sa Serbinë' (që ua propozoj ta lexoni), gazetari Mero Baze thotë:

'Është e vërtetë se Lajçak vjen nga një vend që nuk e njeh Kosovën, por diplomacia nuk bëhet me biografi, si në komunizëm. Ai përfaqëson në atë rol Bashkimin Europian, dhe Kosova nuk pret t’ia zgjidhë çështjen e saj Sllovakia, por Bashkimi Europian'.

P.S. Nuk ka mbet tjetër, veç me ta ngjit një tufë për mashalla, o profesor- o ardhmëria jonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat