Dialogu i ngaterruar

Opinione

Dialogu i ngaterruar

Nga: Binak Maxharraj Më: 5 prill 2020 Në ora: 19:16
Binak Maxharraj

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë sikur është ngatërruar.

Si duket këtu diçka nuk shkonë, nuk është në rregull. Ky dialog zgjati më shumë se shtatë vite, por pa sukses. U nënshkruan shumë marrëveshje në dëm të Kosovës, sepse Vuçiq e kishte përballë Hashim Thaçin një negociator shumë të dobët sikur nuk i interesonte së çka humbë e çka fiton Kosova, për të ishte njësoj.

Dialogu u ndërpre kur Federika Mogherini sapo nuk ia futi thikën pas shpine Kosovës kur lejoj të diskutohej për korigjimin e kufinjëve.

Në Samitin e Berlinit Angela Merkel për këtë e qiti jashtë loje. Mogherini iku si e turpëruar.

Por dialogu u ndal gjoja për shkak të taksës nga ana e Serbisë për të fituar më shumë në kohë.

Por kohët e fundit ndodhë disa lëvizje për vazhdimin e dialogut.

BE e zgjodhi Boris Borelin nga Spanja e cila se njeh Kosovën si udhëheqës për punët e jashtmë të BE-së dhe njëkohësishtë si udhëheqës i dialogut. Ai e vizitoi Beogradin dhe .

Por  BE e zgjodhi edhe Mirlslav Lajçak nga Sllovakia,e cila poashtu se njohtë Kosovën.

Rastësi apo koinçidencë dy persona nga Evropa në dialogun Kosovë-Serbi nga dy shtete që së njohin Kosovën. Po presin që posa të krijon kushtet për fillimin e dalogun për një Mareveshje gjithë përfshierse për pajtim midis Kosovës dhe Serbisë si kushtë për të hyerë në BE.

 

Nga ana tjetër ambasadori amerikan Richard Grenell papritmas i mori nën sçetull Vuçiqin dhe Thaçin e fluturim në Amerikë për tu marrë vesh për një Mareveshje gjithë përfshiërse midis këtyre vendeve.

 

Po duket si paradoksale si është mundëshme të bëhën dy marrëveshje gjithë përfshierse ndaras nga Amerika dhe BE.

Këtu diçka nuk shkonë sepse BE ka primesa tjera  qe duhet përfshirë në dialog si kusht për tu pranuar në BE, të cilat primesa mund të mos i ketë marrëveshjë gjithëpërfshirëse e arritur në Vashington.

Si duket Amerika dhe BE nuk janë në një linjë rreth dialogut dhe secila po pretendon të arrijë nga një marrëveshje gjithë përfshirëse.

Anakronike pse dy marrëveshje gjithë përfshirëse në dialogun midisa Kosovës dhe Serbisë. Pra, ky është një dialog i lidhur nyje i cili duhet të zgjidhet midis Amerikës dhe BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat