Dëmet e shkaktuara, nga politikanët e pa arsimuar!

Opinione

Dëmet e shkaktuara, nga politikanët e pa arsimuar!

Nga: Petrit Dibrani Më: 5 prill 2020 Në ora: 18:03
Petrit Dibrani

Zhvillimin njerëzor e bëjnë njerzit. Nëse ata janë të ditur,  dhe të edukuar për të mirë, ky zhvillim është i mbarë, i dobishëm e frytdhënës për tërë njerzimin.

Institucioni i specializuar për të dhënë dije e edukim është SKOLLA.

Nëse arsimi është në sistem, si fara e bimëve të mira e të dobishme, e ardhmja e njerzimit është e sigurtë!

Babai im (ndjesë pastë) thonte.

Citoj: Kur duan të shkatërrojnë një popull, i imponojnë varfëri e injorancë me shkollë jo të mirë, jo cilësore, dhe ai popull vetëshkatërrohet!

Mbaron citati.

Të kufizohemi në trojet shqiptare, vende me resurse të mëdha njerëzore e natyrore, mbi tokë dhe nën tokë.

Njeriu i edukuar dhe me dije, për vehten dhe njerëzimin, është vlera e mundësia më e madhe për përparimin, në të gjitha fushat e jetës.

SHKOLLA, si institucion i specializuar, e ka për detyrë të japë dije, edukim ; prandaj puna më e mirë është rregullimi i arsimit, duke krijuar një sistem me programe dhe tekste të kuptueshëm për të gjithë, e të përshtatshëm në pregaditje për jetën si NJERI dhe punëtor specialist në fushën, ku mundë dhe ka prirje seicili.

Ju politikanë të pa arsimuar dhe të mjerë!

Ndaleni fjalorin banal, të pa edukatë dhe denigrues. Mjaftë më duke sharë dhe fyer njëri tjetrin, edhe në këtë kohë pandemie. Nëse keni vijuar pakë ditë mësimë në shkollën shqipe, atëher kthehuni në rrugë të mbarë, punoni të gjithë së bashku, ta kalojmë këtë gjendje të pandemisë.

Gjendja alarmante shëndetësore në vendë, duhet të ishte një mesazhë për ju politikan mjeran, të pa arsimuar. Mos mendoni se do fitoni vota duke u sharë dhe duke u fyer, mos harroni ju pagat i merrni nga buxheti ynë i përbashkët, nga taksapaguesit.

Lexoni dhe mësoni!

Dy " këmbët " me të cilat ecën përpara qytetarët, janë:

SHTETI i drejtë ligjor, dhe SHKOLLA e duhur për jetën....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat