Pasi të kalojë pandemia populli do të kërkojë kthimin e legjitimitetit

Opinione

Pasi të kalojë pandemia populli do të kërkojë kthimin e legjitimitetit

Nga: Skënder Kapiti Më: 5 prill 2020 Në ora: 20:09
Skënder Kapit i

Rrëzimin e qeverisë Kurti nga Parlamenti i Kosovës ishte “eksperimenti” i parë në botë në këtë kohë pandemie, eksperiment  mes legjitimitetit dhe pushtetit, ku “pushteti” i vogël  i të papushtetshmëve rrëzoi legjitimitetin.

Kur të kalojë pandemia e virusit korona, populli i Kosovës  do të kërkojë vendosjen e legjitimitetit dhe të vullnetit të tij, sepse populli u tradhtua në kushtet më të vështira ku gjëndej vëndi dhe populli, të kërcënuar nga pandemia.

Populli do të kërkojë vendosjen e legjitimitetit, pasi u rrëzua qeveria legjitime dhe bashkë me të edhe referendumi i 6 Tetorit 2019.Është tradhëti e madhe politike ajo që politika shfrytëzoi fatkeqësinë  e epidemisë për t’ia  rrëmbyer popullit demokracinë. Prandaj sido që të vijë rrjedha e ngjarjeve me këtë qeveri apo me ndonjë “sajesë” tjetër qeveritare si do që të mund të ishte ajo, populli ka të drejtën e tij që  të kërkojë referendum, zgjedhje të reja, pasi nuk mund të pajtohet me delegjitimimin e demokracisë

Kur  bota sot po përballet me pandeminë; kur bota është përqëndruar e gjitha politikisht, ekonomikisht, financiarisht dhe shkencërisht  për ta mposhtur fatkeqësinë globale që po merr jetë njerëzish, në Kosovë ndodhin çudira politike: rrëzohet qeveria nga një puç parlamentar, duke shkaktuar një krizë shtetërore krahas asaj të koronavirusit..

Kjo verteton më së miri aë se çfarë është elita politike në Kosovë, ku për interesa të ngushta politike e pushteti ajo  nuk pyet as për rrezikun e madh që u vjen qytetarëve të Kosovës nga pandemia, dhe jo më të presësh e të besosh se kjo elitë politikë   ka punuar ndonjëherë për interesin e përgjithshëm , atë kombëtar , për sigurinë e mirëqënien ekonomike dhe për shtetin e ligjin.

Dhe kush dëgjon dhe mëson edhe në botë, jo vetëm politika por edhe opinioni  për atë  se çfarë ndërmorën politika e vjetër në Kosovë duke rrëzuar qeverinë legjitime dhe të përkushtuar në betejën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por edhe kundër koronavirusit në këto kohë të vështira pandemie globale, çuditet.

Nesër, pavarësisht se do të jetë vonë, ndoshta edhe vetë ata të cilët votuan për rrëzimin e qeverisë Kurti, pasi  “të kthjellohen”, ndoshta  edhe do të pishmanohen e do të mundohen t’ia lënë turpin e fajin njëri-tjetrit.

Kujdes ju politikanë, se nuk do t‘ua falë historia dhe as kombi ato se çfarë po bëni me qorrollepsjen, korrupsionin, tradhtinë   dhe me budallakinë tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat