Thaçi dhe diktatura e oligarkëve, nuk dorëzohen aq lehtë nga çkapja e shtetit

Opinione

Thaçi dhe diktatura e oligarkëve, nuk dorëzohen aq lehtë nga çkapja e shtetit

Ali Kelmendi Nga Ali Kelmendi Më 5 prill 2020 Në ora: 16:29
Hashim Thaçi

Winston Churcill kishte konstatuar njëherë se: „ Demokracia është formë më e keqe „miserable“ e regjimit – me përjashtim të te gjitha formave tjera të saj“.

Siguria para shtetit për qytetarët duhet me qenë më me rëndësi se sa siguria e shtetit. Një formulë nga kohërat e hërshme të luftërave kundër absolutizmit dhe autokracisë, ishte si vlerë përcaktuese e preferueshme edhe kundër despotëve-diktatorëve.

Qytetarët tanë kosovarë me rastin e zgjedhjës së ligjëdhënesëve, nga ata kërkojnë sigurinë dhe mbrojtjën nga keqpërdoruesit e së drejtës dhe të ligjit në përgjithësi.

Fundamenti i besueshmërisë megjithatë vështirë se tronditët, nëse qytetarëve u garantohet dhe ata i realizojnë të drejtat dhe sigurinë në shtetin e tyre. Kur ndodhë e kundërta në dukshmëri të alternativave tjera që çojnë kah shteti autoritar dhe totalitar, siç është rasti në shtetin tonë, ku qe 20 vite sundon një « shoqëri multikriminale «, e sidomos dhe fatkëqesisht ajo na është elita udhëheqëse diktatoriale me të gjitha dikasterët dhe nënpunësit e sajë.

Me të njëjtit, qe sa kohë na u rrezikua liria vetjake dhe grupore, me kërcenime nga agresiviteti dhe vrasjet politike te patriotëve. Praktika na tregojë qe të njëjtit, fshehur ose hapur të maskuar ose të demaskuar, vepruan gjatë shumë viteve të shkuara e gjerë me sot !

Veprimet e oligarkëve lirisht quhen : dhunë, krim, korrupsion, hajni, tradhëti, qe ushtruan dhe sunduan me shtetin. Këta oligarkë në grupe janë dukshëm egoistë dhe në linjë të parë menduan në sukseset dhe në interesat e grupeve të tyre dhe në interesat tjera të shumëllojshme të tyre.

Për të njëjtit, qellimi e përligjonte mjetin. Sjelljet e tyre autoritare dhe jotoleranca ishin të qarta. Nuk donin t’i udhëheqin pëkrahësit e grupeve të tyre, por ata të cilet i përkisnin trungut familjar dhe farëfisit ose partive të tyre. Ata lëshonin urdhëra, organizonin ndryshimin e programeve qeveritare e tjera, paraqitnin kërkesa të veçanta dhe pretendonin qe vetëm mendimi i tyre duhej të jetë i arsyeshëm.

Shumë nga këto grupime politike posedonin pushtet, qe publiku nuk mund as ti mirrte me mend. Këta e përcaktonin politikën e brendshme dhe politikën e jashtme të shtetit, ndikonin në emërimet për pozitat më të larta përbrenda shtetit dhe të jashtë si ambasadorëve dhe personelit të sajë dhe me emërimet e drejtorëve nëpër borde të ndërmarrjeve duke u bazuar në nepotizmat farefisnorë. Luftuan kundër partive ose grupeve opozitare për pranimin dhe përvehtësimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit mbi bazat e formimit të koalicioneve oligarke si PAN-i me LDK-istet antirugovistë.

Qellimet dhe tendencat e tyre e kishin forcimin e pushtetit të tyre duke u berë despot-diktatorë ndaj shtetit dhe shoqërisë ; kundër grupeve opozitare, madje edhe kundër grupeve të pavarura dhe politikanëve opozitarë dhe burrshtetasëve, siç ishin dikur kundër Presidentit tonë historik Dr. Ibragim Rugova etj.

Diktatori « president » Hashim Thaçi u shpërla dhe u cullakua tërësisht nga punët e pista të tija dhë tani për hatër dhe kërkesë të oligarkisë udhëheqëse të partive të PAN-it dhe të LDK-istave të Isa Mustafë plakushit dhe kurkushit u bashkuan serish në koalicionin oligark për të siguruar mbrojtjen e hajnive dhe korrupsionit dhe eleminimit të LVV-së nga skena politike ???!!!. Në fund të zgjedhjeve të jashëzakonëshme do ta kuptoni se kush këndin do ta eleminojë !

I ka mbetur vetëm edhe çkapja e shtetit prej instuticioneve më të larta të saj. Në rend të parë, nevojitet doemos ta çkapë Kushtetutën e dhunuar shumherë nga ai e sidomos në marrjen e vendimit jokushtetues me nenet e saj, për emërimin e mandatarit nga LVV për formimin e Qeverisë së re. Ky farë soj diktatori, fare se respektoi dhe e shkeli Kushtetutën duke mos i marrur në konsideratë udhëzimet e ekspertëve të Kushtetutës si Prof. Dr. Enver Hasanit –ish kryetar i saj, Prof. Dr. Riza Smaka, por mbështetët në shpekullimet e analistëve llafazanë që paragjykojnë se si duhet vepruar në marrjen e vendimit kushtetues ?! Analistët si Ramush Tahiri, Kastrati e shumë të tjerë, të kapur nga Hashimi janë bërë bajat.

Nga ana tjetër nevojitet qe patjetër t’u merrën në konsideratë këshillat dhe udhëzimet e aleatëve tanë europiane si të gjermanëve, anglezëve dhe françezëve etj. Mos e kundërshtoni Borellin dhe Lajçakun ! Mos u nis nga Gjykata Speciale, të cilen e ke votuar vetë dhe tani po ia ka frikën dhe po i bien siç thotë populli : « për hatër të Europës e Amerikës u shkatërroftë e mos funksionoftë Gjykata Speciale e cila po paraqet rrezik për ne oligarkët kosovarë »

Dije mirë se çka të ka thënë Mike Pompeo, Sekretar i shtetit Amerikan, se Gjykata Speciale do të funksionojë dhe nuk ka stopim.

U përpoqe ta shpallesh Qeverinë Kurti antiamerikane edhepse Grenelli intervenoi të rrëzohet Qeveria Kurti, por, as ti nuk je më proamerikan, kur je deklaruar përmes telefonatave të PRONT-oviqëve « Qe për Amerikën nuk ta ndien qoshja dhe…. ».

Mos u perpjekë me na i prish marrëdheniet me Europën ore Hashim diktatori nga Broja. Zonja Merkel kohë më parë ishte deklaruar së nëse formon qeveri tjetër çfarëdoqoftë përveq asaj të të votes fituese te sovranit dhe Qeverisë Kurti, ateherë harrojeni Europën. Me tej thotë se : Albin Kurti e ka përkrahjen time personale për kapjen e hajduteve, ndërsa këshilltari i saj i CDU-së z. Martin Henze, është kategorik : Kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.

Pleqnari nga Abria - i ndjeri Xhemajl Abria kur kishte pa dalur në dritare, kishte pa thënë » moj ulicë qofsh mallku, pas meje kush ka me t’ladru ».

Hashim, boll e ladrove e vjedhe dhe e tradhtove!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat